E shtune, 26.07.2025, 03:56 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (II)

E hene, 31.08.2009, 02:49 PM


Mirpo, bazen themelore ose mbeshtjen të tillet fundamental nuk e gjenë tek njerezit e modernizuarë shqiptarë të cilet , edhe pse me pak frymarrje të lirisë ne vete mbajnë besimin por duke ndertuar dhe harmonizuarë shoqerin drejt perendimit oksidental.
S´do mendë se për perhapjen e fundamentalizmit islamik jo vetem qe ndikon Kurani si liber i pareformuar për shoqerin e re por ndikojnë edhe shumë libra të botuara dhe të shprendara ne gjuhen shqipe ,  ku rinija me vetëdeshirë asimilohet totalishtë duke marrë imazhin dhe pamjen e një njeriu nga arabija , dhe ketë, e deshmuan edhe ne mbeshtjelljen e tyre me flamuj arab ne kohen kur u publikua karikatura e Muhamedit ne gazeten daneze.
Në një nga librat që shpërndahen gratis ndër të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë, i titulluar “Qëndrimet e perëndimit ndaj islamit dhe muslimanëve”,pasqyrohen vendet e zhvilluara si shkatërrues të islamit dhe me aspirata për sundim të muslimanëve.
Ja cka ceket ne liber e cila gjindet sot edhe duar të shumë të rinjeve.
 
“Muhamedi alejhis-selam na ka premtuar se feja islame do ta përfshijë tërë botën dhe kjo s’ka dyshim se do të bëhet. Prandaj, mos rrini me njerëzit që historia do t’i rradhitë përgjithmonë në listën e të mallkuarëve! Qëndroni me fitimtarët e përgjithmonëshëm”, është një nga porositë e këtij libri.

Te njejtat mbeshtetje i gjejmë edhe ne Kuran të cilat ehde i shkrova me lartë , pro të tillet , bejnë thirrje qe cdo kush të largohet nga festimi i  Vitit të ri , ne stolisjen e bredhit , ne dergimin e gruas tek gjinekologu , ne ndalimin e muzikes etj etj .Mbeshtetja fillon siq e ceka me heret nga Kurani , sepse ne Kuran shkruan se ;

4: 55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhennemit.
Sigurishtë se këtu u bazua edhe dhendrri i Nai m Ternaes imami Shefqet Krasniqi ku e tha të njejten gjë për Nene e Botes -Nenen Tereze, por edhe ne gazeten shqiptare ne maj të vitit 2005 vetë Naim ternave kishte deklaruar se Nena Tereze është masgjupe.

Për të e analizuarë shumë shkrime ne Kuran nuk do aq shumë filozofi ose transmetim , sepse siq e ceka me heret, qellimi i tyre ishte qe të e pushtojnë mbarë boten qe nga koha e formimit të islamit dhe se Roma do të ishte qendra kresore ku do të valvitej flamuri islam , dhe ketë qellim , do të e zbatonte edhe Turqia me hyrjen e saj ne token Ilire.


4:76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e është e dobët.

Ata qe besuan e nuk besuan??!
Nese rruga e Zotit eshte e pershkruar ne thenjet e tilla , atehere ajo rrugë është e mallkuarë, është rrugë qe ka me shumë të bejë me djallin sesa me Zotin , pra koncepti i luftrave fetare arabe ne kohen e Muhamedit , dergon ne bindje të madhe per luften sa për të perforcuarë strategjin personale dhe atë të pasuris, kur dihet mirë se si shprendares i plaqkave te luftes ishte vete profeti qe jo nga thenja e ime por ne Kuran shkruan:

8:1. Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.

Zoti qenka mbeshtetes i kriminalitetit ne ketë thenje edhe pse me tej ai ne Kuran udheron që :


3:161. Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.
Ose :

3:171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.


Zoti ne ketë kontest shprendanë dhurata per ata qe luftojnë ne rrugen e tij , pra simbas "urdherit te tij "?!Profecia nuk mirret me shprendarjen e plaqekes se luftes , si profeci ajo duhet të ketë meshirë gjë të cilen e takojmë tek Jezusi , sepse fjala e Zotit duhet të jetë thirrja per paqe, meshirë, tolerancë dhe durim , ndersa duke veshtruar ne Kuran edhe me tutje lexojmë se ;


4: 102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë),këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur , e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për jobesimarët.


Në fillimin e cdo historie , flijimi per nje bindje mendim ka qenë flijim i bindjes gjë të cilen e takojmë edhe tek Sokrati të cilin e lusnin nxenesit e tij qe të iken nga burgu dhe të i shpetoj denimit me vdekje por një gjë të tillë se beri , ose  me thjeshtë , flijimin e gjejmë edhe tek Jezusi i cili nuk kerkonte nga popullli qe të e mbrojnë ne denimin e tij dhe ne gozhdimin e tij ne kryq dhe Jezusi thoshte;
Zot fali se sdijnë se cka po veprojnë!!
A thua a kemi edhe ne të drejtë si shqiptarë të u themi edhe te tillve qe manipulojnë me vorferin dhe vegjelin e shoqeris shqiptare?!
Por, sigurishtë se leja e tyre mirret edhe nga thenja ne Kuran ku porositet edhe Muhamedi që :

9:73. O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i
keq.Mbi ketë thenje do të bazohet edhe invadimi i tyre ne vendet endryshme të botes me Kuran në dorë gjë e cila njef shumë faqe historike per sjelljet e pershtatura ne ketë thirrje dhe ajo e fudnit tek Turqit ndaj Armenitve.


Por s´do mendë se thenja ne Kuran ;


2:78. E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.


Siq dihet , analfabetizmi fillon qe nga profecia islame , a thua thenjet ne Kuran i pershtaten bash ketij ajeti ?!

Feja duhet të jetë e reformuarë ne shoqerin e njerezis sidomos ne shoqerin tonë shqiptare , sepse me arrogancat e tilla humb vleren fetare shumë e me shumë, dhe per ketë qellim , ne besimi islam ndalohen shumë shkenca dhe studime.
Teoria e ringjalljes ne besimet tjera - është e ndaluar totalishtë ne islam por ne anen tjeter , ne Kuran shkruan se ;

2:243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.


Cka të besohet ketu ose thenë me shkurt , cila eshte vertetesia e hapur ose e mbyllur ne keto thenje dhe shkrime?!
Vallë cfarë do shoqria e jonë nga thirrjet e tilla dhe ku do të dergonte një shoqeri sikur të i bindjej shkrimeve dhe thirrjeve të tilla qe janë largë cdo bote të civilizuarë.
 
Duke vazhduarë me tutje ne ananliat e qeshtjes fetare e sidomos të asaj islame, duhet me doemos të ndalemi ne shumë analiza duke u futur thellë e me thellë në to, edhe pse , siq e kam cekur me heret , një numer i njerezve e shef -simbas tyre shpetimin dhe afirmimin e popllit shqiptar permes islamit , cka ne fakt , asnjë e dhenë nuk perfillet me atë se islami shpetoj , ruajti, edukoj, ose emancipoj shoqerin tonë shqiptare.
Sikur të ishte "ndihma " e islamit , atehere do të kishim drejtë të pyesnim se vallë, a thua me vendet e tjera të Evropes , ndikoj islami qe ruajti nacionin gjerman , zvicerrjan , italjan, austriak etj etj, dhe ne ketë rast , do të gjindet kjart dhe mirë pergjigjja se JO ;
Ishte vetë ai islami qe dergoj nen prapambeturin dhe analfabetizmin e popllit shqiptar, duke mos prejashtuarë ketu edhe sundimin turk me shekuj .
Ne një analizë ose thenë shkurt , në një punim , shumica e fundamentalve mundohen të i lidhin heronjet tanë thuja se ata luftuan per liri dhe se ishin musliman!!!
Simbas tyre pra ishin ata qe nxiteshin nga besimi islam e jo për liri , duke harruarë se shqiptaret e cilitdo besimi qofshin , ata luftuan per qeshtjen kombetare dhe per realizimin e tyre ne futjen e botes oksidentale- perendimore.Të dhena të mjaftueshme gjejmë ne cilendofaqe të historis , edhe pse , cekur me lartë, shqiptaret e besimit të krishter , pra heronjet kombetar , fundamentalve të shitur të mendjes Arabo-islame u pengojnë dhe u behen therrë ne sy.Nuk kan të pushuar as së botuari fletushkat , librat, shtremberimet se historia qenka shkruar keq dhe se duhet hjekur figurat kombetare shqiptare të besimit të krishter.
Andej , nuk duhet aspak ndalur puna drejt demaskimit dhe luftimit të tyre , jo për shkak të qeshtjes personale por të asaj kombetare, sepse kur edhe myftiu i Kosoves dhe i vendeve shqiptare shprehet kunder cdo ndertimi të ndonjë katedrale dhe tenton të fus therren e perqamjes aty ,atehere shifet kjart se urdheresat vijnë medoemos nga Kurani dhe bindja e fjaleve ne Kuran, edhe pse, ne perkrahje të fjaleve të tyre nuk dalin ata qe e ndjejn veten shqiptaer pa dalllim fetar, ndersa fundamentalet, ne llogaritjen e mazhorances se tyre mundohen të ngrisin perqinjen e muslimanve thuja se të gjithë qenkan si ata , vetem e vetem se janë lindur në familje me besimin reformativ islam ose janë pagezuar me emrin islam.
Duke ikur identitetit kombetar dhe duke i ikur historis së lavdishme kombetare , të tillet fundamental mundohen të mohojnë cdo gjë qe ka të bejë me kryqin dhe krishterizmin , edhe pse me krishterizmin nuk fillon historia Ilire por ne krishterizem rritet me shumë vetdija edukative dhe kombetare shqiptare , si shembullë renditja e Papatve me prejardhje shqiptare cka për të tillet eshte vetem një mohim dhe therrë ne sy.
Duke tentuarë qe të sjellin risi se gjoja Kurani paska dhenë edhe një dobi ne lemin shkencore, ne lemin filozofike , atehere une do t´i pyesja se;
A thua qendron keshtu e verteta ?!
Jo, nuk qendron , sepse nese marrim per bazë sqarimin e Kuranit sesi u krijua njeriu , atehere ne vetë shkrimet e Kuranit bihet ne kontraditë e cila fillon me njeren e pastaj perfundon me tjeteren sikur ketu ;

16: 4. E krijoi njeriun nga një pikël (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.

Por nese lexojmë tjetrin verzion , atehere lexojmë se ;

22: 5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që tíju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.

Ose

23;14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

Ndersa për krijimin e qiellit dhe tokes , a thua kjo thenje ne Kuran do të ishte një sqarim apo një nga ato mendimet me primitive qe egzisotjnë,

23: 17. Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.


Cilet janë keta shtatë pal qiej ,dhe perse me thenje të tilla mundohen të e lidhin Kuranin sikur të kishte ndonjë lidheshmeri me Shkencen , por as shkenca e as Zoti nuk thonë ashtu siq thuhet ne Kuran.

21: 30 A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?

Qielli dhe toka nuk ishin kurrë të ngjitura , ketë deshmi nuk mundet të e sjellë askush .
 
sepse për qiellin dhe token , shumë me heret se nga ardhja e islamit , ne kemi të dhenat si më poshtë:
1) EUDOSO (409-356 p.e.s)
Matematicient,Atronom.
Shkroi vepren"Traktati i fenomeneve".
Merit e këti ishte bartja e Diturive Egjptasve ne greqin e vjeter.
Themeloi nji shkollë dhe eshte Observator astronmik.Nga këtu merrë shumë ky njeriu që quhet profet e pastaj Filozof (Muhamedi apo njerezit që rrethonin).
Ky doli nga shpella me nje liber në dorë, se "i zbriti atij dikush fjalet " ??? !!!!
E dim mirë se sa kohë qendroj Muhamedi i mbyllur vetë ne shpellë??!!

2) ARISTARKO nga Samo(shek III.p.e.s),i cili shkroi:
Levizja e Trupave qiellore spjegohet me mirë,nese konsiderohet Dielli e jo Toka ne Qenderen e Sistemit diellor;
Pra,"Toka sillet rrethë diellit dhe rrethë boshtit të vetë".
Ky Shpiku edhe metoda te reja që llogaritnin Distancat Tokë-Hënë,Tokë-Diell.
Këto te dhena ishin shumë shumë më perpara me shekuj para Kuranit dhe mbledhjes se fjaleve te tij e tash del Kurani  dhe Muhamedi  me spjegime gjoja profetike  se paskan ditur dicka, ndersa ne prapavi nuk eshte aspak jetëpershkrim profetik por vetem gjeneral lufte qe formoj qeten e parë qe quhet Qeta e Bregdetit, ku edhe bazohet ne faktin :
"Ai qe behet martir ne beteje te detit eshte i barabarte me dy deshmore te luftes ne toke..."
(Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 168)
Po mirë që e mori ai dhe e i vendosi ne Kuran, u duhej shoqeris arabe një levizje me perpara sesa jeta primitive e asaj kohe.

3) IPARKU(shek .II.p.e.s),I cili ne menyre Fantastike e pershkroi Levizjen e shenjave Zodiakal dhe Ekuvokstet.
Një Studim i tillë eshtë i mundeshem vetëm nese Toka dhe trupat tjerë Qiellor konsiderohen te rrumbullaket.
Ja pra nga i erdhi burimi i fjaleve atij Muhamedit dhe te tjerve që me mjeshtri i Shkruan ne Librin e tyre Kuran, pra ishte vetëm një grumbullim i njohurive dhe diturive qe dha shkenca e jonë qysh ne kohen e vjeter para islame.

Perderisa fundamentalet islamik nuk e kuptojn  se edhe Kurani eshte si cdo liber tjeter dhe i shkruar nga dora e njeriut , u duhet kohë që të e takojnë të verteten e jetes , lirin e fjales dhe lirin e besimit të paster se pari ne qenjen njerzore, pastaj profeciale, pastaj ne atë të bindjes se cdo njeri ne ketë botë ka të drejten e tij/saj që të beson ose të mos beson.
Ata ose ato qe nuk besojnë ose i perkrahin besimit tjeter nuk janë banorë të xhehnemit por janë krijesa njerzore edhepse ne Kuran Zoti shprehet se ;

3:116. S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.

Pra , ky mesazh dhe shumë pasues pas tij , a janë thirrje e harmonis njerzore.
Keto nuk iu kan deshtur asnjihere shqiptarit dhe sdo të i duhen asnjehre.
Besimi ne Zot do të thotë të respektosh njriun si qenje njerzore jo si qenje muslimane ose vetem musliman.
Por të i kthehemi temes ne vazhdim dhe të nxjerrim ne shesh propaganden fetare gjë e cila bjen ne ndesh me atë se islami ehste feja me e mirë , shkencore ose se Kurani eshte i paprekur , kur ne fakt lexojmë ;

2:106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?


Ketu flitet fare kjart dhe mirë se Syret dhe ajetet kan ndryshuar dhe janë berë kerkesa për me të mirat, pra pas shumë analizave edhe ne Bibel edhe ne filozofi, edhe ne astronomi , deshirouan të i servojnë njerezimit atë se Kurani eshte e vertat fjala e Zotit, dhe per ketë arsye , Omari dogji edhe bibloteken e Aleksandrit sepse te dhena tjera nuk duhet të lexohen ense nuk perputhen me Kuran.

I njeti ajet per ndryshimin e tyre flet edhe ky ;

13:39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm te Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
Kush është ketu autorë ??!!
Ose
101. Kur një ajet e zavendësojmë me një ajet tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: Ti (Muhammed) je vetëm trilluesî Jo, por shumica e tyre nuk dinë.

Nryshimi dhe zavendesimi i ajeteve ne ajet ose i atyre të perseritur njerapastjeteres, deshmon se fjala e Zotit veq e ka humbur vleren , sepse ne mossigurin e kalifatit se cka do të shkruhej shtembert e drejtë hasim ne shkrime të tyre qe sdijnë se kah të iá mbajnë, dhe verehet ngaterresa e ajeteve të Mekes dhe Medines .
Mirpo, duke e verejtur vrazhdesin e profetit ndaj besimtarve të tjerë , me duket se edhe Zoti e kritikon per sjelljen e tij , cka ne fakt ky asnjehere ska degjuar as zerin e Zotit por vetem të engjullit , ja cka na thotë ajeti:

54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk të besuam ty punën e tyre e tí fusësh me dhunë në besim).


Një kritik e rreptë dhe një heqje grade sepse lexohet dhe shifet kjart se nuk eshte i derguarë i Zotit.
Por thenja NE ka të bejë me shumë Zotra ;

38:18. Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
38:19. Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
38:20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.

Kush janë keta NE ??!!
Por , ne kontraditë Kuranore , lexojmë edhe ndihmen qe shkruesit e Kuranit e kerkojnë qe Zoti të u ndihmojë , sepse me të vertet ishin shumë kalifat dhe kishin frigen se mos do të gabojnë gjatë shkrimit.

20: 114. I lartë është All-llahu, Sundues i vërtetë. Ti mos nxito me Kuríanin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: Zoti im, më shto diturin.

E mbeshtetja per terror dhe vethedhje ne ajr spjegohet keshtu per vetvrasje:
4:66. Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj,atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.
4:67. Dhe atëherrë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
4:68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.
Mirpo duke e lexuar shkrimin e Ibn Ishaq rrethë torturave që Muhamedi i kishte berë Kinana al-Radi lexojmë se si profeti urdheroj qe të i thehen të gjitha gjymtyret e trupit dhe të i prehen gishterinjet , pra ne tortura deri ne vdekje dhe pas vdekjes se Kinanas ai e detyron edhe gruan e tij ne mardhenje seksuale.
Kliko linkun ketu
Të dhena të shumta gjejmë edhe nga Bukhari ne hadithin 1.4.234 dhe 4.02.261 kliko ketu
Meshira bie ne ndesh ne shkrimet e Ibn Ishaq dhe te Bukharit , sepse edhe kur kerkonin uji , profeti Muhamed nuk i jepte njerezis uji per të pi,gja e cila lexohet ketu ne ketë link.
Pra ajetet dhe syret perputhen me atë dhunë, thenje dhe veprim , se islami nuk eshte fe e meshires e as Kurani nuk eshte fjala e Zotit.Ska meshirë , tolerancë ne ketë drejtim , por mjerimi dergon popllin që të kushtezohen me fen islame nese ata do të marrin ndonje egzistenc financiare, ekonomike ose ndihmesa tjera ,shkak eshte vorferia ne shoqerin tonë shqiptare.
Ndersa për vrasjet masive dhe masakrat e Muhamedit lexojmë ketu, edhe pse keto me vonë shkruhet ne Kuran dhe perputhen me të vertet me realitetitn se Kurani nuk eshte meshirë as miresi por urdheres per vrasje të gjithë atyre qe nuk janë musliman.
Ndersa ne Beslidhjen e re , pra ne Biblen per Jezusin , nuk kemi të dhena të tilla , nuk kemi shkrime të tilla, por kemi durimin , respektin gjë e cila vlen per krejt boten e civilizuarë, pra vlera njerzore eshte dhe mbetet ajo me kryesorja per cdo njeri pa dallim feje ose race e gjinije.
Perderisa ne shkrimet në Kuran , shpesh lexojmë se Muhamedi dhe Kurani kan per deshm jo vetem Zotin se ndoshta ai nuk do të mjaftonte aq sa duhet, por futen edhe engjujt ne ketë "peng " edhe pse , fjala ne Kuran vjen nga engjujt dhe jo nga Zoti (nese vjen ), e ne keto rrethana, lind ne fakt dyshimi se perse jo vetem Zoti por edhe engjujt të jenë deshmitar, po, sepse me vonë, per ketë liber të shkruar do të lindnin dyshimet dhe faktet se nuk eshte fjala e Zotit por e një tregtari, një njeriu të prirë nga epshet dhe mbledhja e plaqkave të luftes e shkembimi i robereshave njeren per vete e tjetren për të tjeret.
Ne rastin e vrasjes se Um Qurfa , te dhenat flasin sesi koka e saj u dergua e prerë tek Muhamedi , pasi qe ai kishte kerkuar koken e saj të e shof të prerë.
Po kush ishte kjo grua e cila u masakrua aq mizorishtë nga urdheri i Muhamedit , jo vetem ajo por e terë familja e saj.?!


Um Qurfa ishte nje grua me plotë respekt paraislamit e cila jetonte ne rrethinen e Kurjshve , me thjeshtë , ajo kishte respekt të madhe dhe zoresi të madhe ne vendin s eku jetonte, por u vra nga vetë urdheri direkt i Muhamedit.
Emri i saj i vertet ishte Fatim e bija e Rabiaa dhe quhej Um Qurfa.
Kishte 12 femij dhe shumë niper e mbesa.Gezonte një respekt të madhë dhe shpesh arabet të cilet jetonin ne rrethin e saj ne Kurejsh , thonin ;
"Sikur të ishe aq e nderuar sikur Um Qurfa "
Kjo u egzekutua me urdherin e Muhamedit ne vitin e 6 të Ramzanit , kur Muhamedi degjoj se kjo deshironte të e vriste Muhamedin , dhe Muhamedi i dha urdher Zaid Ibn Alharitha që të vrasë ketë ne menyren me cnjerzore por jo vetem ketë por krejt familjen e saj .
Zaid Ibn Alharitha mori me vete edhe disa Muxhahedin ("Mujahdeen) dhe shkon ne Wadi Alqorah ku jetonte familja e saj .Ajo u zu rob dhe para syve të saj i pa sesi iu vranë dy femijet e saj dhe me pas , kesaj ia lidhen kembet pas dy Kamele te cilat e ndanë gruan plakë ne dy pjesë dhe me pas ia hoqen koken e moren dhe ia derguan Muhamedit.
Kur Zaig Ibn Alharitha i dergoj koken ketij ky dha urdher që koka e saj të ngulet ne hu dhe të gjithë të e shofin se cka do të i gjeje nese janë kunder Muhamedit ose nese flasin kunder tij ose veprojnë.
Djali i madhë i Qurfa i Um Qurfes u vra nga vetë Muhamedi , ndersa vajza e saj iu dha dhuratë dajes se Muhamedit.

Të dhenat nga :

Alsera Alnboia Av Ibn Hisham "?????????????????????"
Alhalabia oa Mujam Alboldan "?????????????????????????????????????"

dhe nga faqja islame ....Linku duke klikuar këtu.
Atehere , pse Syret dhe ajetet perputhen vetem me dhunen e vrasjen , pra duke u bazuar ne Kuran dhe të bemet e Muhamedit.
Por , duke vazhduarë me tutje e veshtrimin e Kurani , siq e ceka edhe me heret, thuja ne cdo Syre dhe ajet hasim të dhenat për luftë, urdheresa åer luftë, të cilat , simbas tyre, Zoti urdheron vetem për luftë, luftë ndaj pabesimtarve, atehere nuk ka dyshim se masakrat e Muhamedit u benë nga dora e tij , dhe për të mbuluar keto , ata nxorren ne shesh gjoja se urdheresat e tilla ai i paska marrur nga Zoti per të drejtë vrasje, masakrimi dhe dhunimi.

Duke u mbeshtetur ne Suren 9 , lexojmë keto të dhena që perputhen kryekeput se Kurani eshte vetem urdheres urrejtje nder njerezit , por sdo të ndalem veq me kaq , do të shkojm edhe me tutje duke kerkuar fakte mbeshtetur edhe në Hadithet të cilat përputhen me lu të bemet e Muhamedit dhe urdherat e tij , siq e kishim rastin edhe ¨te Um Qurfa .

Ja si urdherohet profeti dhe njerzimi ne Kuran për të vrarë jobesimtar, sikur të sihte ne vetëmbrojtje do të kishte arsye por ketu shkruan kjartë se;


9: 5. E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që tí gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

Cdo gjë do të lishe t vetem me atë se ne qoftë se behen musliman , e të nejjten gjë e perdorin edhe sot duke zenur rob njerezit e duke i konvertuar ne islam , ndersa ata/ ato qe dalin nga besimi islam dhe konvertohen ne të krishter ata mallkohen dhe kercenohen me vdekje, trashegimi e vejeter qe nga koha e Muhamedit.

Pra, të njejtin ngujim e perjetoj edhe plaka Um Qurfa kur koken e saj ngulen ne hu.

Ketu nuk flitet për vetëmbrojtje por vetem urdheresa për luftë.

A thua kjo eshte fjala e Zotit??

Jo.

Më pas , ne të njejten Sure lexojmë se me doemos duhet luftuar me ata, perderisa at të behen musliman , konvertim me dhunë.

Pasojat e ketyre thenjeve , deshmojnë kjart se islami nuk është fe paqeje dhe mu per ketë, Sulltan Fatih veproj të njejten gjë duke masakruar të krishteret shqiptar dhe duke i obliguar që me dhunë të e pranojnë konvertimin ne islam , pra mbeshtetur ne ketë më poshtë.


9: 29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.


Mposhtja ose roberimi i njerezve medoemos dergon në perfilljen e dashuris se jetes për mbijetes , pra që të mbijetoj , edhe pse , prapë se prapë Zoti nuk thotë keshtu as qe do të kishte thenë.

9: 38. O ju që besuat, çíështë me ju, që kur ju thuhet: Dilni në rrugën e All-llahut!î, ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël!


Pra duke u mbeshtetur ne vetvrasje , luftë e terror , si musliman duhet të kenë obligim luften , sepse kjo botë , simbas tyre qenka mashtruese ndersa bota e tjeter është ajo e verteta , dhe per ketë shkak , të udhezuar nga Kurani si gjoja fjala e Zotit , njerezit hedhin veten në ajr duke shpresuar se në atë botë janë me të respektuarit dhe më të dashurit dhe më të afermit e Zotit, Zoti nuk thotë keshtu , por ne Kuran , lexojmë prapë se prapë se ;


9:39. Nëse nuk dilni, Ai do t´ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t´ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atë nuk e dëmtoni aspak. All-llahu ka mundësi për çdo gjë.


Pra , do të denohen nga Zoti ??!!!

Cka ka të bejë paqja dhe meshira ketu , cka ka të bejë Zoti me keto thenje të tilla, asgjë hiq, edhe pse , një njeri ka të drejtë ne vetmbrojtje por ketu asgjë nuk lexuam qe flitet për ndonjë vetmbrojtje por vetem per urdheresa të luftes, per xhihad , dhe për percaktim të urrejtjes intenzive ndaj cdo njeriu qe nuk i perket besimit islam.

Ketu ska vend meshira e as fjala e Zotit.
Me udhezimin se e terë bota do të behet islam, me endrren e tyre se Zoti nuk i deshiron njerezit ne rrugen e vetë, rrjedh edh ky ajet ne ketë syre , duke pohuar se ;


13:31. Sikur të ishte ndonjë Kuran që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)? Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu, do tí drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do tí godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.


Në endrra të tilla, u benë shumë luftra duke perdorur emrin e Zotit për të keq, thuja se ai e urren njerezin , thuja se ai sdon që të i drejtoj njerezit ne rrugen e mirë, ndersa profetin Muhamed e të tjeret qe udhezohen të vrasin e masakrojnë , a thua Zoti e quan rrugë të drejtë.

Jo- askush nuk e beson dhe ska as argument të e beson,sepse Zoti ne anen teoligjike duhet të jetë bemires, i meshirshem dhe i dashur per njerezit , ndersa ne shkrimet e Kuranit ai del si një arrogantë, një diskriminues dhe një jovlerë per jeten e ndritsheme njerzore.


Por për të shtrembuar faktin , here me paqe e here me urdheresa për luftë , Ne Kuran lexojmë se ;


14:23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është ìselamî - paqe.


Por ne kundershtim;


4: 84. Lufto në rrugën e All-llahut. Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), allahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.


Pra , "Ngacmoj pabesimtaret për luftë ??!!


ose :

4: 74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblimtë madh.


Cilat janë veprat e mira qe i dashka Zoti ;

Luften

Vrasjen e pabesimtarve

Ngacmimin per luftë

Gozhdimin dhe gjymtimin e trupit të nejriut etj etj.

Mbeshtetje të tilla gjejmë edhe ne ajete më poshtë, si kusht për hyrje ne Xhenet (Parajsë )...


3: 142. A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikë se prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.
ose :
Profeti tha, "Shume shpejt, ju Arabet do te pushtoni shume vende dhe qytete. Qazvin, do te jete njeni nga keto vende. Ai person qe merr pjese ne beteje per 40 nete ose 40 dite, atij do ti jepet nje shtylle e arte ne parajse e mbuluar me xhevahire. Ai do te jetoje ne nje pallat, i cili do te kete 70 mije porta, dhe secila porte do te kete nje hurie (virgjereshe te bukur) si grua te tij."(Ibn-E-Majah, Vol. 2, p. 169)

Profet apo gjeneral??



Pra =0.000 tolerancë ose miresi ose durim.



Vazhdon.....


(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx