Mendime
Enver Bytyçi: Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit
E premte, 28.08.2009, 06:44 PM

Nga Enver Bytyçi
Rugova i madh e kishte përcaktuar qysh në korrik të vitit 1989, pra plot para 20 vjetësh, se çfarë cilësish duhet të ketë "shqiptari i ndershëm", sipas regjimit serb. Atë kohë Ai i thoshte revistës "Mladina" të Lubjanës se sipas regjimit serb, "Shqiptari i ndershëm është analfabet, punëtor apo fshatar pa tokë, pastrues e para së gjithash servil dhe i dëgjueshëm. Nëse rastësisht di të shkruajë e të lexojë, ndershmëria e tij pra mbetet me të, aq sa e shan popullin e vet".
Me datën 25 gusht policia arrestoi 21 të rinj të lëvizjes "Vetëvendosja". Të enjten më 27 gusht gjykata e qarkut të Prishtinës i dënoi me 30 ditë paraburgim. Paraburgim, jo burg. Se burgu “dallon” nga paraburgimi. Pas një muaji, nëse do të merren vesh “partnerët” që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, ata do të mbahen përsëri në paraburgim, derisa të arrihet marrëveshja midis “partnerëve” Beograd-Mitrovicë. Akuza: Mbrojnë pavarësinë e Kosovës, e kjo do të thotë "janë irredentistë", "separatistë", "kriminelë", siç i quan komunikata e EULEX-it. Dhe akuza vazhdon: Cenojnë pasurinë (veturat) e Kushtetutës rezervë 1244-ës, pra, sovranitetin e Serbisë, e cila si trashëgimtare e Federatës po ia merr nja dy miliardë dollarë Kosovës (si borxh i federatës).
Njëzet e një djemtë trima janë paraqitur para një ose tre gjykatësve shqiptarë. Të njëzet djemtë ky ose këta gjykatësit "shqiptarë të ndershëm" i kanë dënuar, jo jo me burg, por me paraburgim. Pak, 30 ditë, se kaq ditë i duhen prokurorit hetues të provojë se djemtë e "Vetëvendosjes" nuk janë "shqiptarë të ndershëm". Më pas të shohim: Nëse bëhen "shqiptarë të ndershëm", nëse dëgjojnë çfarë thonë “partnerët” serbo-neutral, dhe gramafonët e tyre kosovarë në Prishtinën, atëherë mund t'i nxjerrin prej biruce. Ama, nëse vazhdojnë ta kenë kokën dru e nuk bëhen "shqiptarë të ndershëm", atëherë nuk dihet sa shkon dënimi. Gjykata vazhdon ende të punojë me ligjet e Serbisë dhe dënimi është i rëndë për ata që cenojnë rendin e Kushtetutës 1244-ë. Jo për gjë, po kjo 1244-shi i EULEX-it nuk i njeh, është neutrale ndaj ligjeve kushtetuese të Kosovës së pavarur, punon vetëm me ato të sistemit para dhe pas kumanovian.
Rugova i madh e kishte përcaktuar qysh në korrik të vitit 1989, pra plot para 20 vjetësh, se çfarë cilësish duhet të ketë "shqiptari i ndershëm", sipas regjimit serb. Atë kohë Ai i thoshte revistës "Mladina" të Lubjanës se sipas regjimit serb, "Shqiptari i ndershëm është analfabet, punëtor apo fshatar pa tokë, pastrues e para së gjithash servil dhe i dëgjueshëm. Nëse rastësisht di të shkruajë e të lexojë, ndershmëria e tij pra mbetet me të, aq sa e shan popullin e vet".
“Partneret” serbo-neutral kanë kohë që duan ta krijojnë një kësisoj shqiptari servil e të dëgjueshëm, sepse nuk i kanë mbaruar punët me Kosovën. Ende nuk e kanë "rrumbullakosë" planin e shkombëtarizimit, madje nuk ia kanë vu asaj as kufijtë shtetërorë. Për “partneret” neutralo-serbë Kosova ka vetëm kufij administrativë. Dhe këta kufij nuk mund t'i ruajnë policët e Kosovës, as ata "të ndershmit". Policët e Kosovës nuk munden t'u afrohen, jo më t'i gjuajnë me shkop kriminelët e terroristët serbë që kallin granata, gjuajnë me bomba, qëllojnë me armë, vrasin e plagosin shqiptarë, rrëzojnë mure banesash, bëjnë krime të atilla, po me atë guximin që u jepte Beogradi, "kaq me trimëri" t'i bëjnë. I bëjnë këto se guximin ua ka gardiani neutral, Ai ua ka bërë me sy: "Sulmoni, digjni, shkatërroni, gjuani se jemi ne këtu. E sa të jemi ne, policët e Kosovës nuk kanë punë me ju, shteti i Kosovës nuk mbërrin deri tek ju, prangat dhe shkopinjtë nuk ju prekin juve".
I shkreti shqiptar pandershëm! Nuk iu nda shkopi, as burgu, as dhuna, as poshtërimi. Si i pandershëm ky shqiptari i "Vetëvendosjes", në të cilën agjencia gjermane e lajmeve DPA thoshte se bëjnë pjesë më shumë se dhjetë mijë të rinj, të cilët duhet burgosë, duhet shtruar në dru, duhet sakatu. "T'u thyhen gjymtyrët" – shkelmojnë grushtojnë djemtë e ri shqiptarë, këta policët e 1244-ës. "A s’u thyet këmbët”, mund të hakërrehet oficeri i policisë. Secili zi e ma zi, keq e ma keq. Më pas këta policët serbë të “neutralëve” dhe "policët e ndershëm" të Kosovës do të mblidhen e do të kallxojnë barsoleta për atë "shiptarin", si në bujtinat e dikurshme të Beogradit.
Po gjykatësi a gjykatësit shqiptarë nuk kanë përdorur shkopinjtë që përdorën policët shqiptarë. I kanë futë në kotar dhe ua kanë shqiptuar me kënaqësi nga 30 ditë paraburgim. Domethënë nuk dihet se sa do të jetë prapaburgimi. Është marrë vesh vetëm kjo pjesa e parë.
Me siguri që "gjykatësit e ndershëm” janë arsyetuar se nuk janë shumë, vetëm 20 të rinj. A nuk i kishte dënuar që kur dihet me burgime të shkurtra e të gjata 800 mijë shqiptarë?! S'ka rëndësi nëse këta 800 mijë ishin dënuar gjatë dhjetë vjetëve e këta 20 në një ditë. Ndërsa këta policët e gjykatësit e 1244-ës tash ia kanë nisë, se patën pushuar nja një vit e gjysmë, qysh kur i patën vra, plagosë e arrestuar më dhjetëra prej këtyre djemve, me akuzën "për krime", "terrorizëm", irredentizëm", "seperatizëm", alkimizëm. Kështu që sa ka nisë. Edhe dhjetë vjet sa ka pas kohë Miloshi, këta serbët “neutral” kanë për t’i dënuar një milion shqiptarë. Mjafton të ngrenë dy gishtat lart. Mjafton t'ia hedhin një pështymë veturës së policit “neutral”. E pse mos të jetë kështu: Policët e Kosovës në vend që ta ruajnë Kushtetutën, rendin, sovranitetin e Kosovës, ruajnë policët dhe makinat e policëve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj kanë ardhur ata në Kosovë, duke e ditur se do t’i mbrojë "policia dhe gjykata e ndershme" e Kosovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes
Xhevat Rexhaj: Republika e Kosovës dhe targat e ish Kosovës autonome?!
Faik Krasniqi: Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
Enver Bytyçi: EULEX-i po ia heq Kosovës statusin e pavarësisë
Arbër Ibrahimi: Një prrallë e përzier, me emrin "Personazhet e Gabuara"!
Selim Hasanaj: Kush kujt i takon e dëshmon me fjalët e veta efendiu me nofkën Pirroja
Berat Buzhala: Mos luaj me protokoll
Franko Egro: Përtej emrit Maqedoni
Ahmet Selmani: Kur Marigona bëhet Droga
Enver Bytyçi: Pse Fatos Klosi nuk mund të jetë ndryshe, veçse "mizë kali"?
Agim Vuniqi: Politikanët e "Hyde Park-ut"
Agron Bala: Mbreteria e plehrave
Shkëlzen Gashi: Adem Jashari dhe Hashim Thaçi
Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
Selim Hasanaj: Zjarret ekstremiste fetare po përhapen, Atdheu është në rrezik, Kombit i kanoset zhdukja
Ilir Dardani: Jo islamit ne trojet shqiptare!
Agim Vuniqi: Çka duam ne, Kosovën nënë apo Kosovën njerkë ?!
Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun
Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë
Besnik Mustafaj: Një kambanë alarmi