E enjte, 01.05.2025, 08:33 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Zjarret ekstremiste fetare po përhapen, Atdheu është në rrezik, Kombit i kanoset zhdukja

E diele, 23.08.2009, 06:20 PM


APEL SHQIPTARËVE PER TË DYTEN HERË: ZJARRET EKSTREMISTE FETARE PO PERHAPEN, ATDHEU ASHT NË RREZIK KOMBIT I KANOSET ZHDUKJA

Nga Selim Hasanaj

Po e bajë edhe këtë APEL dhe njikohësishtë po u pergjigjem disave që ju pergjigjen apelit tim të parë dergue në ZSH dhe te mbi 300 persona të strukturave të ndryshme neper mbar rruzullin ku ka shqiptarë si dhe në gazetat BOTA SOT, KOSOVA SOT dhe KOSOVA PRES në Dardani. Kamë marrë deri tash pergjigje në posten time elektronike vetem nga nji aktivist i LDD nga Gjermania si dhe nga nji vëlla shqiptar me vendbanim në Oslo dhe me origjinë nga Shkupi. Pra per tri ditë e netë të lëshuemjes së apelit vetem dy pergjigje dhe tetë pergjigje-komente në faqen e vetë shkrimit në ZSH. Nji nga komentuesit disi me pezem kerkon nga unë të veprojë-më KONKRETISHT, perndryshe mos të grijmë lakna.
Unë mendojë se per opinionin shqiptarë dola me nji ide, per shqiptaret e mirë dhe të vertetë dola me nji propozim dhe i ftova të gjithë që të fillojmë të veprojmë. Unë propozova se hapin e parë dyhet ba që së pari ti shkohet urgjentisht në rezidenca krerve të shteteve tona shqiptare, të ndegjojmë se cka ata do bajnë dhe cka ata mendojnë per situaten ku haptas po shifet se në Dardani veprojnë sherbimepolicore, sherbime kriminale dhe polici sekrete të shteteve të botës, ndersa p.sh sherbimi i intelegjences kosovare nuk funksionon sado që shefi i këti institucioni asht zgjedh dhe perkrah në Parlament.
Propozojë që pasi ta ndegjojmë mendimin e INSTITUCIONEVE pra krenve të shteteve tona të dalim neve si popull me qendrimin plebishitar, dojmë , apo nuk dojmë të pajtohemi me lideret tanë. Po qe se po do jetë në rregull e nese jo neve duhet të kerkojmë urgjentisht largimin e liderve të të gjitha strukturave tona institucionale dhe shtetnore dhe populli duhet ta zgjedh nji komitet ( këshill të shpetimit kombëtarë) që do funksiononte deri në zgjedhjet e para që duhet të mbahen menjiherë, por jo ma në kushte as rethana sikur janë mbajt deri tash qe sa herë mas ramjes së komunizmit dhe mas luftes në Dardani.
Propozojë që INSTITUCIONEVE TONA SHTETNORE  tu kerkohet me ultimatum ndalimi i menjihershem i veprimtarive ekstreme fetare, i veprimtarive të sherbimeve sekrete e të shpiunazhit të shteteve fqinje si Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë etj si dhe të largohen menjiherë nga trojet tona sherbyesit dhe zyrtaret shpiuna sherbyes civil e ushtarak të shteteve të Evropës dhe botës që në realitet ju pelqen Kosova sepse aty ata janë BOSA, janë ZOT të vertetë dhe jetojnë jetë të shfrenueme tue perfitue në mjerimin e varfninë DARDANASE si dhe janë miq të anmiqve tanë Serbisë e Greqisë.Tu kerkohet institucioneve të shteteve TONA  që ekskluzivisht  dhe sa ma parë të veprohet në: ndalimin e veprimtarisë së sektit VEHABI i cili nuk asht asgja tjeter pos polici vrastare kriminale e AL KAIDES DHE TË LARGOHET SA MA PARË NGA SHQIPNIA PESHKOPI ORTODOKS greku anmik JANULLATOSI dhe Shqipnia ta formojë Kishen e vet të Pavarun Aytoqefale Shqiptare Ortodokse dhe ta zgjedh Peshkopin shqiptarë të kësaj Kishe dhe feje. Kur ka mund ta realizon nji veper kaq madhore dhe kombëtare Peshkop Theofan S. Noli  në kohen dhe situaten që gjindej kombi ynë atë botë , pse sot Sali Berisha nuk mund e zgjidh?!
Pra unë per të dyten herë APELOJ dhe atyne që nuk e kanë kuptue apo nuk kanë dasht ta kuptojnë APELIN  tim të parë të publikuem diten e 20 gushtit 2009 në ZSH dhe të derguem në shumë adresa po ju tregojë se NUK PO GRIJ LAKNApor po u bi kambanave të ALARMIT SE ATDHEU DHE KOMBI JANË NË RREZIK. Tri zjarrvenje ndodhen tri netë me radhë në Dardani. U kallë rrafsh me tokë shtepia e vëllaznive të besimit KATOLIK , e familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut, u tentue të kallet shtepia e z. Tahir Kabashi vëlla i Gjergj Kabashit nga Gurrakoci si dhe u kallë e shkatrrue ndertesa MONUMENT  e ish HOTELIT "SKENDERBEU"  ish hotelit "UNION" në sheshin Nana Tereze në Prishtinë.
Poqese njeriu i ka percjell me vemendje komentet per zjarrin shkatrrimtarë të ish hotel UNIONIT ka mund ta veren dallimin në deklarime të qytetarve dhe kalimtarve të rastit ku kritike dhe burrnore ishte aktorja artiste Eliza Hoxha e cila u dallue me komentin e vet si dhe dallimin nga këto komente që banin gazetaret dhe reporteret e RTK-së TV ky i shtetit dhe i kontrolluem nga shteit.
Komenti im asht (sado që fort pak dijë per vetë historinë e këti objekti) se zjarret në Prigodë dhe Gurrakoc janë të qellimshme dhe të organizueme dhe planifikueme, por padyshim i tillë asht edhe zjarri në HOTELIN UNION. Duhet zhduk gjithcka e kultures Evroprendimore asht betimi i Vehabistve islamik , asht betimi i Qemal Morinës, asht betimi i Behar Beqirit lider i të rinjeve islamik "shqiptarë" i cili këtë kerrcnim e banë publik në letren e tij kerrcnuese (me rastin e konvertimit në fen katolike) shkrue familjeve Mehaj dhe Kabashi se do bajnë luftë dhe ajo luftë do jetë e tillë sa do të harrohet MASAKRRA E SREBRENICES.
Dhe per fund edhe nji sqarim per publikun, unë per këto dy shkrime të mijat kamë bisedue dhe bisedojë pothuej pernat dhe perditë me miq dhe vëllazen shqiptarë, por këto dy letra të mija që unë po i quej APELE nuk janë të shkrueme në bashkveprim me askend. Unë vet i propozojë popullit tim që të ZGJOHET NGA GJUMI SA NUK E KA NGRAN TERRI I STEPEVE AZIATIKE AFRIKANE. Shpresojë se tash isha ma konkret dhe ma i kjart e jo ndoshta konfuz si në shkrimin e parë.
Unë propozojë që secili që mendon se din dhe mundet të banë nji shkrim, të banë nji propozim të del me nji ide dhe ate tua shperndan miqve dhe shqiptarve që ai i njef. Të bahen sa ma shumë publike në VEB faqe dhe gazeta ide të tilla dhe të demaskohen në rranjë veprimtarit ekstreme të rrezikshme të krishtenizmit ortodoks grek që realizohen permes peshkopit Janullatos në Shqipni si dhe të ati vehabi islamist arab të Al Kaides që po vepron dhe tash fillojë edhe të djeg prona e monumente të kultures evropiane në Dardani e Shqipni.
Ky sekt disa herë ka ba edhe sulme fizike kunder imamve shqiptarë tradicional në Shqipni dhe në Dardani.
Të demaskohen njerzit e institucioneve të shtetve tona që nga pozita dhe posti që ushtrojnë, ndihmojnë dhe perkrahin këto ekstremizma dhe rrezikojnë egzistencen e atdheut dhe shteteve tona shqiptare.
Propozojë që të fillojmë me nenshkrimin e peticionit që do i dergohet kreut të shteteve Shqipni dhe Dardani që urgjentisht të veprojnë në ndalimin e veprimtarive kriminale islamiste ekstremiste dhe të greqizimit permes Janullatosit dhe të kerkohet largimi i këti njeriu menjiherë nga Shqipnia.
Unë po bajë i pari nenshkrimin per nji peticion të tillë dhe presë që këtë ta bani edhe juve të gjithë që i thoni vetit shqiptarë.
 
PETICION PRESIDENTVE DHE KRYEMINISTRAVE TË SHTETEVE SHQIPTARE  SHQIPNI E DARDANI
z.BAMIR TOPI ,z.SALI BERISHA, z. FATMIR SEJDIU dhe z.HASHIM THAQI
 
Neve të potshenuemit kerkojmë urgjentisht të veproni nga pozita e kreut të shtetit në ndalimin e menjihershem dhe pa kushte të veprimtarive të sektit VEHABI sekt ky ekstremist islam i cili me paraqitjen dhe veprimtarinë e vetë po rrezikon fenë islame tradicionale të popullit shqiptarë në trojet tona dhe me këtë po rrezikon edhe egzistencen e qenjes tonë kombëtare dhe shtetnore, si dhe të largohet sa ma parë peshkopi shpiun grek Janullatos nga kisha dhe tokat shqiptare dhe sa ma parë të formohet kisha AUTOQEFALE SHQIPTARE ORTODOKSE dhe të zgjidhet shqiptar i pari i kësaj kishe.
Poashtu kerkojmë që të ndalohen predikimet e të gjitha feve dhe sekteve që bahen në gjuhë të hueja si arabe, turke, latine, greke etj,etj. Të ndalohet edhe veprimtarija e shkollave dhe fakulteteve fetare të cilat punojnë me plan programe fetare të perpilueme në shtete tjera.
Nese  ky peticion do hasë në vesh të shurdhet neve do reagojmë si komb edhe me forma tjera të cilat në radhë të parë do i drejtojmë kunder atyne që nuk respektojnë KUSHTETUTAT DHE LIGJET E SHTETEVE TONA.
 
LISTA E NENSHKRIMEVE
1. Selim Mustafë Hasanaj
2. Gjergj (Bajram) Kabashi
3. Mentor Thaqi
4. Ilir Dardani
5. Atdhe Mirdita
6. Xhenc Bezhi
7. Zef Ndrecaj

 
Sarpsborg-Norvegji
22.08.2009
Selim M. Hasanaj


(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx