Mendime
Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun
E diele, 23.08.2009, 12:24 PM
Intervistoi: Sabir KRASNIQI
Bisedë
konkrete me Daut Demakun
A
MUND TË BËHET NJERIU MILIARDER VETËM ME MENDIME ?
(Pjesa
e parë)
Në
Kosovë, këtë verë, po ndodh një fenomen i rëndësishëm: ngado të shkosh, në të
gjitha mjediset, në të gjitha rrethanat, MENDIMI POZITIV, si të thuash, është
në top-listën e temave të bisedave. Për mendimin pozitiv flitet me admirim në
të gjitha nivelet dhe të gjithë e pranojnë se kjo mënyrë e të menduarit NJËMEND
është e ardhmja e njerëzimit. Dhe, në këto biseda, emri që lakohet përherë
është: “Kështu thotë mendimi pozitiv...” ose: “Kështu thotë Daut Demaku...”,
pas të cilit vjen konstatimi: “Dhe është e vërtetë..., dhe ka të drejtë...”
etj.
Zotin Demaku e takuam në Rahovec, pas
përfundimit të një Tribune, ku ai ishte
referuesi i parë i tribunës dhe për www.sa-kra.ch
zhvilluam një bisedë me të.
www.sa-kra.ch: Z. Demaku, çka ndodhi kështu, kjo është një
kthesë e madhe në pranimin e Mendimit Pozitiv te të gjithë shqiptarët?
Daut Demaku: Për të gjithë shqiptarët
nuk e di, por për Kosovë - PO. Me germa të mëdha po them PO! Mendimi pozitiv përfundimisht ka hyrë në çdo familje dhe është
pranuar me dashamirësi mahnitëse.
Çka ndodhi?
Në Kosovë ndodhi ajo që ka qenë e ditur se do të ndodhte një
ditë.
Në anën tjetër, janë të
tjerët, që thonë se literatura është e fuqishme, bindëse dhe - ajo e kreu punën
vet.
E vërteta qëndron diku
në mes. Është e vërtetë se ne kemi bërë punë të mirë, sepse kemi folur e kemi
shkruar, kemi punuar që t’i hapet rruga kësaj literature dhe kemi punuar me
përkushtim e sinqeritet që të përhapet kjo mënyrë e të menduarit pozitiv.
Mirëpo, është edhe një
faktor i tretë, është qenia shqiptare midis nesh e literaturës, që e mati
punën, si thuhet: me peshore të barnatores, e analizoi nga të gjitha anët, dhe,
në fund, u bind se ne po e themi të vërtetën.
Dhe ndodhi mrekullia.
Jam i bindur se populli
është kamera më e fshehtë në botë. Kjo kamerë e fshehtë di çdo gjë, vlerëson me
saktësi kompjuterike çdo gjë dhe – nuk mashtrohet kurrë. Sepse ky popull e do
të VËRTETËN, aq sa e do jetën.
Kjo sjellje e
admirueshme, ky nderim që e dëshiron gjithkush, e ledhaton sedrën e njeriut, e
kënaq individin, egon, por ta dini: kjo të ngarkon edhe me PËRGJEGJËSI të madhe.
Sepse, respekti e
nderimi fitohen me mund të madh, por, për besë, mund të digjen si fija e
kashtës, për një çast.
Faktori i dytë, me
rëndësi jetike për depërtimin e Mendimit Pozitiv në Kosovë, është një begatim i
njohurive nga kjo mënyrë e të menduarit. Begatimin e bëri shkenca e fuqishme
amerikane, fizika kuantike.
Unë them se meritat më
të mëdha të përhapjes së shpejtë dhe të pranimit të plotë të Mendimit Pozitiv i
ka pikërisht FIZIKA KUANTIKE. Kjo
është baza shkencore e Mendimit Pozitiv. Dhe kjo bazë është njëmend shkencë e
pastër. Madje, do të thosha, fizika është një ndër shkencat më shkencore në
botë. Është e ditur se në gjeometri dhe në fizikë nuk ekziston toleranca e
plus-minusit të gabimit. Në këtë shkencë diçka ose është ose nuk është -
tolerancë nuk ka.
Para njëzet vjetësh,
kur fillova të merresha me studimin e
kësaj literature dhe të kësaj mënyre të të menduarit, edhe unë, kisha dilema
shumë serioze.
Në
njërën anë - literatura ishte e mrekullueshme, rruga ishte mahnitëse, shihej e
dihej se rezultatet herëdokur do të ishin kulmore, por - thellë në mua, jetonte
se jetonte një dilemë: kjo mënyrë e të menduarit, a është besim fetar, a është
ndonjë koncept sektar, a është fall e magji, a është mashtrim e
sharllatanizëm?...
Kur
u binda se baza e kësaj mënyre të të menduarit është shkenca, Fizika Kuantike,
që është aq e përparuar në Amerikë, atëherë të gjitha dilemat e mia u shuan dhe
- atëherë - ndjeva thellë në shpirt se - brenda tokës dhe qiellit nuk mund të
ketë më ASNJË pengesë, që më ndal në këtë rrugë. E dija se do të kishte rënie e
ngritje, pengesa e kthesa, por isha – qind për qind, i bindur – se një ditë do
të dalim FITIMTARË.
www.sa-kra.ch: Por, megjithatë, kjo bazë shkencore ka qenë e njohur edhe më parë, e
këtë verë sikur ka ndodhur KTHESA E MADHE në Kosovë?
Daut Demaku: Po. Është e
vërtetë. Por kthesën e vërtetë e shkaktoi filmi dokumentar “Sekreti”.
Kur e panë të gjithë se
çka thonë, qysh flasin e çka këshillojnë – në këtë film dokumentar - kokat më të njohura në botë për përdorimin
praktik të Ligjit të tërheqjes, kur u bindën se vetëm me mënyrën e këtillë të
të menduarit mund të bëhen miliarderë – shikoni: nuk po them milionerë, por
miliarderë – atëherë – kush t’u dilte përpara?... Dhe, para së gjithash e mbi
të gjitha – dokumentari “Sekreti” njëherë e ndihmon njeriun të krijojë një
bindje, një qetësi, një pikëtakim me bukurinë e ligjeve të universit e pastaj
të ofron edhe mundësinë për përfitime (edhe) materiale.
www.sa-kra.ch:
E ju, Z. Demaku, njëmend jeni të bindur se vetëm me mënyrën e të menduarit mund
të bëhet njeriu miliarder?
Daut Demaku: Nuk është fjala këtu
për BINDJE. Këtu bëhet fjalë për një të vërtetë shkencore. Shkenca nuk i
përfill bindjet e individit - je apo nuk je ti i bindur - shkenca bazohet në
vërtetësinë e ligjeve, në këtë rast: në Ligjin e tërheqjes – njërin prej
ligjeve që hyjnë në kuadrin e të vërtetave të padiskutueshme dhe të përjetshme
të universit.
Ndaluni pak dhe mendoni
për rastin e multimiliarderit botëror,
George Soros.
(Për arsye mësimet më
të qëndrueshme dhe më të plota merren vetëm nga biografitë e njerëzve të
suksesshëm)
E keni idenë kur një
çun i ri, 14 vjeç, një hebre i Hungarisë, si fëmijë emigron në Angli, dhe,
thotë:
E kam ditur sekretin e Ligjit të tërheqjes, me
kokë në jastëk e kam dërguar dëshirën time në univers dhe sot i kam 4 mijë
dollarë të ardhura në çdo minutë. Edhe kur unë fle, në çdo minutë mua me vijnë
nga 4 mijë dollarë... E kush është ai njeri, a gjendet njeri i tillë në botë,
që me punë do t’i fitonte nga 4 mijë dollarë për çdo minutë?...
Por, asokohe “Sekretin”
e kanë ditur një numër mjaftë i vogël i njerëzve që numëroheshin në gishtat e
dorës. Sot sekreti u zbulohet të gjithëve... Më në fund, pse të flas unë për
dokumentarin e famshëm, që po e ndryshon mënyrën e të menduarit në botë? Merreni
DVD-në, uluni rehat në kolltuk, shikojeni në ekran të televizorit dhe - binduni
vetë... Unë asnjëherë prej askujt nuk kam kërkuar që të më besojë, por kam
kërkuar dhe kërkoj që – ta provojë! Në qoftë se jeta në çdo hap të bind për të
vërtetat faktike, atëherë është problem yti se çka do të bësh me jetën tënde...
Më dhemb shpirti vetëm për ata që u mungon NJOHJA, kur të arrihet njohja, ecja
në ngritjen shpirtërore është çështje e dëshirës së individit. Në mësimet tona
nuk ka “duhet”, sepse “duhet” është dhunë, por ka vetëm “dua”, sepse “dua”
është dashuri...
www.sa-kra.ch: Më bëtë edhe mua kureshtar: ku gjendet kjo
DVD?
Daut Demaku: Në shumë lokacione të Prishtinës dhe në Qendrën e
Mendimit Pozitiv. Është në gjuhën shqipe, e përkthyer për mrekulli. E
shqipëruar dhe lexuar me lehtësi e qartësi, që ta kuptojnë edhe filloristët...
Por, e keni edhe në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, e mund ta gjeni edhe
në www.thesecret.tv
Populli
ynë thotë: kush lyp – gjenë! Urdhëroni... Ata që janë të interesuar, sigurisht,
do ta gjejnë..
www.sa-kra.ch: D.m.th. unë e marr një DVD, e shikoj në televizor disa herë dhe kam
gjasa të bëhem miliarder, apo?
Daut Demaku: Jo dhe Po. Jemi njerëz të rritur, nuk jemi
fëmijë të kënaqemi me përralla. Nëse të mungon njohja për krijimin e energjisë,
jo. Nëse di të krijosh energjinë e duhur – po!
Fundja, po të ishte aq e thjeshtë dhe aq e lehtë, me një DVD të bëhesh
miliarder -atëherë miliarderët do të bëheshin sikur fijet e barit. Por, është
këtu një teknikë, një metodë shumë subtile për ruajtjen e energjisë, për
krijimin e filmit mendor, për përjetimin e asaj gjendjeje sikur të ketë
ndodhur, për gëzimin e plotësimit të dëshirës,
por - pa akumulim të energjisë – dëshira nuk mund të dërgohet në
univers. D.m.th., fjala është për krijimin e një filmi të plotë mendor me një
energji dhe emocion të duhur...
www.sa-kra.ch: Edhe
në ligjëratë e theksuat këtë moment: ata që nuk dinë ta krijojnë dhe ta
menaxhojnë energjinë, ata përjetojnë shumë dhimbje, duke filluar nga magjia e
zezë, sehiret, të bamet, të shkelurit, mësyshi, pastaj dështimet në mësime,
dështimet në profesione, divorcet në bashkëshortësi... a na thuani pak më shumë
për energjinë?
Daut Demaku: Energjia është
jetë. Pa energji s’ka jetë. I vdekuri s’ka fije energjie, prandaj është i
vdekur.
Besimet
fetare i thonë SHPIRT. Shkenca i
thotë ENERGJI. Është e njëjta gjë.
Pa shpirt, je i vdekur. Pa energji, je i vdekur. Një është, ndryshon emërtimi.
Njeriu
shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha
lëndimeve në jetë. Magjia e zezë, sehiret e shëmtitë e tjera, janë të vërteta,
nëse je i dobët dhe u beson. Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u
beson – ato shuhen si bryma para diellit. As nuk mund të të prekin, as nuk mund
të të lëndojnë. Pikë.
Njerëzimi,
edhe pse nuk e ka njohur Fizikën kuantike, e ka ditur fare mirë se: s’ka shpirt të fortë që nuk mund ta mbajë
në jetë trupin fizikisht të dobët, por edhe s’ka shpirt të dobët që nuk mund ta
rrënojë një trup fizikisht të fortë.
Pse? Mungesa e energjisë e bën
njeriun të lëndueshëm. Dështak. Mjeran. Shqip: QYQAR!
Njeriut
pa ngritje shpirtërore, d.m.th. pa energji të duhur, mund t’i ndodhin të gjitha
humbjet: në dashuri, në biznes, në mësime, në shëndet... është disi i humbur
sikur organizmi pa IMUNITET. Energjia është mbrojtësi më i mirë kundër të
gjitha dështimeve e dëshpërimeve.
E
kundërta: njeriun e suksesshëm, të hareshëm, të shëndetshëm, të pasur, të
mençur, të lumtur – e bën energjia e fortë. Njeriu me energji të duhur, të
gjitha shëmtitë i kthen te burimi: nëse dikush të bën një magji, energjia jote
e kthen magjinë dhe e vret dërguesin e saj. Nëse ke energji të duhur, ti je
mbret i botës...Je mbretëreshë absolute.. Jetën e shndërron në lojë... Loja lumturinë e bën përvojë...
Të
gjitha ligjet e universit janë për të mirën e njeriut. Të marrim terrin, si
shembull. A ekziston terri? Po, por JO! Dritën e prodhojnë dielli, zjarri,
ENERGJIA... Kush e prodhon terrin? Një mijë vjet le të jetë një dhomë në terr,
asnjë shtresë e territ nuk krijohet. E po të mbetet një dhomë dhjetë vjet e
papastruar, shtresat e pluhurit do të jenë të dukshme. Pse? Sepse pluhuri
ekziston dhe krijon shtresa. Terri nuk ekziston dhe nuk krijon shtresa. E po,
çka të bëjmë? Ta ndezim dritën, sepse terri është vetëm MUNGESË e dritës. T’i ndezim DRITAT E MENDJES dhe, besoni,
jeta do të jetë lojë shumë e bukur dhe shumë e këndshme.
Energjia
ta dhuron edhe ESENCËN, por edhe EKZISTENCËN.
Kjo
është vlera e energjisë. Nuk do të doja të flisja më shumë për vlerën e
krijimit të energjisë, sepse e di që shumë njerëz do të lëndoheshin, në veten e
tyre do t’i gjenin mungesat. Nuk jam i interesuar të akuzoj, por të përhap
mundësitë për kapërcimin e pengesave.
www.sa-kra.ch: A ekzistojnë mënyra, metoda apo teknika praktike për fuqizimin e
energjisë?
Daut Demaku: Po. Dhe janë të shumta, dhe janë mjaft
efikase. Por, në radhë të parë duhet ta dimë se për njeriun ekzistojnë katër
burimet kryesore të energjisë: frymëmarrja,
ushqimi, gjumi dhe gjendja mendore
pozitive. Kjo e fundit, GJENDJA
MENDORE POZITIVE, është tepër e rëndësishme, sepse: frymëmarrjen e bën të
qetë dhe të thellë, ushqimin e bën të tretshëm dhe të shëndetshëm, gjumin e bën
relaksues dhe çlodhës. Kjo është brenda minimumit të natyrshëm të jetës. E nëse
do diçka më shumë se ky minimum, atëherë përdoret MEDITIMI.
Meqë
ne jemi qysh jemi dhe nuk dimë të krijojmë gjendjet e qetësisë, nuk e njohim
MEDITIMIN, nuk dimë ta bëjmë neutralizimin e shpenzimit të kotë të energjisë,
ne në Qendrën e Mendimit Pozitiv kemi bërë diçka të veçantë: e kemi prodhuar
një CD me titull “Dëshira...”, që e
ndihmon secilin njeri të hyjë në një meditim të udhëhequr. Kjo CD është
mrekulli mahnitëse, e kemi bërë në bashkëpunim me qendrat më të specializuara
të Evropës, është në valë BETA. Por, është vetëm për NJË njeri. Dëgjohet vetëm
në shtrat. Për ata që e duan, që e dëgjojnë dhe ia respektojnë fjalën, nuk ka
pasuri që mund të jetë e barabartë me vlerën e kësaj CD-je. Ndërkaq, për ata që
nuk e duan dhe nuk e respektojnë – vlera e kësaj CD-je është sa një zero e
madhe.
www.sa-kra.ch: Ky
është propozimi juaj që të fillohet me
zbatimin e Ligjit të tërheqjes dhe të mundësisë për fitime të mëdha?
Daut Demaku: Ky është
fillimi i lojës. Unë them: të luajmë... Çka do të fitojmë prej kësaj loje? E
para, do të fitojmë një qetësi mahnitëse shpirtërore. (Qetësia shpirtërore e
ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi
edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një.
Deri
tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para. Tash, nga DIJA
(njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN
e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Noti nuk mësohet në beton. Një
mijë ligjërata do të jenë të kota, po nuk u hodhe në ujë. Gëte thotë: “Mendja
e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është
mendja më e mirë në botë”. Koha është të fillojmë praktikisht dhe
konkretisht.
www.sa-kra.ch: Sa është e sigurt kjo mënyrë?
Daut Demaku: E vetmja
siguri në jetën njerëzore është – PASIGURIA e plotë. Siguri e garanci në jetën
e njeriut nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por, duke e shikuar DVD-në në televizor
shumë herë, do të mësoni si vepron Ligji i tërheqjes... Pasi ta keni parë e
kuptuar mirë se çka thonë kokat e mençura të botës (gjatë 90 minutave sa zgjat
ky dokumentar), atëherë kalohet në dëgjimin e CD-së “Dëshirat...” dhe kjo bëhet
për 21 ditë nga një herë në ditë... (Janë udhëzimet në CD) dhe pastaj pritet
shtatë ditë pushim dhe rishtas fillon 21-ditëshi tjetër. Kjo mund të vazhdojë
tërë jetën.
Në vazhdimin tjetër (pjesa e dytë) do të lexoni:
-A
mund të bëhet njëmend dikush miliarder vetëm me mendime?
-Cili është shqiptari i gjallë që arriti të pasurohet
përmes kësaj mënyre?
-Çka është, në të vërtet, SHKENCA AMERIKANE?
-Njohja e vërtet e ZOTIT!
-Dokumentari “Sekreti i lumturisë” dhe barazimi i tij me VLERTA E JETËS!
-A do të ndodh mrekullia që 2% e më të mençurve të
kombit, të interesohen për këto materiale? etj.