E hene, 29.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

Arbër Ibrahimi: Një prrallë e përzier, me emrin "Personazhet e Gabuara"!

E enjte, 27.08.2009, 06:49 PM


Një prrallë e përzier, me emrin "Personazhet e Gabuara"!

Nga Arbër Ibrahimi
 
Njëherë na ishte një vend që quhej " Kingdom of Far Far Away" (KOSOVA) dhe aty:
Kosova "shtet" sulmon dhe arreston ata (popullin e vet) të cilët mbrojnë sovranitetin e vendit të tyre, ndërsa lëmon ata (sërbët) që shkelin me dy këmbët pikëtrisht sovranitetin e Kosovës. Sa paradoksale kjo!
Derisa në MADAGASKAR (Prishtinë) populli dëmshpërblen ata që donë të i shtinë flakën Kosovës, dhë deri sa në "Jumanji" (Mitrovicë) bëhet "luftë", nga paramilitarët dhe terroristët sërb, pikrisht kryeministri i Kosovës - Pinokio jep deklaratën e tijë për ngjarjet në fjalë nga një restaurant në Gjilan. Sa mënyr qyqare kjo e kryeministrit.
Presidenti i Kosovës - Baba Dimër, shumë në mënyre servile shprehet dhe vajton dëmin e Euleksit - SHtriges, a harron se kishte pasoja në njerëz në Mitrovicë Jumanji. Sa jo morale kjo e presidentit.
Policia e Kosovës, në vend se të mobilizohet dhe të i hyj rrafsh paramilitarëve dhe terroristëve serb në veri, ajo duke mos patur guxim, bekimin e Euleksit, Kryeministrit dhe Presidentit (sepse ministri i policise eshte veq nje palaqo ne qeveri), lidhe, rrah, keqtrajton, dhe burgos ata qe kundërshtojnë shkeljen e "librit të shenjt" - Kushtetutës. Turp për policinë e Kosovës.
Krejt kjo e qëllimshme apo përshkak të naivitetit apo...
Pinokio (kryeministri) dhe Baba dimër (presindenti) me gojën plot demokraci, ata nuk bëjnë as punën e Kryministrit (me Xhuxhat e tijë) as nuk bënë ai punën e presidentit por bëjnë servilin në emër dhe kurriz të popullit dhe dëmë të vendit. Andaj zgjidhja e vetme që është e duhur është që kjo qeveri të jape dorëheqje për shkak të dështimeve të saja për të mbrojtur shtetitn por edhe të kërkoje falje dhe të largohen nga politika. Gabimet e Kryeministrit alias PINOKIO-s janë po aq të dëmshe sa edhe të disa politikanëve të tjerë që me ëndje tani u vënë emrin Gand, dhe që kurr në karrierën e tyre nuk bënë asgjë të dobishme për popullin.
Kryeministri-Pinokio nuk bëri asgjë tjetër përpos të leximit të një deklarate në Kuvendin e "Kingdom of Far Far Away" që i ngjante një teatri me një shfaqje të re, kësaj here një dramë ndryshe nga sic jemi mësuar të shohim komedi. Ajo deklaratë ishte përpiluar në të njejtat tryeza që dikur ndanë Shqipërinë duke e coptuar, tani bënë një deklarat për të shpallë Kosovën shtet gjysmak, edhe ate duke i ndërruar identitet. Duke e shpallur shtet pa Integritet dhe Sovranitet. Duke bërë pazare territoresh si në të kaluarën e dhimbshme Shqiptare. Krejt kjo një kurthë e hatashme në të cilën ëndërruam të gjithë se Gjuetari - Amerika do të na shpëtojnë"!!!
Kryeministri kërkoi disahere largimin e unmikut - virus i vjeter i derrave, gjë që kjo ishte vetëm deklarativisht, njësoj si me 6 pikat e Shao-Lin-it Ban Ki Munit, të cilat deklarativisht janë sipas tijë të "Kaluara". Por, si janë të kaluara? A mos ndoshta donë të thotë të kapërcyshme, të përballueshme?!
Minsitrat - Shkurtabiqët e vetë i përdorë sa për ilustrim të qeverisë sikurse ato silitzimet në bredhin e vitit të ri. Dhe kështu bënë llafe pa kafe me Babën Dimër (presidentin), dhe thurrin plane si të pasurohen! Populli le të vuaj.
Baba Dimër (presidenti) flitet se gjithëhere që vetëm fëmijët besojnë se eksiston dhe shpeshëherë një njeri vë një mjekërr sa për të i zbavitur fëmijët. Dhuratat i paguajnë prindërit dhe kështu që famijët gëzohen. Njejt edhe me dhuratat e këtijë Babës Dimër të Kosovës. I cili dhuratat që i sjell janë shumë të dhembshme, shpesh ato dhurata janë bosh, por edhe nëse nuk janë bosh atëher në ato pako gjindet: Varfëria, Mungesa e zhvillimit Ekonomik, Privatizimi që bënë të përfitojnë Pushtetarët, ku përfshihen Pinokio dhe Baba dimër.
Baba Dimër dhe Pinokio bashk me Shkurtabiqat, e shumë përsonazhe të tjera të prrallave të ndryshme, mirëpritën SHTRIGËN - EULEX-in, bile bile po del kohëve të fundit që këta e paskan ftuar.
Shtriga - Eulex-i, me magjitë e veta i hipnotizoi Pinokion, Babën Dimër dhe personazhet e tjera dhe këta të fundit sa me gojën plotë dashuri përqafojnë Ujkun (Piter Feith-in) dhe NASTRADININ (Iv DeKarmabo)!
Tani ujku sulmon delet me qetësinë dhe dinakërinë e tijë duke përcjellur gjithëhere rregullat e magjisë së zezë të Shtrigës dhe Nastradini me hilet e tija bënë ujdi me DJALLIN (Sërbinë). Dhe këta të hipnotizuarit, dalin dhe folin përmendësh para mediave. Bile nganjëhere edhe me deklarata të programuara në mendjet e tyre sipas asajë që është porosi e magjisë së Shtrigës.
Krejt kjo përrallë e keqe nuk mundë të e vëje popullin në gjumë, sepse është e trishtrueshme dhe disi as fëmijët që i pëlqejn përrallat sdo ta besonin sepse në rend të parë janë përzier aq shumë personazhet sa që nuk ka kuptim.
Dalja prej kësaj agonie është që populli të vendos të mos bëhet më Kësulkuqe, sepse e ka Ujkun që po e sulmon me magjitë e zeza të Shtrigës, Nastradini me lojrat e tija po i futë në gracka, Pinokio del dhe i gënjenë cdo ditë në Pasqyrën Magjike (RTK), në anën tjetër duhet ta kuptoje se Baba Dimër është nuk eksiston, sëpaku në Kosovë është vetëm si emër, dhe kështu që kjo është një përrallë që duhet të na zgjoje nga gjumi e jo të na vëje në gjumë! Si të tillë duhet të mos e pranojmë.
 
VËREJTJE: Mos i lexoni apo tregoni fëmijëve këtë përral, është e dëmshme për të ardhmen e tyre!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora