E shtune, 04.05.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Republika e Kosovës dhe targat e ish Kosovës autonome?!

E enjte, 27.08.2009, 09:31 PM


REPUBLIKA E KOSOVËS –  DHE TARGAT E ISH KOSOVËS AUTONOME?!

Thuhet se kur je nervoz nuk bënë as të diskutosh e lëre me të shkruash. Por ja që ne shqiptarët zakonishtë jemi nervoz dhe athere nëse nuk diskuton dhe nuk shkruan koha ecen.

Nga Xhevat Rexhaj

Ka disa vite që përcjelli me vëmendje shkrime të shumë gazetave dhe shumë faqeve të mira të internetit që administrohen nga shqiptarë të vyeshëm dhe të profesionalizuar në shumë aspekte dhe fusha të ndryshme. Ka shkrime ku njerëzit që jetojnë në mergim nënqmohen dhe fyhen për shkrimet, diskutimet, reagimet dhe këshillat q¨üe i japin për realitetin në Kosovë. Zakonishtë duken irituese disa reagime të njerëzve që merren edhe me shkrime e të cilët kurrë më larg se në durrës nuk kanë qenë. Të tillët mundohen të bëhen më patriot se patrioti duke thenë se në Kosovë nuk është më shkau se e kemi ndjek neve e ju të diaspores keni fituar para dhe keni shikuar në media luftën në Kosovë. Të tillët nuk lejojnë asnjë shibel në pushtetin e Kosovës, e duan qeverinë, Presidencen, Kuvendin e të tjerët që po menaxhijnë me Kosovën dhe po e demokratizojnë me hapa të shpejtë.

Nga an tjetër realiteti fletë krejtë ndryshe. Kosova është futurë në një degradim fatal dhe total të një burokracie, të një rrjeti mafioz pushtetarë, prej nivelit të ulët gjerë te ai lartë. Korrupcioni dhe hajnia janë në optimum, nëse njeriu kritikon për ndonjë anomali nëpunësin më të thjeshtë athere ti mbetesh pa kryer punë, nëse kërkon korrektësi duhet të shkosh 2 3 ditë radhazi për të njejtën punë, nëse ankohesh te ndonjë drejtor apo edhe kryetar komune ai nuk ka guximin të ndermarr asgjë sepse janë të lidhur bashkë në të keqën. Kaq për nivelin e ulët.

Ata të medhenjët pra Institucionet shtetërore dhe bartësit e tyre, verës ashtu se ashtu janë nepër hotele turke, kur po i shoh pas pushimeve në TV ta merr mendja se janë ba arab për nga ngjyra, sigurishtë po lyhen mirë me krema të shtrenjta, lekët i kanë, e popullata i nxinë dhembët me çaj rusi nepër çajtore.

Një të treten e teritorit nuk e kontrollojnë fare, të jemi real është shëndërruar në” Serbi të vogël”pjesa veriore e vendit.

Milionat vidhen nepër tendere, asfallti shtrohet dhe pas disa muajsh harrnohet, spitalet marri, shkollat për mjerim, humbin edhe ditarët, aeroporti me miliona fitime sikur të ishte i Somalisë.

Policia e Kosovës duken të veshur mirë, kan automjete speciale, e ngasin veturen zyrtare pa kontroll fare ma zi se të dehurit, nuk merziten fare se si rrjedh komunikacioni pasi që ata vetë nuk i respektojnë dhe nuk i dijnë rregullat.

Qeveria Thaqi-Sejdi-Manaj punon,” punon për qytetarët, u ofron mirëqenje, u ofron siguri, punë, sherbim mjeksor, shkollim, infrastruktur të nduarduarshme”,  ose thënë shul shqip, qytetarët vidhen, nuk kanë siguri, nuk kanë sherbime të mira mjekësore- spitalet si uzina të vërshuara, e çka jo tjeter, mjerim.

Por kjo Qeveri e menaxhon terë teritorin e Republikës, thonë ata, ndersa rrugët e republikës së tyre janë të mbushura me automobila serbe me targa të dikurshme socialiste- serbiste-titiste. Kudo të rastis të shohësh targat; PZ, PR, PE, GL, ngasin veturat lirshëm si në arë të babës serbet të cilët mund të jenë kriminel, udbash, hajna, vrasës e çka jo tjetër. Si mund të parashikohet nëse ndodh një ndeshje një aksident me ta, kujt duhet lajmëruar për sigurim për demshpërblim, a Qeverisë sonë a asaj të Serbisë për aksidentin që ndodh në Kosovë të pavarur me targa të ish Kosovës së Serbisë, te ne në Istog thojshin” lajmërohu te Hava në Guraja”

Ja pra këtu dhe kështu është puna e Qeverisë sonë, punojnë për sigurinë e qytetarit të Kosovës. Isha dëshmitarë i momentit kur disa automjete me targa të Repulikës së Kosovës, ishin shqiptarë, në dalje të kufirit nga Kosova i ndërronin targat dhe i vendosnin targat serbe? Pra shihej se kishte edhe shqiptarë që për biznes në Serbi duhej të i hndërronin tabelat, ndersa targat e vjetra shetiteshin nepër Kosovë ditën e natën, e kur kësaj i shtohet se sa vigjilent e kemi sherbimin policor athere duhet të pyesim se a jemi të sigurtë në shtetin tonë?

Me të vërtet shtrohet pyetja konkrete, sa është funksional ky shtet i yni kur lejon serbët me targa të vjetra në automjete të shetisin lirshëm e  që te ne shqiptarët sjellin neveri duke ta kujtuar kohen të e okupimit serb?

Ne mërgimtarëve po na pengojnë këto anomali se ata rezidentët shpesh po na thon, kqyrni punët e juaj se na e dijmë çka është mirë e çka keq, po frikohem se mos po bëhen imun të gjithë me këtë fenomen që kryekëput e degradon pavarësin tonë.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora