E enjte, 01.05.2025, 05:28 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Ujkani: Elemente nacionaliste në poezinë ''Metohija'' e Millosh Sstojiqit

E shtune, 29.08.2009, 01:30 PM


ELEMENTE NACIONALISTE NË POEZINË “METOHIJA” E MILLOSH OSTOJIQIT

Nga Qerim Ujkani, gazetar

Në vargun e eksceseve të periodës së pas Plenumit të Brioneve, të cilat u dënuan publikisht nga masa progresive e bashkësisë sonë socialiste, këto ditë u botua edhe poezia e Millosh Ostojiqit “Metohija”, e cila e tërë është thënë në frymën nacionaliste, njëherit në kudërshtim me frymën e vendimeve të marruna në Brione.
Poezia e Ostojiqit, me një karkter thellësisht antihuman, erdhi për të helmuar atmosferën e volitshme politiko-shoqërore të krijuar pas Plenumit historik në Krahinën tonë. Në kohën kur në Krahinën tonë janë dduke u bërë përpjekje maksimale për barazinë ndërnacionale dhe zgjidhjen më të drejtë të marrëdhënieve në të gjitha lëmët, dke krijuar kështu bazën e shëndoshë për të ardhmen më të ndritur gëtë gjithë njerëzve të këtij trolli,
Ostojiq tërë mllef parasheh gjoja rrezikun që iu kërcnueka kësaj treve, duke u shprehur tekstualisht: “Ja, edhe tani ti në lëkurën ne ujkut...” (Eto te i sada u vu?joj koži).
Vargu i sipërcituar pamëdyshje është vijim i idesë që nga kreu i poezisë në fjalë, kur poeti i befasuar dhe posepo i zhgënjem nga gjithë kjo që po ndodh si një zhvillim pozitiv i shoqërisë sonë, pyet plot tmerr: “A je e tëra, e hidhur dhe e fortë” (Jsei li sva na okupu, gorka i tvrda), për të vijuar me “konstatimin” poetik vërtet tndencioze dhe joreal me një shpirtligësi dhe pesimizëm para realitetit tonë: “Ja, ti, si egërsira” (eto te kao divljaka), “në tutllimet e qimeve të ujkut” (u gužvama vu?jih dlaka).
Ostojiq, duke e ndie historinë krejtësisht në mënyrë subjektive dhe egoiste, me çka, si njeri dhe më shumësi poet, i mbetet borxh historisë, etika e të cilit do të gjunjëzohet para fakteve të njohura, thotë: “A të kujtohet vetëdija, e lashtë, kur Çarnojeviqët u përshëndetën me ty dhe kur ngele vetëm...” (Pamtišli sebe, davnu kad se ?arnojevi?i pozdraviše s tobom i kad si ostade sama), duke dashur kështu qëllimisht të krijojnë një vakum historik në këtë truell.
Në vizionin poetik të Ostojiqit, Metohija tani është një votër zjarri mbuluar me hi dhe përplot gjarpinj: “Jesi li sva na okupu, s ugljenjem ispod pepela, sa lomovima s llazina i sa polozima punih zmija.”
Duke harruar mendimet e larta të Leninit dhe Dimitrije Tucoviqit për karakterin e luftrave ballkanike, autori i kësaj  poezie në vargjet pasonjëse përqafohet me frymën historiografike borgjeze serbomadhe: “A je aty ku edhe ke qenë me lule të kuqe në shtek të ballit, dhe a e di verën e së dymbëdhjetës që na mungulloi nga kristovula dhe që u bë e jotja përgjithënjë; o,a beson se kjo ekspeditë ushtarake filloi “për ty dhe fshatrat tua”.
Nga vargjet e poezisë “Metohija” të Millosh Ostojiqit mësojmë se Metohija udhëtuaka dikah. Vallë kah? Këtu edhe shihet se autori huazon frikën e atyre që u dënuaen në Plenumin XIV të KQ të LKS përkitazi me këtë çështje, ndërsa Ostojiqi dëshiron që të ndalojë zhvillimin bashkëkohor progresiv e humanitar të kësaj treve në baza të shëndosha të parimeve tona kushtetuese marksiste-leniniste, dujke iu drejtuar Metohisë me eksklamacion vaji e dhimbjeje: “Ndal...” (Stani!); “O, ke po ther në zemër kjo, që prapë po shkon në vdekje...” (O koga to u srce bode te opet ideš u smrt).
Është për t’u shënuar me këtë rast se tërë kompleksi i frikës dhe i pasigurisësë Ostojiqit në këtë truall (e kujt i frikësohet!?!) shprehet në vargun mobilizonjës: “O, këtë herë do të jemi edhe e Katërta edhe e pesta” –ofensivë- (O, ovoga puta bi?emo i ?etvrta e Peta).
Eelemnte të këtilla, që i quajmë borgjeze të mëbshtjellura në petkun e egoizmin nacional, ka edhe më në “Metohinë” e Ostojiqit, sepse e tërë poezia në fjalë është e prerë nga gërshërët e egoizmit borgjez në frymën e ideologjisë serbomadhe dhe në përputhje me rrymat burokratike-atatiste, të cilat janë dënuar në mënyrë publike. Duke u nisur nga e dhëna se kjo poezi idjeshmërisht e gabuar, mund të bëjë efekt të dëmshëm ideologjik në lexuesin, ne i bëmë një vështrim ideor, duke hetuar qëllimin e saj negativ dhe orientimin oportunist të autorit.
Në fund, shprehim habinë se si një poezi e këtillë gjeti vend në faqet e revistës “Stremlenja” të Prishtinës dhe të cilën, dragan stojadinoviqi, anëatr i Këshillit redaktonjës së revistës në fjalë, në recnesionin dhënë radios sonë për punimet që sjell numri mëi ri (3) i saj, nuk e zë ngojë fare.
 
Ludvik Nekaj, mësimdhanës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën fillore “8 Mars” në Pejë Sylë Dreshaj, profesor i historisë në Gjimnazin “11 Maj” në pejë


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx