E shtune, 26.07.2025, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!!

E diele, 30.08.2009, 02:01 PM


Thënjet  në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!!

Nga Krist Gjinaj

Populli shqiptar njifet për humanitetin e tij, të deshmuar ne mbarë botën, si në kohën e luftës poashtu edhe në kohën e mjerimit, mbrojtjes dhe të atyre qe kishin nevojë për egzistencen e jetës.
Ne shumë shkrime, ne shumë botime dhe ne shumë forume, disa fundamental islamik shprehen se e terë kjo ishte një meritë e muslimanve dhe e Kuranit, duke harruar trashëgimin shekullorë dhe burrërinë, besen dhe kulturen, besen e cila ne shumë vite para islamit ishte e pranishme ne vendet tona.
Por, për të i´u futur me thellësishtë analizës dhe për të demantuar të thënat e fundamentalistëve islamikë, dhe të atyre qe mendojnë se paqa gjindet vetem në islam, do të futemi me hollësishtë në analizat e shkrimeve Kuranore, në thënjet në islam se me të vertetë, a është apo nuk është mirësia, humaniteti në islam dhe në Kuran.
Toleranca fetare nuk ka qenë bazë e Kuranit por vetem nje trashegimi e ruajtur qe nga koha paraislame turke, cka do të thotë se shqiptaret nuk futen ne rradhet e atyre njerezve qe besojnë vetem Kuranin por lidhin se bashku edhe shkrimet Biblike gjë të cilen e hasim edhe tek shkrimtarët e vjetër dhe te Rilindasit.
Sikur të i permbaheshim thenjeve dhe shkrimeve ne Kuran, atehere do të pesonim me keq se Palestina ose Izraeli, sepse aty gjejmë udhezime  fjalë, të cilat ndalojnë cdo kontakt, komunikim , bashkjetes me besimet e tjera fetare të cilat gjinden fare mirë të shkruara ne Kuran.
Perderisa Kurani mbeshtetet ne Sheriat, perderisa nuk reformohet atehere fjalet dhe thenjet Kuranore janë veq një nxitje ne mesin tonë shoqerorë-kombetar, edhe pse, botimet e shumë librave të ndryshme të sjellura neper vendet shqiptare, kan ndikuar ne influencen e rritjes se urrejtjes aty ketu.
Tentimi që poplli shqiptarë të marrë imazhin Arab eshte i panderprer, aq sa eshte edhe i panderprer sulmi mbi figurat komebtare shqiptare për shkak të perkatesisë fetare të krishterë.
Por sigurishtë se bazohen në këto thënje si më poshtë;

4: 84. Lufto në rrugën e All-llahut. Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), allahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.

Nese kjo thenje do të ishte e vetmja , atehere se do të pajtohet njeriu vetem me nje thenje dhe do të mendonte se tolerohet , por , si e interpretojnë fundamentalet kete dhe cka i nxitë kjo qe me panderpre sulmojnë cdo gjë të krishter?!
Duke analizuar me tutje thenjet e tjera hasim edhe ne keto ;

4:76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e tyre është e dobët.

Po njeriu qe deshiron të jetë i lirë e të mos besoj , a thua si vlersohet tek ata qe mendojnë se i vetmi besim ne ketë tokë shqiptare eshte islami edhe pse i imponuar me dhunë qe nga koha e fuqis osmane, cka sjellë ndesh ne shoqerin shqiptare thenja e tillë dhe kjo pas saj;

4: 74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblim të madh.

Te tilla thenje gjejmë perplotë ne shkrimet e Kuranit dhe ata qe mendojnë se janë duke spjeguarë fen islame si një tolerancë, ata janë duke sjellur me shumë dhunti , ndasi dhe perqamje ne mesin tonë shoqerorë , por kur të postohen shkrime të tilla qe kan bazen ne besimin fetarë, atehere nga ata del fjala se qenkem duke berë perqamje por e verteta edhe pse e fshehtë qendron ndryshe , qendron ne demaskimin se islami nuk është fe e paqes e as e meshires, sepse nuk perputhet ne mjedisin tonë shoqerorë, kulturorë e as kombetare.

4: 55. Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Për ta mjafton zjarri i Xhennemit.

4:56. Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.

Pra , ne kuptimin Psikologjik, thenjet e tilla janë vetem një deshmi se te tilla shkrime do të sjellin deri ne konfrontimin e fundamentalizmit, shoqerisë dhe besimeve të tjera ne mesin tonë shoqerorë.
Njeriu ka të drejtë të beson ne atë se cka i duket e mirë, perderisa ne atë qe beson nuk ka shenja urrejtje per shoqerinë, besimin tjeter dhe per lirin e mendimit dhe të veprimit.

3: 166. Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t’u dalluar besimtarët e sinqert.

Edhe pse ky ajet me lartë flet për lufterat e bera ne kohen e Muhamedit, ne boten e sotme keto mirren sikur të ishin thenje per sot e jo për atehere, ketë e kan deshmuar ne shkrimet e tyre kohëpaskohe por edhe ne kercenimet e tyre permes mesazheve private por edhe ne jeten publike aty-ketu.
Po cka porosit ky ajet:

3: 157. E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t’u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.

Cila eshte ajo rrugë që Zoti e preferon ne menyren e tillë?!

3:116. S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.

Teologjia e tillë nuk mund të jetë pjesë perberese e meshires ne keto kohra sidomos ne shoqerin tonë e cila kerkon rrugen e vetë drejtë Perendimit pra ne folen e vetë të mehershme.

2: 244. Luftoni për hirë të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.

Por për të e mbuluar ketë thenje, atehere lexojmë ketë se ;

2: 256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.

Pra , cila nga thenjet duhet të jetë me e verteta , cila ka të bejë me cilen dhe cilen e shfrytezojnë funadmentalet??!!

2:193. Vritni ata derisa të zhduket fitneja dhe të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lereni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.

Kontravers i quditeshem...
Mora vetem pak keto ajete edhe pse të tilla ka shumë të renditura ne Kuran.
Perse te botohet e të i behet një publicitet i madh gjoja se Kurani paska të bejë me Shkencen, kur dihet fare mirë se me shkrimet tija bjen vetë ne kundershtim si nga krijimi i tokes, ndertimi i xhamisë, krijimi i njeriut , dhe shumë gjera të tjera.

Shoqeria e jonë nuk ka nevojë për shkrime dhe trillime të tilla të cila i takojnë një bote se vrazhet dhe një thirrje qe vdekja , urrejtja të gjitha te behen ne emër të Zotit.
Zoti nuk flet keshtu e nese flet atehere qenka mollë sherri e njerezisë.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx