Mendime
Selim Hasanaj: Shqiptarët në Norvegji dhe xhamijat shqiptare në këtë shtet
E hene, 31.08.2009, 05:50 PM

Nga Selim Hasanaj
Unë ka dy e ma teper vite që panderpre luftojë kunder nji dukunie fatale e cila para disa viteve fillojë heshtazi, por u shendrrue në institucion vetem per pak muej dhe sot shteti dhe populli norvegjez si të vetmet organizma të minoritetit shqiptarë në Norvegji njofin të ashtuquejtunat BASHKSI ISLAME SHQIPTARE , apo BASHKSI BESIM SHQIPTAR e tjer emna perfid me të cilat i kanë pagzue matrapazet dhe delikventet e ndryshem kriminel shqipfolsish që fatkeqësisht nuk po janë të pakët në Norvegji as gjetiu neper Evropë.
Kamë shkrue kunder kësaj dukunie në gazetat lokale e qendrore norvegjeze, kamë shkrue në veb saida të ndryshem gjithandej dhe per qudi askush nga ata që duhet të alarmohen dhe veprojnë nuk po reagon. Institucionet e shtetit Dardani e Shqipni po heshtin. Po hesht ( per qudi) edhe Norvegjia dhe bile po i financon me para këto krijesa kobzeza jo vetem per neve shqiptaret , por edhe per vetë Norvegjinë .
Në Norvegji në kohen e pushtimit të Dardanisë nga falanga e Millosheviqit , pra në kohen kur atje LDK-ja pat formue sistemin paralel shtetnor me c`rast pat lind edhe LIDHJA E ARSIMTARVE SHQIPTARË " NAIM FRASHERI" , sikur në shumë shtete të Evropes edhe këtu pat lind dhe ishte mjaft aktive dhe efektive kjo shoqatë dhe edhe në Norvegji patem degen e saj me Kryetar Prof. Tahir Haziri , pastaj antaret; Prof Dr. Gani Banjska ( i ndjeri), Mr. Qatip Haliti etj etj intelektual që veq se punonin me fëmijet e mergimtarve ata edhe kujdeseshin per mbarvajtjen e mesimit plotsue në gjuhen amtare per mergaten shqiptare në Norvegji kudo që kishte fëmi shqiptarë dhe ato vite mergata e jonë ishte mjaftë e shperndarë në këtë shtet të madhë me teritor gjeografik. Sado që ka pas lëshime dhe gabime , unë si prind i tre fëmijve nxanësa në atë kohë i pershendes sot dhe ju jamë mirnjohes pergjithmonë këtyne njerzve shpirtmirë dhe arsimdashes që i vunë bazat e ruejtjes nga shkrimja dhe asimilimi fëmijve tanë.
Kështu ishte kur kishim atdheun e okupuem. Tash kur atdheu u clirue, dhe kur edhe shteti u pranue, po kamë pershtypjen se edhe populli u TRANUE. Po më kujtohet ajo popullorja: i ka qitë sefaja peshë.
Tash në vend se të ndertohen dhe modernizohen shkollat të reja e të vjetra, atje në Dardani ( unë nuk e quej Kosovë) u ndertuen me qindra xhamija. Në vend se të shofim arsimtar e mësues me nxansat e tyne neve shofim mjekrrosh me pantolona të shkurt. Në vend që të ndegjojmë cingrrimat e zileve shkollore per fatosat e vegjel neve panderpre ndegjojmë ulurimat nga majet e minareve!
Dhe se asht shumë e vertetë ajo fjala e popullit. Shef fëmiu i vogël të madhin dhe banë edhe ai si ai.
Kjo qendron sepse pas talibanizimit të ngadalshem por ekstrem të Dardanisë edhe këtu në mergaten tonë në Norvegji ngadal u mbyllen shkollat e mësimit plotësues në gjuhen shqipe, u hapen xhamija dhe në podrumet e tyne u hapen mejtepe ku fëmijet nga mosha e mitun deri në student Universiteti varg e vi shkojnë dhe mësojnë NASIHAT ISLAM.
Këto ditë të muejt të ramazanit xhamija shqiptare e Oslos panderpre asht perplot me nga 1000-2000 veta.
Në taravitë e ramazanit në xhaminë e Sarpsborg-ut të cilen e kamë vetm 600-700 metra larg percdo mbramje vijnë nga 100 e ma teper veta. Dhe fatkeqësia e kësaj asht se si në Oslo si në Sarpsborg kjo turmë asht me vetem 6-7 pleq ndersa të tjeret janë fëmijë dhe rini. Cka po i entuziazmon këta që të shkojnë në taravia?! A duhet Akademia e Shkencave dhe Arteve të merret me këte problem?! Ku janë akademiket shqiptarë?! Cak po i entuziazmon rininë shqiptare që po arabizohet dhe po turqizohet ?! Imazhi i popullit shqiptar në Norvegji asht zero. Dikur këtë imazh e humbnim me veprime kriminale të disa individve ndersa tash me xhamija dhe predikime islame në forma ekstreme, norvegjezet na kanë fut në të njejtin thes me talibanet e afganistanit dhe me turko-kurdo arabet e afro-azisë.
Shqiptarë po ka per ditë e ma pak, ndersa shqipfolsa islamistë perditë e ma shumë. Kjo nuk na sjell lumtuni as fat per brezat që do vinë. Dhasht ZOTI dhe na dalt gjumi dhe kllapia e kobshme.
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Komunikatë për shtyp e SHBP, dega në Besianë
Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (II)
Enver Robelli: A përmirësohet imazhi i Kosovës me pekmez dhe me përralla?
Baki Ymeri: Kali fanatik dhe gomari ballkanik
Faik Krasniqi: (Mos)Kalimi neper urat ndarese te Ballkanit
Ilir Dardani: Nji t'humbuni
Baki Ymeri: Kapitull i dështuar i një butaku ballkanik
Agim Vuniqi: Dinjiteti dhe vetrespekti nuk ekzistojnë më
Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!!
Halit Bogaj: Partia socialiste
Valon Murati: EULEX-i, Serbia dhe Pakoja e Ahtisaarit apo reciprociteti...
Qerim Ujkani: Elemente nacionaliste në poezinë ''Metohija'' e Millosh Sstojiqit
Një Kadare histolog, jeta përkrah gjeniut të letërsisë
Agim Vuniqi: Serbët versus shqiptarëve, a janë shqiptarët komb shtetformues...
Frashër Demaj: Profilizmi i partive politike në Kosovë
Minella Aleksi: Urrejtja e Paguar
Enver Bytyçi: Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit
Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes
Xhevat Rexhaj: Republika e Kosovës dhe targat e ish Kosovës autonome?!
Faik Krasniqi: Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme