Mendime
Gjon Neçaj: Humanizmi - virtyt i bartur në dejet e gjakut të shqiptarit...
E enjte, 03.09.2009, 09:44 PM

(NE VEND TE NJE FALËNDERIMI PER “NJËSINË KORONARE” TË SPITALIT REGJIONAL “ISA GREZDA” GJAKOVË)
Nga Gjon NEÇAJ, publicist
Gjatë verës së nxehtë të këtij viti, të mbarsur me ngjarje të turlillojshme në të gjitha aspektet e jetës njerëzore, u ndodha për një terapi në “Njësinë koronare” të spitalit regjional “Isa Grezda” të Gjakovës.Për koiçidencë hedhja në kompjuter e ketij shkrimi përkon me 10 vjetorin e vdekjes së Nënës tonë të madhe ,Nënës së gjithë njerëzimit,Nënës Terezë, e cila ka qënë,është dhe mbetet ,veçanarisht për ne shqiptarët,e cila kishte ne dejet e saj gjak të pastër tonin,model i humanizmit,tolerancës dhe dashursië njerëzore ndërmjet nesh.
E aty,në atë pavion të kardiologjisë,unë gjeta një pjesë nga zemra e Nënë Terezës te personeli mjekësor,duke filluar që nga Shefi i Njësisë ,Dr.Fadil Ademaj,një djalë gjakovar,.i përgatitur,energjik , i shkathët,gjithnjë i qeshur dhe i dashur me çdo pacient…
E fjalët e poetit të madh Din Mehmeti,ish-pacient i mjekut të talentuar,se Fadili është në radhë të parë njeri,pastaj mjek shumë i përkushtuar dhe tepër human,m’a vërtetuan mendimin e Bacalokut sapo u njoha në kontaktin e parë me të.”Kam nip të mirë,thotë Dini,e qesh i gëzuar se të gjithë flasin vetëm fjalë të mira për djalin e Gjakovës,që natë e ditë është në sherbim të qytetarëve të tij.
Në ambinete,dhoma ka një pasterti dhe përkujdesje shembullore nga personeli.Po ashtu edhe gatimi ishte tejet i shijshëm dhe me shumëllojshmëri.E të gjitha këto janë meritë në radhë të parë e Fadil Ademajt,si përgjegjës ,por edhe stafit,se siç thotë me modesti ai,çdo meritë ia dedikoj kolegëve të mi dhe personelit.
E në rrugën e përgjegjësi të tyre ecin edhe dr. Rreze Koshi, Vjollca Berisha e deri te pastrueset,që fatkeqësisht nuk ua mësova dot emrat për një javë të gjithëve.
Kjo njësi është vepër e Caritasit Lombardia Itali,e cila duhet falënderuar për punën e saj në sherbim të popullit të Gajokvës,i cili doli nga lufta me trauma të mëdha dhe drama të pashëruara.
Këtu duhet të marrin shembull jo vetëm kolegët e Fadilit në Kosovë e Shqipëri,por çdo mjek, i cili duhet ta quaj veten human me një copë zemër dhe një pjesë gjaku prej Nënë Terezës.
E ky është edhe mesazhi ynë në përmbyllje të këtij shkrimi falënderues…
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Nji sqarim Kadri Osmanit dhe, Mjaft ma me nofka, hicni maskat
Atdhe Mirdita: Vehabizmi boshnjak po përëndon?!
Selim Hasanaj: Xhevahir nga Kukësi - Poetja Sose Dumani
Shaban Peraj: Diskutimi publik për organizimin territorial
Engjëjt e Vdekjes
Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (IV)
Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq
Naim Tërnava: Kërkoj ndërhyrjen e shtetit
Xhevat Rexhaj: Shqiptarët shkallmuen Serbinë - Qeveri Berisha ktheu indentitetin kombëtar
Zef Ndrecaj: Pamje nga Kosova e Lirë Sovrane dhe Demokratike
Selim Hasanaj: Shija e hurmave të Arabistanit në iftar nëpër tavolinat e rrugëve të Dardanisë
Xhevat Rexhaj: Shteti ynë - R. e Kosovës ua vodhi mërgimtarëve mbi 300 milion euro vitet e fundit
Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (III)
Faik Krasniqi: Marreveshja e Ohrit me afat te skaduar
Agim Vuniqi: A ka Kosova polikë të pavarur shtetërore...!?
Halit Bogaj: Letër Salih Kabashit
Selim Hasanaj: Shqiptarët në Norvegji dhe xhamijat shqiptare në këtë shtet
Milazim Kadriu: Komunikatë për shtyp e SHBP, dega në Besianë
Krist Gjinaj: Thënjet në Kuran - A i duhen shoqërisë sonë??!! (II)
Enver Robelli: A përmirësohet imazhi i Kosovës me pekmez dhe me përralla?