E shtune, 27.04.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Nji sqarim Kadri Osmanit dhe, Mjaft ma me nofka, hicni maskat

E enjte, 03.09.2009, 08:52 PM


NJI SQARIM KADRI OSMANIT DHE, MJAFTË MA ME PSEUDONIME DHE NOFKA, HICNI MASKAT

Nga Selim Hasanaj

Pas asaj që i ndodhi z. Gjon Mehaj me shtëpinë e ti në Prigodë të Istogut dhe disa artikujve të mi të botuem si reagim dhe shprehje e revoltes kunder kësaj vepre barbare e vandale, mësova tash nga miku im z. Gjon Mehaj se njerzit atje në Istog dhe rrethinë po mahniten me shkrimet e mija, por quditen dhe po thojkan "KU PO E MERR SELIMI TANË KËTË GUXIM"?! Unë po pergjigjem së pari në këte sepse edhe mikja ime dhe aktivistja e devotshme e qashtjes kombëtare Kryetarja e degës së LDD-së në Zvicërr z. Zizë Pepshi mbramë mi tha po të njejtat fjalë sikur z. Gjon Mehaj. Edhe në Zvicërr po u quditkan me guximin e Selim Hasanaj dhe me andje po i lexojkan shkrimet e mija.
Ta din miqët e mi, ta dine ata që pelqejnë shkrimet e mija me të cilat unë vetemse po shprehi indinjaten time me mbrapshtitë e popullit tonë se unë nuk e di prej kujt duhet të frigohem dhe mos ta thamë ate që e ndjej dhe mendojë per popullin tim, per shtetin tim tash kur shteti im asht i LIRË, KA INSTITUCIONE, DHE ATO INSTITUCIONE JANË TË SHTETIT TIM. Ata që më njohin e dinë se Selim Mustafë Hasanaj mendimin e vetë e ka thanë troq edhe atëherë kur në Istog pushtetin e kishin Miodrag Raiqiqi , Vuko Krivokapiqi, Mijat Vulloviqi, Filip Millosavleviqi , Radivoje Dumanoviqi etj, etj shkije katil. Bile R. Dumanoviqit i kamë pas thanë troq në ftyrë se ai asht QETNIK I CMENDUN dhe ate në mbledhjen e Organizates Themelore të Lidhjes së Komunistve të Kosovës që e paten mbajt në Posten e Istogut ku unë punoja ROJE NATE ndersa R. Dumanoviqi ishte sekretar i SUPIT në Istog. Per këtë deshmojnë të punsuemit e postes së Istogut që edhe sod e kësaj dite kujtojnë me respekt guximin tim dhe askush ma shumë se unë edhe mas 20 viteve nuk respektohet nga ish koleget e mijë në posten e Istogut percka unë mburrem dhe atyne ju jamë mirnjohes dhe i pershendes.
Pra pse të frigohem, prej kujt?! A po cpif kur shkruej per qoroditjet vehabiste të Istogut dhe krejt atdheut dhe pse po thamë se atdheu im dhe i shqiptarve Dardania nga dita në ditë ma shumë po më duket si Afganistani i Talebanve. Nuk po cpif dhe pse të frigohem, prej kujt.?! Pra bajë këtë shkrim per dy arsye dhe due të rrefehem pa shibel në gjuhë.
Në shkrimin tim të fundit ku plot pezm shkrova per iftaret e rrugve që po sponsorojnë shoqata turke e arabe atje në Dardani. Pat shumë komente, mue nuk më revoltojnë komentet e askujt pa marr parasysh permbajtjen edhe ofenduese dhe e ndytë po të jetë ajo. Shpreh njeriu mendimin e vetë i thamë vetes dhe nuk mendojë ma, por më revoltojnë shkrimet sulmuese , denigruese, shpifjet dhe akuzat pa asnji bazë dhe kur ato bahen me anonimitet, me nofkë apo pseudonim. Sikurse edhe më indinjojnë reagimet ashiqare të njerzve të cilet deri dje kanë mendue si unë, kanë perkrah shkrimet e mija dhe kanë thur lavde e mirnjohje per to ndersa tash papritmas dalin në taborin e kundert dhe nuk e di per cka por fillojnë të sulmojnë dhe të tregojnë tone armiqësore ndaj meje. Po flasë pa dorza. Z. Kadri Osmani ( ka kohë që kurr nuk e kamë shkrue kështu origjinal mbiemnin e ti) që ma në fund e rikthej vetë mbiemnin e vjeter dha para sa ditesh dha dorheqje nga posti i Kryeredaktorit në saidin zemrashqiptare.net. Dhe shkak nr. nji per këtë ishin shkrimet e mia të cilat ai nga nji mik dhe perkrahes tash papritmas don jo vetem ti censurojë, por nuk don ti boton fare, poashtu ato të Ilir Dardanit. Në shkrimin tim per iftaret e rrugve ai me të drejtë ndoshta më qorton në fjalorin tim të ndytë, ama mue më qudit pse bash Kadri Osmani, deri dje së bashku me mue kritik i denjë i qoroditjeve islamike të trojeve tona. Cka u ba tash. Mendojë dhe më kujtohet nji poezi e Nolit të madhë kur kritikon Faik Konicen poashtu të madhë. " DHE FERITI FTYREN NDRRON, DJE SHANTE SOT LAVDËRON".
Po ja spjegojë atë që e ka indinjue Kadriun vetem në shkrimin që ka dal publikisht dhe kritikon. Pra per iftaret e rrugve dhe fjalorin tim të ndytë. Ta perserisë edhe njiherë o Kadri Osmani se edhe ti edhe unë  edhe babat dhe gjyshat tonë kanë agjinue RAMAZANIN por iftarin e kanë hanger në shtepi me familjet e veta e shumë herë edhe bukë e krypë dhe vetem nji gotë ujë të pusit apo burimit. Dhe unë ato iftare i nderojë dhe kamë respekt. Ndersa këto që tash edhe ty tu paskan begenisë per mue janë magjuphane, janë primitivizem, janë nencmin dhe poshtersim deri në palcë të shpirtit POPULLIT SHQIPTARË. Dhe krejt kjo bahet nga ata që i organizojnë dhe nga ata që i sponsorojnë. Andaj unë ashiqare pa pardon e thash dhe e perserisë prap se per mue le të hanë jo veq hurma por edhe m... Per këso magjuphanje unë nuk kamë respekt. Nuk kamë respekt per faktin se nuk asht kjo civilizuese, nuk asht kjo tradit e brezave per tu ba iftari në trojet tona.
Nuk kisha dasht të hapi fesat me ty dhe sado që ti mund të reagosh unë të premtojë që tash se nuk do të pergjigjem. Më dhimsesh dhe asesi nuk muj e mohoj Kadri Manin per Kadri Osmanin. Due ta mbajë mend Kadri Manin.
Shpresojë se jo veq Ti por edhe të tjeret e kuptojnë pse ajo shprehje e imja banale dhe e ndytë në atë shkrim. Pra ashiqare e thash mendimin tim.
Ti banë edhe nji gabim tjeter. Më befasove edhe me konstatimin tand se Skender Hyseni po bajka politikë kombëtare dhe nderkombëtare per atdheun. Nese politika kombëtare dhe nderkombëtare per të mirë të atdheut bahet tue que motin në Turqi te islamist Avdulla Gul dhe nese ti vertetë mendon se asht kjo në rregull, prap më dhimsesh dhe komenti im asht: Kadri Mani asht ba Kadri Osmani. Kaq me ty dhe kaq me ata që don ta dinë ku e marr guximin. Nuk jamë hata njeri as i paprekshem , GUXIMI IM VJEN NGA SINQERITETI IM PER TI PARAQIT GJANAT DHE MENDIMET PER TO ASHTU SA MA SAKT ASHTU SI ATO JANË.
Dhe tash per të gjithë shqiptaret edhe nji APEL.
 Ju lutem , së pari miqve të mi , Ilir Dardanit, Atdhe Mirditës, Lisjan Kosjerit, L Drinasit, e sa e sa komentuesve tjerë që të bahen të sinqert dhe të heqin maskat. Të dalin ashiqare sepse vetem kështu do reflektoni me idet dhe me bindjet e juve te masa e popullit dhe te lexuesi i shkrimeve tuaja kudo që ato i shkrueni.
Nese delni pa maska do jua mbyllni gojen injorantve, do ua mbyllni gojen narcisoidve psikopat që veten e thrrasin EXPERT dhe dergojnë letra nëper Postat private se paskan zbulue kush asht ILIR DARDANI,kush asht filani e kush fisteku. Ismet Hasani nji i smut mental më terrorizon me shkrime senzacionale dhe thotë se nuk asht rastësisht EXPERT. Ka zbulue se Ilir Dardani , Gëzim Marku etj qenka Bajram Kabashi. Pra per ti detyrue të tjeret që ta mbyllin gojen dhe mos të mundohen me expertiza unë propozojë të gjithve të delni perfushe. Dhe ashtu të barazohemi dhe ta vazhdojmë punen dhe komentet.
Shpresojë se ky apel imi do hasë në mirkuptim. Nuk kemi cka i frigohemi njani tjetrit, secili le ti frigohet vetes së vetë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg Norvegji
03.09-2009


(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora