E shtune, 27.04.2024, 06:49 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Diskutimi publik për organizimin territorial

E merkure, 02.09.2009, 09:13 PM


Diskutimi publik për organizimin  territorial

Tuzi komunë më vete

Shkruan: Shaban Peraj

Ka disa ditë që në mediat e shkruara dhe ato eletronike po dalin komunikata lidhur me Projektligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, gjë që në këto momente e bënë interesant temën në fjalë, pikërisht për ne shqiptarët në Mal të Zi lidhur me çështjen e komunës urbane të Tuzit. Pa dashur të hyjmë në mënyrën se si i prezantohet shikuesit apo lexuesit ky problem, ajo që ka rëndësi është se këtu hetohet një disharmoni (jo për të parën herë) në mes të subjekteve politike shqiptare që veprojnë në këto troje. Në fakt ky projektligj duhet të qartësojë njëherë e mirë arsyeshmërinë e asaj që dikutohet në forume të larta partiake (nëse të gjitha e kanë diskutuar apo do ta diskutojnë këtë problem) për të arsyetuar vlefshmërinë në bazë të argumenteve të cilat çdokush e ka të qartë se janë të mjaftueshme që komuna urbane e Tuzit të jetë komunë më vete sikur edhe të tjerat që janë sot në Mal të Zi. Kjo edhe për faktin se ndarja territoriale është në favor të decentralizimit të pushtetit, po edhe të qytetarëve të trojeve të Malësisë të cilët për këtë regjion paraqesin shumicën si popull shqiptar autokton në trojet e tyre shekullore. Kjo është edhe një arsye më tepër edhe për vet shtetin e Malit të Zi i cili pretendon të bëhet anëtarë i BE-së dhe i NATO-s, që të shikojnë edhe njëherë të vërtetën, jo për t’ua bërë qejfin shqiptarëve, por për të dëshmuar se pikërisht ndaj tyre nuk ka diskriminim politik e ekonomik, e për të zbatuar standartet demokratike evropiane. Demokracia e vërtetë i garanton secilit lirinë në të drejtën për të qeverisur vetvetën. Kjo e drejt u takon edhe qytetarëve të Malësië, në të kundërtën atyre u ndalohet e drejta për të kultivuar demokracinë, ata në këto momente po i shkombëtarizon, i nënçmon dhe kështu fitohet përshtypja se atje nuk mund të zhvillohet një demokraci e mirfilltë. Kjo që shteti i Malit të Zi nuk po tregon vullnet të mirë për të shikuar të vërtetën në sy i ngjanë më tepër një presioni politik i përkrahur ky edhe nga disa politikanë shqiptar.
Në deklaratat e bëra (secili më vete)  vihet re dobësia e udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, po edhe “shqetësimi” i tyre që të ndarë siç veprojnë, për të satën herë të dalë “lakuriq” shkaku që i shtynë për të dhënë deklarata. Kjo tashmë është bërë praktikë, por asnjëherë të koordinuara këto me mendimin e shumicës shqiptare. Në vend që politikanët tanë të shqetësohen për këtë dukuri, për të mos hedhur mendime pro dhe kundër mundësisë që Tuzi të jetë komunë më vete, ata vazhdojnë të kenë divergjenca, në vend që nëpërmjet një diskutimi serioz publik të bëhet tentativë për takime me udhëheqës shtetëror të Malit të Zi për të eliminuar këtë praktikë të vjetër tashmë dhe për të qenë më afër njërëzve, më afër atyre që u dhanë votat e u besuan pushtetin. Diskutimet që hidhen sot ndaj ekzistimit apo jo të komunës së plotë të Tuzit janë një farsë dhe ajo ka vetëm një zgjidhje: të hiqet njëherë e përgjithmonë nga rendi i ditës çështja e Tuzit, ata i kanë të gjitha parametrat për një komunë të plotë. Argumentet që i ofrohen opinionit gjoja se kjo trevë nuk disponon resyrse  për të qenë e ndarë nga Podgorica nuk janë bindës, as këtu as te faktori ndërkombëtar. Mu për këtë duhet rrespektuar traditat e të parëve e që janë në dobi të komunitetit të këtueshëm, duke e ditur se këto troje edhe në vitet më të vështra kanë qenë komunë më vete. Ata që i mohojnë argumentët, ata janë mohues të haptë duke shprehur mosbesim jo ndaj të vërtetës, po ndaj atyre që menaxhojnë sot me këtë trevë. Këtu është thelbi i problemit përsa u takon prijësve shqiptar, ndaj nuk u besojnë atyre dhe përpiqen të mashtrojnë atë pjesë të popullatës që nuk është e përfshirë sa duhet në rrjedhat politike.
Para se të sillet një vendim politik është e udhës që hartuesit e deklaratave të kenë para vetës një elaborat në të cilin do të jepeshin të dhënat e sakta  se si qëdron puna në këtë trevë lidhur me sipërfaqen e saj, numrin e popullatës, taksapaguesit që menaxhojnë ekonominë, ngritjen arsimore, rrjetin e shëndetësisë e shumë çka tjetër.Një elaborat i tillë do ta bënte bindës opinionin e Malësisë, po edhe strukturat relevante shtetërore. Vetë mënyra e paraqitjes përmes deklaratave të bënë të kuptosh  se gjithnjë vazhdohet me një politikë qorre e cila në këto momente duhet të ndalet dhe të mos lejohen individë të veçantë që problemin e komunës së Tuzit ta shikojnë sipas qejfit të mendjes së tyre, pa ofruar prova e analiza të cilat më heret është dashur t’i ofrohen komuniteti të Malësisë. 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora