Radovani: 28 Nandori asht vetem ky
| E Diel, 27.11.2016, 06:38 PM |

Nga Fritz RADOVANI:

28  NANDORI  1912  ASHT  VETEM  KY...

 

28 NANDOR 1912 DEKLARATA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, u nënshkrue  në Mbledhjen e Parë të Kuvendit Kombëtar të Vlonës. Pjesa shqip u hartue nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali. U shkrue nga Shefqet Dajiu.

(Foto Marubi – 1937) Kjo paraqitje e dokumentit asht një montim nga Lef Nosi me rastin e Ekspozitës së 1937, mbasi firmat nga Mustafa Kruja e poshtë, tek dokumenti origjinal i Deklaratës ishin në pjesën e mbrapme. Dokumenti asht i shkurtë, i shkruem me dorë, dhe i nënshkruem nga të gjithë Delegatët e Kuvendit.

PERMBAJTJA E DOKUMENTIT:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".

DELEGATËT E ASAMBLESË KOMBËTARE ISHIN NGA:

Berati, Çamëria, Delvina, Durrësi, Dibra, Elbasani, Gramsh-Tomorricë,Gjinokastra, Janina, Kosova, Gjakova, Plava-Gucija, Kruja, Lushnja, Mati, Ohri e Struga, Peqin, Përmeti, Pogradeci, Tepelena, Tirana, Skrapari, Shijaku, Shkodra e rrethueme nga malazezet, Vlona dhe Kolonia Shqiptare e Bukureshtit.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipnia u mblodhën në Kuvendin e Vlonës. Ismail Qemali (thonë) u kthye në Shqipni dhe në krye të një Asambleje Kombëtare shpalli Pavarësinë e Shqipnisë në qytetin e Vlonës më 28 nëntor 1912.

Në të njëjtën kohë u krijue edhe një qeveri e përkohëshme.

Nenkryetar i Qeverisë së Vlonës u zgjodh Don Nikoll Kaçorri...

Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shtetit Shqiptar të cunguem nga fqinjët dhe turqit pra, ju njoh “Pavarsia”.

***

A janë të plota dhe të sakta këta dokumenta që botohen tashti?!

– Jo vetem nuk janë të plota, po as të sakta...

Dominojnë mendsitë anadollake të maskueme nga fallsifikatorët sllavokomunistë.

Dominon “injoranca” per me mbulue qellimet antikombtare dhe pasunimin pa ligjë!

Festa e 28 Nandorit fillon me Gjergj Kastriotin në Krujë me 1443 dhe jo, në 1912...

Pse nuk botohen materialet historike origjinale të periudhës së Pavarsisë?

Kush kerkoi “Pavarsi nen suazen turke”...?! E shka u tha Luigj Gurakuqi ?!

Pse nuk fshihen perfundimisht fallsifikimet e bame në Historinë e Shqipnisë?

A ka lidhje Pavarsia ynë me ngjarjet e Dedë Gjo’ Lulit dhe Memorandumin e Gerçës?

Asht fshi Historia e lavdishme e Maleve të Veriut, me i lëshue vendin Esad Toptanit.

Hiqet nga zyret e nalta Gjergj Kastrioti, se “qeveria punon per me hy në suazen turke”!

Edhe Festat e Mëdha të Flamurit, perditë punohet me i njollosë me tradhëtarët!

Rinia Shqiptare thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!!”... Edhe “Rilindja”...

Do ta shihni neser dokumentin se ke kerkon me “Ringjallë”!!..


Melbourne, 27 Nandor 2016.

(Vota: 17 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: