Kulturë
Bajram Çeliku – Bali: Fshati i lashtë “Cërril” në “Kodrën e Kallangoçit” – Cërvicë
E merkure, 08.04.2026, 06:55 PM
FSHATI I LASHTË ,,CËRRIL” NË “KODRËN E KALLANGOÇIT” – CËRVICË
NGA
BAJRAM ÇELIKU - BALI
Për
këtë vendbanim të lashtë thuhet se, mund të jetë nga më të lashtët jo vetëm në
trevën e sodit të Kërçovës, por edhe të viseve Ilire. Sipas të dhënave nga
shumë historianë të lashtë thuhet, se: ky vendbanim i lashtë në të kaluarën
rreth e për rreth ka qenë i rrethuar me ujë, dhe i mbrojtur nga të katër anët
nga uji që e rrethonte. Nga kjo mund të kuptojmë se, kafshët e egra të asaj
kohe nuk mund t’i sulmonin, por edhe faktori njeri nuk do të kishte guximin për
t’i sulmuar. Liqeni i dikurshëm këtyre banorëve sigurisht që u ka shërbyer për
gjuajtjen e peshkut, e “Kodra e Kallangoçit” aty pranë do tu kishte shërbyer
për kultivimin e bimëve drithore, për të fituar bukën e gojës.
Me
ardhjen e osmanlive në trojet tona e kishin vështirë që të sulmojnë Shqipërinë,
sepse ky territor ishte pengesë për të kaluar. Pas një kohe të gjatë turqit e
zgjidhin këtë problem, duke shkatrruar një kodër afër Makedonski Brodit, dhe
liqeni i dikurshëm përmes të lumit TRESKA, iu bashkua lumit Vardar në afërsi të
Shkupit. Për shkak të terrenit moçalik turqit nga USKANA ia vënë emrin Kërçova,
që sipas gjuhës turke d.m.th. Tokë e keqe, emër që edhe sot e kësaj dite e ka
trashëguar qyteti.
Të
dhënat dhe gjurmët për këtë vendbanim të lashtë
na tregojnë se ky vendbanim i lashtë ka qëndruar në Kodrën e
”Kallangoçit”, afër varrezave Çelike të fshatit, dhe kisha e lashtë Ilire
qëndronte në majë të kodrës “Çuka”, edhe varrezat nën kishë. Banorët me ujë për
pije dhe mbajtjen e higjienës personale janë furnizuar prej te një burim uji që
është ndodhur në rrëzë të “Kodrës Tike” te “Guri Zi”, të cilin edhe kur unë
isha si fëmijë e quanim “Kroi i Tike”.
Gjyshi
im rrëfente se, ai kishte dëgjuar nga më të vjetrit e fshatit se uji për pije
dhe higjienë personale nga ky burim është bartur deri te vendbanimi te “Kodra e
Kallangoçit”, duke kaluar për një rrugice të ngushtë pas “Çuke” që të çonte
deri te vendbanimi. Se, të parët e këtij vendbanimi ishin me prejardhje Ilire
na dëshmojnë edhe gërmimet arkeologjike të bëra nga gjimnazistët e Kërçovës në
krye me profesorin e historisë Asan Abazi nga fshati Zajas. Gjenden enë
qeramike e disa sende të tjera të cilat dërgohen në Institutin Arkeologjik të
Shkupit, nga më vonë merren rezultate se datojnë para 4000 viteve. Kjo dëshmon
se, ky lokalitet i lashtë mund të jetë edhe më i lashtë se 4000 vite, por koha
që vjen pas do ta vërtetojë lashtësinë e vërtetë të këtij lokaliteti.
Para
nja pesëdhjetë vitesh tregonin banoret më të vjetër të fshatit, disa fshatarë
të Cërvicës duke nxjerrë gurë për ndërtimin e shtëpisë nën kishë ngrejnë një
pllakë të gjatë guri, dhe çka me pa nën te, një trup gruaje, flokët e zeza të
sajë ende pa prishur. Vendosin përsëri pllakën te vendi dhe ndërpresin
nxjerrjen e gurëve nga ky lokalitet, e gurë për shtëpinë e tyre nxjerrin nga
një lokalitet tjetër.
Kjo
që thashë më lartë na e bën me dije se, në këtë lokalitet kanë jetuar Ilirët e
lashtë, paraardhësit tanë. Si dëshmi tjetër, mund të na shërbejë edhe kupola e
kishës, ku disa arkeologë gjerman kanë bërë gërmime dhe bazamenti i kishës
shihet qartë, si dhe disa gurë të gëdhendur romak.
Me
shterjen e ujit të liqenit fusha për rreth “Çukës” filloi të teret, dhe këtë e
shfrytëzoi turku, duke ua ndarë atyre që do të pranonin Fenë Islame. Banorët e
“Kodrës së Kallangoçit” nuk e pranuan Fenë Islame dhe lëshuan vendbanimin e
tyre prej disa shekujve, disa u vendosën në fshatin e sotëm përballë
Llazërovcë, disa shkuan në fshatin e sotëm Osoj, dhe disa pranë Kalasë së
Kërçovës. Cërvica e sotme u banua me shqiptarë myslimanë të ardhur nga fshatrat
e Prilepit, Strugës, Tetovës, Shqipërisë, Dërgomishtit e vise të tjera. Në këte
mënyrë fituanë tokë pjellore për të mbajtur gjallë familjen e tyre. Kështu hyri
sherri më mes të shqiptarëve ortodoks dhe atyre “muslimanë”, duke fyer njëri -
tjetrin me fjalët ,,Pse bre vëlla u bëre turk, e ai tjetri ia këthente se ti
pse u bëre shka ,,shja”? Kjo grindje vazhdon edhe sot e kësaj dite përmes
partive politike, e mjerë populli e mjer vatani...









