Kulturë
Përparim Hysi: Dhe djalli, ndonjëherë, nuk është krejt i zi
E diele, 05.04.2026, 06:34 PM
Dhe DJALLI, ndonjëherë, nuk është krejt i zi
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Para
së gjithash, u them lexuesëve se unë nuk
kam qenë dëshmitar okular në ç'ka do t'ju tregoj më poshtë. Por, sidoqoftë, informacioni që mora qe, nga një njeri i besuar.Arsyeja tjetër është se
protagonist i këtij tregimi është një kushëri imi. E sa qëndron e vërteta në
këtë tregim, po mbrohem me fjalët e një GJENIU. Me fjalët e AT GJERGJ FISHTËS, që
kur mbaroi këngën për MARASH UCIN, thotë, mes tjerash:"... oh, atje s'kena kanë, por kështu na kanë
thanë". Edhe një herë tjetër, kam folur për këtë ndodhi dhe, nëse po
tregoj prapë, inkurajimin e kam marrë
nga një GJENI tjetër:nga ISMAIL KADARE!
Ky ka thënë:" NJë autor mund t'I kthehet, kur do, një shkrimi të vet.Dhe ka të drejtën e
plotë". Mendoj se deri këtu e kam faqen e bardhë para lexuesit dhe ndaj po
vazhdoj.
*
Qe
bonifikuar këneta e TËRBUFIT, nga më të mëdhatë në vend, me dhjetëmijë hektarë. Hapej një front i madh
për bujqësinë dhe, ngaqë kjo kënetë, ndodhej në rrethin e LUSHNJES, qeveria organizoi në LUSHNJE një seminar
kombëtar me specialistë të bujqësisë në rrethe. Vet kryeministri, Mehmet Shehu
që ishte, siç mendonte, specialist bujqësie, jo vetëm e drejtonte seminarin, por
dhe mbajti referatin model, se si duhej
punuar mbi këtë sipërfaqe të madhe toke. Dihej autoriteti i tij në qeveri(ku
peshonte "rëndë", pas njëshit, sigurisht). Dihej gjithashtu që, sado
kryeministër, ai si specialist bujqësie,
kish marrë një parcelë ekspermentale, ku punoi vet me traktor, në ND.B.të
SUKTHIT. Mbajti referatin dhe, mes tjerash, bënte prognozën: "... tani e tutje, ishin tokat ujore të kënetës së TËRBUFIT, duke
i punuar në"formë kurriz peshku" do japin redimente të larta. Natyrisht,
pati ovacione. Po kur thonë, andej nga
VERIU i vendit tonë." Kadal bek/se ka hendek...
Me
leje, u ngrit dikush. Ju dëgjova me
vëmendje dhe nuk mund të mbyllim sytë, sidomos ne që paguhemi për bujqësinë, për
këto aritje, por shoku Kryeministër, tokat e Tërbufit janë toka kripore dhe nuk
mund të punohen si"kurriz peshku".
-
Kush je ti?- sokëlliu kryeministri.
-Unë
jam SYRJA HYSI, kryeagronomi.
-Dil
përjasha!!!
-
Unë përjashta do dalë, se ju jini kryeministër.
-
Përjashta dhe që sot je i pushuar!
-
Për të pushuar, nuk më pushon dot, se sa
peshoj unë, aq ka harxhuar qeveria për mua që më specalizoi jashtë shtetit.
-Mos
më trego mua harxhe, por përjashta!
Mbasi
u largua, "prishësi i qetësisë", seminari
ia arriti qëllimit dhe, ngaqë kryeministri ishte qejfli gjahu, pas
seminarit me shpurën e gjahtarëve arritën në pyjet nl rrethina e Divjakës.
*
Gjahu
shkoi aq mbarë dhe kur u stivosën kapicat e"viktimave", për herë të
parë, kryeministri qeshi dhe shpura i mbajti "ison". Kot nuk
thonë:"Kur je në qejf, as zgjebja nuk të ha". E preu të qeshurit dhe
iu drejtua njërit prej"trimave"që e shoqëronin.
-More
si quhej ai "rebeli" që nxora jashtë?
-
SYRJA HYSI, - tha "kaleci"
-HYSI,
-përsëriti si me vete, kryeministri
-Mos
është nga Skrapari, ky?
-
Nga VËRZHEZHA dhe është i biri , i PASHO HYSIT.
-
Ashtu, ë... dhe heshti.
Ndërkaq,
si për t'i ardhur në ndihmë, heshtjes të
kryeministrit, në afërsi të pyllit u dëgjua një fyell. Kryeministri u bë sy e
veshë. Sakaq.u bë i vogël dhe iu kujtua CORRUSHI, fshati tij në MALLAKASTËR, dhe
ai duke i rënë fyellit, si ky fyelltari i padukshëm.
-
I rënka bukur qerratai, -foli i këndellur kryeministri. A nuk ma gjeni dhe të
vijë, të argëtohemi pak? Vrapoi
"shpura" dhe e gjeti.
Fyelltari qe një nxënës i klasës së shtatë(Shkolla atëkohë qe 7-vjeçare)
që ruante dhëntë e tij.
-
Ore, - i thanë, - a vjen t'i biesh
fyellit se janë dhe ca burra të tjerë.
-
Vij, - tha, - pa e prishur terezinë
Kur
mbrriti, kryeministri i tha:
-
Vet e ke mësuar fyelilin.
-Ëhë,
(shpura u shqetësua nga kjo"ëhë). Kryemistri buzëqeshi. Shpura
u"çlirua" dhe u fut në lëkurën e të madhit.
-Po
hë, - vazhdoi i"madhi", me se do na kënaqësh?
-Do
marrë avazin"Kur dhëntë shkojnë për ujë", -tha fyelttari.
-Të
lumtë, por si vete me mësime?
-Jam
me të gjitha pesa (nota më e lartë deri nga viti 1968 kur u riorganizua
arsimi). Ja dje të shtunën, - tha djali, në Lexim Letrar, kishim "Fyelli i
Marsiasit" dhe mua më vuri pesë
mësuesja.
-Ashtu,
ë?
-
Po a ke qejf të vazdosh shkollën?
-Aha,
- foli ezber fyelltari, - në shkollë nuk më çon dot.
-
Si, nuk të çokam dot?!!!
-
Nuk më çon dot, se babai im është kulak
!!!
-Kulaak,
-mend lebetiti mjedisi.
-Po
pse e kanë bërë kulak baban?
Babai
im ka qenë partizan, por kooperativën nuk e do. Nuk u fut. Nuk u fut ai, por ia
futën këta, -tha pa e prishur terezinë djaloshi i vogël. Aha, - thotë pepja im,
- në kooperativë është puna me urdhëra dhe nuk më pëlqen, -thotë
_
Mirë, - i dha fund "shfaqjes", i madhi. -Rrofsh, se na kënaqe.
Ndërsa fyelltari i vogël hyri në pyll, Kryeministri foli:
-
Dëgjo, ILAZ (ILAZ REKA, atëkohë, sekretar i parë i komitetit të partisë në
Lushnje), të shikohet kulakllëku i këtij që ka qenë partizan dhe ky djali i
fyellit, mot drejt e në LICEUN ARTISTIK.
*
Epilog
Të
gjithë historinë ma tregoi një agronom pjesëmarrës që dinte lidhjen time me
Kryeagronomin SYRJA PASHO HYSI. Sa i tregova timeti për "rebelimin e Syrjait" dhe ndëshkimin ga kryemistri,
babai im tha:"Ndonjëherë, nga
sherri vjen hairi". Kryeministri do qetësohet dhe do gjykojë me urtësi. Dhe vërtet kështu ndodhi;
SYRJA HYSI u transferua si këshlitar bujqësie pranë Kryeministrit;më vonë
zv-ministër bujqësie dhe më pas:zv-rektor në ISNTITUTIN BUJQËSOR. Ka ndërruar
jetë, por nuk ka njeri që e ka njohur që mos flas me fjalët më të mira për të. MEHMET SHEHU ka
mbaruar INTERNATIN në VËRZHEZHË të SKRAPARIT dhe ka ngrënë bukë në familjen e
PASHO HYSIT. SHEHU I CORRUSHT, babai i kryeministrit, ka qenë mik i familjes së
PASHO HYSIT.
Fyelltari
i hoqi kulakllëkun babaitdhe vazhdoi LICEUN ARTISTIK dhe u bë flautist.
Tiranë.29 mars 2026









