Kulturë
Rushit Zejneli: Rruga jote pa kthim
E shtune, 04.04.2026, 06:43 PM

Rruga jote pa kthim...
-Kushtuar
Arnaut Zejnelit, vëllait të gjyshit, që vdiq si hero në Turqi-
Nga
Rushit Zejneli
Isha
i vogël kur më tregonte gjyshi
Ikjen
tënde rrugëve të fatit
Që
në moshë të re u nise në mërgim
Në
atë udhë të rendë, në atë udhë pa kthim.
Në
vendin ku linde u përmalluan dhe gurët
Për
hapin tënd, atë hap të munguar...
Mungesa
i shembi të gjitha urat
Mbeti
midis nesh veç malli i pashuar ...
Të
kërkova .me dashurinë fëminore
Të
kërkova por askund nuk të gjeta
Me
pérmallimin pér ty ditëve e stinëve
Diçka
e shtrenjtë na mungonte nga jeta.
Nga
malli për ty lulëzoi ftoi e molla
Nga
malli për ty u thanë dhe krojet...
Unë
Isha fëmijë, të të njihja doja
Të
ishe me ne, tek pragu dhe trojet.
Gjyshi
më tregonte aq sa ai dinte
Dhe
loti i nxehtë i binte në mjekër
Historia
jote flinte mbi ahishte
Zemra
ime fëmijnore nuk kishte peng tjetër.
Vitet
kaluan, unë u burrërova
Jeta
m'i hapi shtigjet dhe udhët
Por
Ty, gjysh i humbur, nuk të harrova
Emri
yt nuk m'u hoq nga buzët...
Kërkova
shumë në gjurmet e tua
Gazetarja
Mimoza Elezi bëri kërkime
Atje
ku jetove, në Manisa Turgutlu të Turqisë
Gjeta
një pjesë të zemrës time...
Bashkë
me bashkëshorten erdhëm në Turgutlu
Na
priti familja jote me dashuri
Gjurmet
e tua ndrisnin si zefir
Ti
ishe hero dhe porsi shenjt për Turqi...
Në
luftë me Greqinë, ylli yt shkëlqeu
Lavdia
të ngriti lart, në zenit...
Nuk
të mungonte asgjë, veçse Atdheu
Udha
e fatit tënd në Turqi ndrit...
Për
Ty ishin shkruar shkrime e libra
Ishin
ngritur buste e memorialë
Rrugët
dhe sheshet ta njihnin fytyrën
Gjysh
i dashur, i madhi luftëtarë...
Kudo
që shkele, shihja fytyrën tënde
Gdhendur
me daltën e kohës
Brenda
vetes ndieja krenari e dhëmbje
M'u
ngrit mal krenaria nga thellësi e zemrës...
Emri
yt, vepra jote e ndritur
Në
Turqi ishte një stoli plot shkelqim...
Arnaut
të thirrën, shqiptar ti mbete
Jetes
tënde i dhe dritë e shkëlqim...
I
madhi Ataturk të pati në krah
Ky
shqiptar i vyer i trojeve iliriane
Edhe
pse u verbove, me sytë e zemrës shihje
Rrugët
e fëmijërisë përmalluar asaj ane...
Sot
këto vargje i shkrova për Ty
Edhe
pse, Gjysh Arnaut, nuk të njoha kurrë
Me
kurorë lavdie pusho në përjetësi
Jetove
si hero e vdiqe porsi burrë...
Tani bijté e tu unë i pres né Tirané
Të
mblidhemi si gjak i rranjëve të vjetra
Ti
nga zemra ime nuk do të ikésh kurrë
Edhe
pse na ndau Fati dhe Jeta....
Jashar
Qemal Ataturku të kishte ne krah
O
luftetar me famë të madhe
Nuk
di çfare të shkruaj më parë
Arrnaut
Zejneli, ti mateshe me male...
Jeta
dhe koha sytë t'i verbuan
Por
sytë e shpirtit gjithmonë të ndriçuan
Shqipërinë
tonë kurrë nuk e harrove
Me
punë e vepra kudo e nderove...









