E diele, 05.04.2026, 12:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Kuvend poetik

E shtune, 04.04.2026, 06:33 PM


Kuvend poetik

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Dy mijë e nëntëqind vite

Si sot më parë

Krishti do të lindëte

E ndriçoi botën mbarë.

U perhap Krishterimi

Së pari në Iliri

Ndaj kjo Formulë Pagëzimi

Shkëlqen si flori.

"Në emër të Atit

E të birit

E të Shpirtit

të shenjtë".

Kjo formulë

Rron përjetë

Në rrënjë ulliri

Në Iliri mijëra vjet.

Pas gjashtëqindës

Lindi Profeti

Ai ishte bindës

Me emrin Muhamedi.

Ndaj lexohet formula

"Elailaheinellah"

Hak muhaber

Esurulla".

Në të moçmen Iliri

Jetojné të dy fetë

Lura është mrekulli

E harmonisë së vërtetë.

Djalit të parë

I vënë emrin Kristian

Të dytit në radhë

I vënë emrin Muhamedan.

Vendi i shenjtë

Është Kisha

Aty ka rrenjet

Edhe xhamia.

Njelloj të dyja

Njohin një Zot

Lutjet e mia

Drejtohet jetë e mot

E nisa poezinë

Të kujtoj mrekullinë

Vetë Zoti bëri ymër

Krijoi vërë dhe dimer.

Që jeta të ketë larmi

Krijoi kishë dhe xhami

Në tonën Iliri

Jetojnë në harmoni.

Po ashtu poetët

Shkruajnë poezi

Për të shenjtet

Profetet e mi.

U shkruan rubaiere

Me vargje, me rima

U shkruajtën prej dëshirë

Shumë larg nga cmira.

Shkruajtën historianët

Siç qe Herodoti

Për Gadishullin Ilirian

Bekuar prej Zoti.

Para tremijë vjetesh

Kishim mbretëri

Krenar të rritesh

Buzë Drinit të Zi.

Ku Mbreti Kidni

Kishte mbretëri

E rriti Trojvogjli

Plot me lavdi.

Te Kodër Gështenja

Është themeli e rrënja

Në qytetin Emathia

Me histori të lashta.

Shkruajti dhe Volterani

Në kullë tek Gjon Dibrani

Ai shkroi e tha:

Më priti Gjon Emathia.

Tridhjetë e dy fise

I ka ILIRIA

Në dyzet male gjaku i lidhte

Ndaj shquhen nga trimeria.

Për fisin e Sulit

Shkroi dhe Bajroni

I gjeje ballë sulmit

Vallëzonin në maja honi.

Mé parë shkroi Idriz Tiblisi

Aq bukur vargjet ujdisi

Për djemtë petrita ilirianë

Pér vajza ballë-sermaja si hënë.

Po flas me Gavril Darén e Ri

Pér Kenget e Milosaos si stuhi,

Për Bijën e Lalës që kërkonte trimin

Për syshkruarin asaj lotët i rridhnin.

Do të takoj Omet Kajanin

Të rrëkëllej disa kupa

Sytë xixa do t'i nxirrnin

Në Iliri, me allti në brez, rri çupa.

Takova dhe Pablo Nerudën

Që e ka të gdhendur poezinë

Kur i lexon, zemrat shkunden

Nga thirrja poetike për lirinë.

Ketu pranë kam Eliadhën

Jano Ricos bukur e tha fjalën.

Shprehur në vargje të lira

Stuhi rrezatuese plot ngjyra.

Më tej është Servantesi

Me Romanin "Don Kishoti".

Duke lexuar të zë mengjesi...

Paudhësitë i dënon dhe Zoti.

Tutje është Heminguei

Me Romanin e tij "Etja"

Kur dëgjoj sot bomba të shpërthejë

E pafuqishme më duket vetja.

Në Dardani, Ali Podrimja

Në çdo varg rënkon dhimbja

Dhimbje e rëndë është Presheva

Deri në palcë dhimbjen e ndjeva.

Kur të lexosh Gjergj Fishtën...

E bashkon kombin "Lahuta e Malesisë",

E ndriçon natën porsi ditën

Për t'u turrur drejt lirisë.

Shumë i sosur ky Migjeni

Mushkërinë ia bloi veremi

Shkroi Poemen e Mjerimit

Që është vula e robërimit.

Se kur robërohet Kombi

Ai shkon drejt vdekjes

Nuk ka më fuqi robi

Të shpëtoj prej hekjes.

Nga majë malet e Kolonjës

Erdhi Fan Stilian Noli

I pendës e i shkronjës

Ai është brilanti, mendjeholli.

Poezia e tij ka ritrëm luftarak

E zemrat tona i ngre peshë

Nuk kapi pushkën të bëj gjak...

Si Ai mëmëdhetarë të jeshë...

Po Hasan Zyko Kamberi

Ndrin me bejtet e tija

Kur trëndafili petalet çeli

Trëndafil i çelur edhe poezia.

O Hasan, zjarrin e ndeze

Në Gji Kotorri e Gji Preveze

Don Atdheun me dyzet male

Lidh me besë e lidh për fjale.

Iliria ka tridhjetë e dy fise

Si gjerdan në irrnek qëndisme

Çdo fis kishte Mbretin e vet

Me fusha, male e me det.

Mblidhen shekujt në kuvend

Dhe poetët më me mend

Si do thuret poezia?!

Që të mposhtet tragjedia!

Shumë e çmuar është liria...

Ku ka liri lulëzon dashuria,

Ku ka dashuri lulëzon mirësia

Ku ka mirësi lulëzon harmonia...

Trishtohen shekujt dhe poetët

Kur midis popujve gjaku derdhet

Vetëm gjakësorët hedhin bomba

Në gjak fëmijësh mbytet bota.

Se shkencëtarët mendojnë më shumë

Si të prodhojnë bomba me uranium

Të shuajnë fshatra dhe qytete

Si i shuajnë mijëra tërmete.

O Zot! Ky shekull është harbuar!

Ndaj poetët janë mjeruar...

U drithërohet fjala në vargje poezie

Kur shohin lot në sy fëmije.

Popuj kërkjojnë ndihmë nga Zoti

Të frenojë këtë ligësi ciklopi

Që nuk ngopet me gjak njeriu

...Shpëtona o Zot! Lutet fatziu.

Mbi dheun e nën dhe rri ligësia

Ndaj drithërohet dhe poezia

Drithërohen popujt kur u humb liria

Një shekull drithëruar trojet e mia.

Presin të ngjallet një Kastriot

Nish-Pervezë të jemi sot

Në katër vilajete të valojë flamuri

Shekullit dhe poetëve t'u buzëqesh nuri.

Kështu vendosën në të madhin Kuvend

Në Trojvogjël ku është origjina

Aty kanë lindur burra me mend

Për Atdhe nënat lindin trima.

Shumë e rëndë plaga shqiptare

Shumë rënkon nën të zezën ndarje

Liburni, Iliriadë, Çamëri, Dardani

Bashkohuni rreth flamurit kuq e zi!

Se gjuhë frymëzuese ka Kadareja

Flakadan për kohët e reja...

Kur e lexon kthjellohet mendimi

Dhe shqipes i lehtësohet fluturimi.

Në gjithë botën fjala mori dhenë

Poet,  shqipja ka Kadarenë...

Ky kollos i letërsisë

I lartësoi krenarinë shqiptarisë.

Po i përmend poetët me radhë

Në këtë kuvend shekullor

Për lirinë thanë shumë fjalë

Për fjalë të lirë ranë shumë dëshmorë.

U ekzekutuan për fjalën në liri

Sa me plumb, sa në litar

Vdekjen e pritën plot krenari

Ndaj të pavdekshëm janë në altar.

Për të mbrojtur të vërtetën

Me dëshirë do ta fal jetën...

Të mbetem më vargjet e poezisë

Si luftëtare e paepur e Lirisë.

Tiranë, më 02/04/2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx