Radovani: Kriminelët ushqehen me gjak atdhetarësh
| E Shtune, 29.10.2016, 10:02 AM |

1946 E.HOXHA dhe J.B.TITO

1946 - KRIMINELËT    SHQIPNI USHQEHEN  VETEM  ME  GJAK  ATDHETARËSH

Nga Fritz RADOVANI

HENRY KISSINGER I LIBRIT “DIPLOMACIA”...

Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Sh.B.A. Ai shkruen në faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të  tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm. Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”

Ndersa, At Gjergj Fishta, na la një porosi:

“Ma mirë me vdekë me u shue nën hije

T’ Flamurit tonë, në fushë të mejdanit,

Se me rrnue një jetë robnije

Përnën sukuj t’ huej t’ Ballkanit,

Bini, Toskë, ju, bini Gegë!.”.(Hymni i Flamurit kombtar)

U ndalue At FISHTA, “Lahuta” e Tij dhe “Hymni i Flamurit kombtar” i vitit 1913...

U ndalue Don Ndre ZADEJA, po, edhe u pushkatue me 25 Mars 1945, se ka deklarue: “...Populli Shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)

Rinia Shqiptare ka njoh disa nga veprat e Tij, kryesisht melodramat e vume nder skena si: “Ora e Shqipnisë”, Rrethimi i Shkodres”, “Hijet e Zeza”, Ruba e Kuqe” etj...

Me 20 Shkurt 1946 pushkatohet At Anton HARAPI, i cili “E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!” As sot Shqiptarët nuk e dijnë këte kusht! Kush ua mëshef?!

Ja dhe disa thanje të Tij: “Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – Na jena vllazen! A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”

“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtësi do të fitohet!”

“Na lajmëroni daten e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit...

Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral kolonel Enver Hoxha...”

“Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje At Gj. Fausti me shokë, u ekzekutuan sot me dt. 4 Mars 1946, ditën e henë, ora 5 paradreke... Kryetari i Gjykatës Ushtarake M. Iljazi.”

U pushkatue: At Gj. Fausti, At D. Dajani, At Gj. Shllaku, Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash Bajraktari, dhe në Korrik 1946 Frano Mirakaj, që nuk pranoi agjenturen.

23 Mars 1946, vritet tradhtisht në Vrith dijetari Don Nikollë GAZULLI.

17 Korrik 1946, pushkatohet Don Alfons TRACKI...Shkak bahet vrasja e Ndoc Jakovës.

Mbas qendresës së Kelmendit në Janarin e 1945, ku drejtoi trimi Prekë Cali, dhe forcat e Mehmet Shehut të ndihmueme nga jugosllavët vrane 118 Burra të Maleve, ua dogjën edhe shtëpijat e i plaçkitën edhe gjanë e gjallë, e Prekën e pushkatuen pranë Rrëmajit...

Në Janarin e 1945 u ba edhe Kryengritja e Llesh Marashit, i cili u var me 18 Korrik 1946.

Kur partizanët u pritën me pushkë në Berdicë, ku u pushkatue Arif Selimi, në krahinat e Malit Kolaj ishte Hasan Isufi, ndersa në Dukagjin e Shllak rezistenca vazhdonte nga një grup i organizuem me “Beslidhjen e Veriut” të Kapiten Gjelosh Lulit, Martin Sheldija, Major Gjergj Vata, Mark Mala, Pal e Mark Thani, Gjon Destanishta, Nik Sokoli dhe sa Trima të Pathyeshëm, që sakrifikuen jeten, familjen nder interrnime dhe t’ ardhmen që sot, pothuej, asht arkivue në “Dosjet e Harresës”... Bashkë me Markagjonët e Mirditës dhe Mirakajt e Pukës. Mark e Llesh Gjomarkagjoni janë një liber në vete per Historinë!

Me 9 Shtator 1946, shperthen “para kohe” Lëvizja e Postribës”, per të cilën as sot nuk asht publikue “shkaku i këtij shperthimi të parakohëshem...”. Vriten faj e pafaj disa qinda vetë, dhe pushkatimet vazhdojnë per disa vite... Dihet se, urdhnoi Jup Kazazi. Por duhet shenue se Familja Kazazi pothuej u shue nga vrasjet e masakrat komuniste, fat të cilin e patne edhe Dedëjakupët me Burra e Gra Heroina, që dhane jeten në luftë...

Veriu antikomunist nuk i uli armët! U vranë dhe u burgosën nacionalistë, profesorë, sa e sa qytetarë e fshatarë të thjeshtë, nga familjet ma në za si Gurakuqi,  Dani, Gjylbegu, Kurti, Harapi, Meta, Prennushi, Pipa, Boletini, Rusi, Serreqi, Kiri, Derguti, Laca, Suma, Kakarriqi, Topalli, Darragjati, Barbullushi... E sa të tjerë që nuk zehen as me gojë!

Nder masakrat e paharrueshme në Shkoder mbetën gjithnjë në kujtesen tonë Avokatët Muzafer Pipa, Paulin Pali, Ndrekë Kakarriqi, profesorët Kolë Prela, Qemal Draçini, Kolë Margjini, Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Gjergj Martini, Simon Deda, Kolec Deda etj.

Vajzat Heroina nuk u harruene kurrë prej Marije Shllakut, Marije Zojzit, Maria Tuci, Adile Boletini, Agime Pipa, Frida Sadedini, Marta Doda, Bardha Gjomarkaj, Terezina e Liza Pali, Drita Kosturi, Viktore Kuka, Ana Daja, Luçia Kola, Laura Keçi etj...

Hoxhallarët që u masakruen dhe nuk pranonin me u shpifë kunder Klerit Katolik ishin: Hafizët: Myftia, Ali Tari, Derguti, Bushati, Sabri Koçi, Xhemal Najpi etj...

Të gjitha këto vrasje dihet e sigurtë se gjithmonë ishin të organizueme nga forcat e sigurimit jugosllav, në bashkpunim me sigurimin e shtetit shqiptar. Kur frika ishte e madhe nga qendresa e Maleve, atëherë, nderhymja jugosllave bahej si per Prekë Calin.

Vepra ma e shemtueme kunder Klerit Katolik Shqiptar mbetet edhe sot “Futja e armëve në Kishen e Fretenve të Shkodres”, me 17 Nandor 1946, ku tragjedia fillon në 2.00 nade...

Me grupin “Katoliçeskaja Banda” në Prizren, me daten 15 Nandor 1946 pushkatohen: At Bernardin Llupi, Marije Shllaku, Prof. Kol Parubi, Mësuesi Gjergj Martini, dhe asht tradhtue ato ditë edhe një nga ma të njohunit Atdhetar Prof. Ymer Berisha.

Me daten 27 Tetor 1946 arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA e Don Shtjefen KURTI, që mbas një qendrimi Burrnor, do të arrestohen me “Revolucionin Kultural” dhe do të ridenohen, atëherë kur Don Shtjefni edhe do të pushkatohet...

***

VETEM HAPJA E DOSJEVE TREGON TË VERTETEN E GJENOCIDIT...

EDHE “KONFERENCA ISLAMIKE” PO MERZITET ME JU QEVERITARË!..

TË GJITHË KËTA VIKTIMA TË KOMUNIZMIT KANË AUTORËT E KRIMIT !


Melbourne, Tetor 2016.

(Vota: 6 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: