Fritz Radovani: I dashur mareshali Stalin
| E Merkure, 12.10.2016, 08:21 PM |

Nga Fritz RADOVANI:

“I  DASHUR  MARESHALI   STALIN !..”

13 TETOR 1943: ORA 13.13’

503

TË VRAMË NË TIRANË...

Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok  gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943 asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.

Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën... edhe heshtën?

Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”

Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, bombardojnë e vrasin vetëm me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme për me e nënshtrue até!

Vazhdojmë me dokumenta të botueme:

Lexoni tek libri “I dashur Stalin...” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,

Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.

Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.

Faqe 240:

“Ruzvelti  – 134 –  

12 Tetor 1943

Mesazh personal për mareshal Stalinin

Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.

Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.                      RUZVELT 

“Stalini – 135 –

14 tetor 1943

Stalini, drejtuar Ruzveltit

Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”

Faqe 360:

Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj dite (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë:

“Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.

Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”...

Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,

“Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”   

Faqe 399: “ Jalta.

6 shkurt 1945.

I dashur mareshali Stalin,

...Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet...

 Sinqerisht i juaji FRANKLIN D. RUZVELT”

***

Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.

HENRY KISSINGER “DIPLOMACIA”, “Leximi në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark, The Times.

Përkthye P. Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së

Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.

Henry A. Kissinger asht betue me 22 shtator 1973 si Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit, detyrë që e mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik... Stalini ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur. Risheljeja i kohës së vet... Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.”

Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.”

Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, ...mbledhja e parë mbas pesë vjetësh ...nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve ma parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80  anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.”

Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.

Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.”

Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet...Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.”

Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire.... Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës...”

Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit....Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit...ai vuri në lojë qellimin e tij...”

Faqe 410: “Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte...në Teheran nga 28 nëntori e deri me 2 dhetor 1943, dhe në Jalta nga 4 deri me 11 shkurt 1945...Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa një diktator totalitar.”

Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të  tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua shumë më i kujdesshëm.  Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”

“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”

***

Lufta e Dytë Botnore përfundoi me mbi 50 miljon varreza...mbi të cilat diktatorët ngritën monumentet e tyne rrethue me “lulet” e mjerimit të popujve.

U bombardue mbarë Europa... U hodhën bombet atomike edhe në Japoni!

U vranë miljona djelmë nanash në lule të rinisë... Vdiqen miljona njerëz të pafajshëm...

U bombardue edhe Tirana...

Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me u shkallmue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, me u shkombtarizue... E prap sot ajo vazhdon me u plaçkitë nga komunistët kapitalistë, bijtë e Enverit, Ramizit e stërnipat e Stalinit!

ÇDO KOMUNIST NË PUSHTET ASHT NJË BOMBE SHPERTHYESE !


Melbourne, Tetor 2016.

(Vota: 9 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: