Edison Ypi: Pa Ty
Pa Ty jam zero. Pa Ty jam asgjë. Pa Ty jam dhimbje pa ulërimë. Pa Ty jam Muzg pa trishtim. Muze’ pa kryevepra. Shenjt’ pa mrekullira. Zog’ pa qiej. Liqer pa Lasgush. Manastir pa myshk. Ep’ pa zanë. Ag’ pa aurorë. Perëndim pa lindje. Tamth pa puthje. Krisht pa ringjallje. Kishë pa Altar. Krisht pa kryq...


























