E shtune, 18.05.2024, 10:14 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i Prishtinës

Kur nisi rinovimi i Pallatit të Shtypit (Rilindjes) dhe shndërrimi i kësaj ngrehine 18 katëshe në zyre qeveritare, askush nuk doli në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë e vlerave arkivale, apo në mbrojtje të rolit historik të Rilindjes. Nga guaca e vjetër e 18- katëshit nuk mbeti asgjë që ta kujton Prishtinën e viteve të...

Gani Mehmetaj: Ulpiana e shkëlqimit farfuritës

Kur i lexon autorët antikë për Ulpianën, edhe po të ishe nga Skandinavia e ftohtë, s'ke si t'i shmangesh një aventure që të kthen në qytetin e Justinianit dardan (Justiniana Sekunda është emri tjetër për Ulpianën antike). Nami i vendit të josh ngado që të jesh. Kështu me...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (2)

Në një qytet dikur plot gjallëri e jetë, të mbërthen trishtimi kur e sheh në një gjendje të tillë, të vetmuar e të braktisur me brinjë rrënojash të dala jashtë, ndërsa themele gurësh, mure të mbetura ende në këmbë se si ta ndjellin kujtimin për lavdinë e dikurshme. Kronistët e ndryshëm, arbërorë e të huaj...

Gani Mehmetaj: Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë (1)

Më dukej si në filmin fantastik “Mbreti i unazave” visorja me bjeshkët e larta, me vegjetacionin që mugullonte me kursim, ndërsa qëndroja në njërën nga kullat e vrojtimit. Kështjella e Artanës të jep mundësi vrojtimi larg në horizont. Poshtë shihen lugina e katundet. Kështjella e  ndërtuar mbi kurrizin...

Gani Mehmetaj: Betimi i kalorësve

- Betohem se do të mbroj atmen me gjak e me nder. Betohem se do të luftoj armikun deri në vdekje. Nderi i kalorësve është nderi im! Turpi më mbuloftë në shtatë breza po e shkela këtë betim! - dilte nga gurmazi i qindra kalorësve formula magjike e vjetër sa vetë rendi i kalorësve dardanë. Jehona e zërit ushtonte tutje në luginë. Rrinim të...

Gani Mehmetaj: Kalorësi i Jerinës

Në ëndërr m’u diftue Jerina. E bukur, e brishtë, flurore, me hire tunduese që të linin pa mend. Ajo më grishte me zë përdëllues e urdhërues njëkohësisht. E ndieja veten në trans. Kapërcenim maja e shkrepa, fluturoja pas saj pa flatra. Sa më shumë i afrohesha, aq më...

Gani Mehmetaj: Qielli e toka na dëbuan, hyjtë u ngritën kundër nesh

Ende pa e nisur mobilizimin e organizimin e ri, garnizonin tonë e çrregulloi kumti:- Mizëri njerëzish lëviznin me shpejtësi drejt kufirit, - na tha kalorësi që arriti pa frymë.Informatorët tanë nuk na e dhanë më parë asnjë të dhënë për ndonjë ushtri që mësynte kufijtë...

Gani Mehmetaj: Kur kështjella shndërrohet në kala, kurse gjella në vakt

Gjatë punë sime në përgatitjen e librit ”Qytetet antike e mesjetare të Dardanisë e Shqipërisë” në veb faqe, portale, Vikipedia, madje edhe në punime shkencore shqiptare nuk e gjeta asnjë kështjellë antike e mesjetare nga Shkupi në Gjirokastër me emërtimin shqip kështjellë, kështjella, por me emrin turk kala. Ndër të rrallët është Ismail Kadare...

Gani Mehmetaj: Pse u shpërfillën regjisorët e vjetër

Klint Istvudi, Akira Kurosava, e një varg regjisorësh të famshëm, edhe pas moshës 80-vjeçare, ishin aktivë e bënë filma që e mahnitën botën. Në Shqipëri e Dardani regjisorët më të mirë i shuan, i pensionuan, i hodhën në harresë, sepse ashtu e kërkuaka ligji i tregut e fryma revolucionare...

Gani Mehmetaj: Ç'kanë shqiptarët që mrekullohen me diktatorë të huaj?

"Putini ua ktheu dinjitetin rusëve", shkruante kohë më parë një shqiptare (durrsake) në rrjetin social, e mrekulluar pse i pari i Rusisë u kundërvihej me egërsi Evropës Perëndimore e ShBA-së. "Serbët janë popull i mrekullueshëm", përgjërohej një tjetër shqiptare pas takimeve Rama- Vuçiç...

Gani Mehmetaj: Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte...

Gani Mehmetaj: Kosova e mallkuar dhe Shami i shenjtëruar

Kosova është vend i mallkuar, ta braktisim sa më parë, flisnin pareshtur hoxhallarët në fëmijërinë time. Dhe këto biseda pastaj ua bartnin në xhami, në dreka morti a varrime.Njerëzit rrinin të shushatur, të pikëlluar, nuk ishin të gatshëm ta ...

Gani Mehmetaj: A duhej ta trajtonin ndryshe luftën partizane kineastët shqiptarë?

Kinematografia shqiptare nuk arriti të realizojë asnjë film kritik ndaj “luftës nacionalçlirimtare".  Kinematografia shqiptare nuk e bëri asnjë film ku partizanët nuk do të paraqiteshin trima të çartur, por ndryshe nga sa jemi mësuar t'i shohim në dhjetëra filma të kinostudios "Shqipëria e re". Në filmat shqiptarë formacioni ...

Gani Mehmetaj: Vëllai i madh

Në këtë shterpësi idesh, pa dashje, m’u kujtua një bisedë e para disa vjetëve me mikun tim të fëmijërisë, Artistin, i cili, i mllefosur me tutorin tonë, me diktatin e sistemit dhe me një rreth të mbyllur të njerëzve e të ideve, përsiaste shpesh për pozitën tonë në raport me pushtuesin dhe në raport me shtetin amë, si e quanim ne Shqipërinë...

Gani Mehmetaj: Shqiptar lindësh, mysliman bëhesh!

Që të bëhet mysliman jo shumë kohë pas lindjes hoxha e pagëzon foshnjën sipas ritualit të kopjuar nga krishterimi. Hoxha ia këndon një lutje arabe në vesh që as foshnja dhe as familja nuk e marrin vesh. Me lutje e deklaron edhe emrin e foshnjës para familjes, që domosdo...

Gani Mehmetaj: Si u formua Lidhja Demokratike e kosovës?

Formimit të LDK-së i parapriu një debat i brendshëm, kryesisht nëpër kafene. Debatet u mbajtën në ëmbëltoren “Elida”, të kryeqytetit, nga gazetarët e shkrimtarët e gazetës “Rilindja”. Para se të zgjidhej kryetari i LDK-së, njeriu më energjik e sistematik ...

Gani Mehmetaj: Skandali i hoxhallarëve turq me djem të mitur

Zyrtari i lartë i Bashkësisë Islame të Turqisë (DIANET), sigurisht erdhi t'ia bartë kreu të Bashkësisë Islame të Dardanisë edhe përvojën e shfrytëzimit seksual të djemve të moshës 12-13 vjeçare, sepse në këtë fushëveprim hoxhallarët turq kanë përvojë, ndërsa tanët nuk dine...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora