Faleminderit
Alfred Papuçiu: Një jetë në shërbim të Kombit dhe Kosovës - Hevzi Kryeziu (1953 - 2009)
E marte, 18.08.2009, 10:00 PM
Hevzi Kryeziu (1953 - 2009) |
Nga Alfred Papuçiu
Crans-Montana, 18 gusht 2009
Sa herë shkoja në Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë, do kisha rast të takoja dhe bisedoja me veprimtarin e atij Universiteti, sidomos për shkollimin e të rinjve kosovarë, Hevzi Kryeziu. Një njeri i qetë, fisnik, fjalëpakë, por tepër inteligjent me mendimet që jepte për letërsinë shqipe dhe atë bashkëkohore. Shpesh, së bashku dhe nën drejtimin e tij , organizoheshin mbrëmje letrare, ku shkrimtarë dhe letrarë shqiptarë paraqesnin shkrimet e tyre. Ai nuk mungonte që herë pas here të shkruante në një numër gazetash për këto veprimtari. Ishte tepër serioz dhe nuk e shihje asnjëherë të qëndronte më gjatë se për një kafe, midis pushimeve dhe i kthehej menjëherë punës së tij. Më kanë bërë përshtypje diskutimet me të, kur vlerësonte sidomos shkollimin e të rinjve nga Kosova, në mënyrë që të integrohen në shoqërinë ku jetojnë, atë zvicerane. Sipas tij, dhe e drejtë është, nuk mund të pritet ky integrim vetëm duke mësuar gjuhën. Në një rast më ka bërë përshtypje edhe diskutimi i tij tek gazeta « Shekulli » me rastin e caktimit të Papës së ri, ku ai drejtonte pyetjen : Si duhet shqiptuar emri i Papës së ri në shqip ».
Hevziu kishte një vizion të qartë për shqiptarinë dhe përkatësinë e shqiptarëve. Jo pa qëllim ai shprehej : « I kam lexuar edhe Biblën edhe Kuranin, por parapëlqej përrallat e Andersenit. Këto përralla daneze më pëlqejnë gjithnjë e më shumë. Sipas tij, kultura shqiptare është e lidhur qartë me kristianizmin ».
Dhe si shumë të tjerë, ai shihte tek islami « një fe të imponuar nga Perandoria otomane, dhe popullsia shqiptare kurrë nuk ka bërë totalisht të vetën këtë fe ». « Liria ime përfundon aty ku cënohet liria e tjetrit ».
Hevziu, si shumë intelektualë të tjerë e ndjeu me dhembje humbjen e madhe , me vdekjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Atëhere ai komentonte si gazetar : « Vdekja e tij na preku thellë. Nuk është Kosova që humb një njeri të angazhuar për paqen, por gjithë rajoni i Ballkanit ».
Janë me qindra artikujt e tij në shtypin shqiptar, por edhe deklaratat e bëra në shtypin zviceran, lidhur me çështjen e Kosovës dhe të Pavarësisë, apo të shtetit të saj të ligjshëm. Hevziu me punën e tij gëzonte një prestigj të merituar tek shokët dhe miqtë që do ta kujtojnë gjithmonë me respekt. Vdekja e tij aksidentale dhe e parakohëshme, më 18 gusht 2009, në Gjenevë, ka pikëlluar në radhë të parë familjen, shokët dhe dashamirët e tij, një nga të cilët kanë qënë edhe unë. Ruaj kujtimet më të mira për atë njeri fisnik, fjalëpakë dhe të formuar politikisht dhe ideologjikisht, një penë e bukur, në grumbullin e penave të pakta që kanë shkruar me përkushtim për Kosovën martire dhe Pavarësinë e saj. Jo vetëm gazetaria shqiptare humbi një nga penat e saj të forta në Diasporë, por edhe Kosova humbi një nga kandidatët e mundshëm të formuar për ta përfaqësuar atë denjësisht në vendet ku Kosova ka marrëdhënie diplomatike.
Hevzi Kryeziu është i lindur më 20 tetor 1953, në fshatin Roganë (ish Rogoçicë), të Dardanës, Kosovë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 22 gusht, në vendlindje.
Në emër të Redaksisë së « Zemrës Shqiptare », drejtori i saj Gëzim Marku dhe stafi i saj, i dërgojnë familjes ngushëllimet më të thella për vdekjen e njeriut më të afërt. Kujtimi i tij do jetë i përjetshëm.
Komentoni
Artikuj te tjere
Feride Papleka: Shuteriqi, studiues i zanafillave tona kulturore
Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
Arif Molliqi: Meditim i vazhdueshëm për heroin - Kthimi i Adem Jasharit në Kullë
Mexhid Yvejsi: Idriz Vuçitërna
Rajmonda Maleçka: Poemë për Adem Jasharin
Nehat Jahiu: Dy lulëkuqe mbi dy varre…
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VI)
Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi
Thanas Gjika dhe Andi Dervishi: Një pasues i denjë i Kostandin Kristoforidhit
Halit Bogaj: Jeronim De Rada
Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
Mexhid Yvejsi: Hasan Adem Kaleshi
Halit Bogaj: Ndrekë Luca
Enver Robelli: Rojtari i mirësisë
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (V)
Halit Bogaj: Aktori ynë i madh, Shani Pallaska
Mexhid Yvejsi: Vexhi Buharaja
Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi