E shtune, 27.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar

E shtune, 08.08.2009, 07:11 PM


FARUK BEGOLLI/1944-2007/

NJË AKTOR TJETËR I SHQUAR KOSOVAR

Nga Halit Bogaj

Edhe emri i tij zë një vend nderi në artin filmor kosovar,duke qenë përherë sensual dhe i talentuar për rolet e tij të llojllojshme të interpretuara në filmat tanë dhe në ata ish jugosllav.Si i ri ,as Faruk Begolli nuk e kishte pasur leht të depërtonte në kierarkinë e aktorëve më të njohur të republikave jugosllave,por falë talentit të tij dhe angazhimit permanent për t` u bërë një aktor i përmasave të nevojshme ai arrin të realizojë filma dhe role të spikatura në kinematografi.Në këtë drejtim ai na dhuroi kreacione të fuqishme në një botë të mundimshme  të filmit jugosllav në të cilin duhej të tregohej disa herë më i aftë se të tjerët për të depërtuar atje ku duhej dhe ku ishte e nevojshme.Faruk Begolli jetonte,vepronte dhe punonte në Beograd ku ekzistonte edhe një konkurencë e madhe në botën e atjeshme të filmit, ku  e kishte shumë vështirë të fuqizohej në plejadën e yjve më të  shquar, por ai arriti t`u përballonte të gjitha sfidave , falë talentit të tij të cilin e çmonin të gjithë..Emri i tij i nderuar arriti të shkëlqente në disa filma  dhe bëhej ndër më të njohurit dhe më të popullarizuarit e kinematografisë ish jugosllave dhe secili film i tij i ri tregonte ngritje edhe më të larta.Duke qenë një aktor simpatik që zgjonte kërshëri të madhe tek shikuesit,Faruk Begolli i kishte edhe adhuruesit e vetë të shumtë të cilët i pritnin me padurim filmat e tij të ndritur.Faruk Begolli asnjëherë nuk e harronte edhe Kosovën e tij të dashur dhe kur duhej të luante në filmin kosovar ai ishte përherë i gatshëm të vinte tek ne dhe t` i realizonte rolet e tij të paharruara si në filmat:”Era dhe Lisi”,”Si të vdiset”,”Përroi vërshues”,”Kur Pranvera vonohet”dhe disa të tjerë me të cilët është e begatuar kinematografia kosovare në një periudhë tejet të  shkurtër kur ajo merrte frymë pak më lirisht.Faruk Begolli aktroi në ndonjë numër të madh filmash duke qenë përherë I radhitur ndër actorët më të shquar të kohës.Ai bashkë me Abdurrahman Shalën dhe Bekim Fehmiun arritën që të hynin në elitën e actorëve më të shquar të atzre viteve ku bënin pjesë edhe shumë të tjerë nga republikat e  tjera ish jugosllave.

 Në të  gjithë ata filma të cilët na i  la trashëgim kemi role vërtet të fuqishme të një aktori që dinte si  t` i interpretonte krijimet e tij të paharruara..Na duket se po  e shohim Farukun e ri i cili ishte i lidhur për trungun e vetë të lashtë për të cilin mundohej ta jepte maksimimin e artistik.E kujtojmë rolin e tij impozant nga film”Si të vdiset”,në të cilin ai shkëlqen për të mos vdekur kurrë ,ku bashkë me Abdurrahman Shalën dhe Xhevat Qorrajn shquhen si një tresh i krijuar që të luanin së bashku.Që të tretë mbetën në zemrat tona dhe u bënë pjesë e pndarë e tyre,duke treguar se ky popull dinte dhe mundej të realizonte edhe filma të bukur dhe madhështorë që do të mbesnin të paharruar në historoinë e artit të shtatë.

Në kohën kur mbi ne ra nata e vështirë e okupimit të hekurtë nga ana e një regjimi të çmdnur, Faruk Begolli, ashtu si edhe Enver Petrovci erdhën në Kosovë për ta ndarë fatin me të afërmit dhe popullin e tyre të shtrenjtë.Erdhën dhe u angazhuan deri në maksimum për të krijuara vlera të vërteta sidomos teatrore ngase për film as që bëhej fjalë. Faruk Begolli ishte themelues i Teatrit ‘’Dodona” nga i cili dolën qindra talentë të rinj të cilët sot janë emra të shquar të nënqiellit të lire kosovarë, disa prej të cilëve po arrijnë suksese të jashtëzakonsme edhe në nivelin  ndërkombëtar siç është rasti me Arta Dobroshin dhe filmin e saj shumë të popullarizuar’’Heshtja e Lornës’’. Në Koasovën e robëruar, Faruk Begolli ishte bërë sinonim I një Uragani të palodhur teatror I cili punonte vazhdimisht dhe thuajse në mënyrë vullnetare vetëm e vetëm q’ të dilnin sa më shumë talentë të rralë nga ky vend që kërkonte lirinë e vetë.Por edhe në atë gjendje aq keq të katandisur dhe pa mjete materiale, Faruku realizoi edhe disa role filmore nga të cilat duhet dalluar”Dashuria përtej bjeshkëve të nemuna’’, në regjinë e doajenit  Ekrem Kryeziu,në të  cilin aktroi për mrekulli një malësor shqiptar të emigruar në Amerikë I cili kthehet në atdhe dhe I rikujton ditët e rinisë së tij të cilat ishin gërshetuara me plagën tonë të moçme të hakmarrjes dhe me dashurinë e parealizuar si rezultat i asaj plage.

Me rastin e vdekjes së tij Kosovës i kishin  shprehur ngushëllime të sinqerta edhe ish kolegët e tij beogradas, duke u shprehur se’’se sa herë qëndrojnë në kafiterinë në të  cilën rrinin me Farukun ata e kujtojnë shokun e tyre të dashur me të cilin kishin kaluar ditë, muaj dhe vite’’. Dhe sa hetrë kalojnë andej e kthejnë kokën mos e po e shohin  Faruk Begollin, duke thën’’Mos qenka kthyer Faruku’’.Në kujtimet e tyre ata vazhdonin të theksonn se’’Shoku I tzyre dy here kishte shkuar nga Beogradi, për ta rifilluar jetën e tij në  Prishtinë dhe herën e dytë kur ishte ndarë nga jeta’’.

Kanë qenë vitet gjashtëdhjeta, kur dy djem kosovarë kishin shkuar atje, për të treguar atë që dinin në dhomat e konvikteve.Ata ishin bërë yje dhe të tillë kanë mbturnë ato anë. Faruk Begolli e Bekim Fehmiu.Rrugët  shetitore të ‘’Knjaz Mihallovskës’’në kohën e Titos, nuk kanë pasur yje holivudiane në gurët e shtruar poshtë këmbëve të mijëra visitorëve, por ata i kanë pasur dy njerëz të mëdhenj që heshtjen e tyre e bënin art e artin jetë.Rolet e Faruk Begollit janë përjetësuar në Muzeun e kinematografisë jugosllave dhe fotot e tij janë të vendosura në muret e Fakultetit të Artit në Beorad.’’Ky është nga ai që pati marrë famën e madhe’’, tregon roja I artit për filmin’’Jutro’’/Mëngjesi/.Ndonse urrejtja në mes të shqiptarëve dhe serbëve politikisht isnhhte thelluar, ata gjithmonë kishin pyetur për Farukun.

Me rastin e vdekjes së Faruk Begollit kolegët e tij atje kishin menduar për skenën, duartrokitjet, mbi 70 rolet e tij. Gazetarët pa hezitim kishin thenë vdiq ‘’Mbreti I  Beogradit. Lishin thenë ngase arti vërtet nuk njeh kufij dhe politikë, por njeh vetëm gjuhën e tij e cila mbtet përherë e amshuar dhe pronë e mbarë botës. Edhe ne në Kosovë, që nuk kemi uurejtje ndërnacionale, përveç ndaj atyre që na i bënë të gjitha ato të zezëdita, e çmojmë fort Luba Tadiqin i cili, për Enver Petrovcin, me rastin e provimit të diplomës, me pjesën’’Kaligula’’ kishte thënë /madje edhe duke u ngritur në këmbë/ ‘’Ky i  ri nga Kosova do të bëhet së shpejti një artist shumë i madh i skenës’’, me ç’rast profetizimi i aktorit beogradas, përkitazi me aktorin tone, kishte qenë shumë i saktë.

Ndaj i çmojmë shumë edhe mendimet dhe vlerësime e kolegëve beogradas dhe ish jugosllav të Farukut të cilët me sinqeritein e tyre njerëzor nuk thonë hiç më shumë se realitetin ekzistues 30 vjeçar kur rrezatonte Faruk Begolli edhe në ateljen e njohur’’212’’. Madje për të në superlative kishin folur edhe armiqtë më radilakë serbë, duke mos e fshehur simpatinë e madhe që kishin për atë actor kulminant.

Në vazhdim Dragomir Zupanac, regjisor dhe redactor culture, kujton kohën kur ka ndenjur me Farukun, duke thenë’’se ai rrezatonte një shpirt të qetë dhe paqësor.Të gjithë dëshironin të rrinin me Farukun dhe të ishin si ai.Ishte prototip i kohës dhe nuk ishte mendjemadh.Ai aktronte edhe në kafene dhe na mbante orë.Ishte njeri shumë fisnik dhe në  dukje aristocrat.Pra të gjithë dëshironin të rrinin me të dhe ai  ishte në qendër të vemendjes,duke qëndruar në ballë të tavolinës’’. shton mëtej regjisor Zupan.

Miki Stamenkoviq, i cili e mkkishte zbuluar talentin e Faruk Begollit shprehej në supetlativ për aktorin tone të madh i cili kishte aktruar në 7-8 filma të tij.’’Ka qenë aktrori më I mire që e kemi pasur’’, shprehej regjisori i mirënjohur.Svetllana Bojkoviq, një aktore e madhe serbe. E diplomuar për një ditë me Farukun, kishte thenë’’Ka qenë një shok i mirë i cili u ka pëlqyer të gjithëve, kurse Lubisha Samarxhiq kishte thën’’Menjëherë e kam vërejtur zemrën e tij të madhe’’, por  atyre u është dashur ta ndanin fatin e popujve të tyre.Por më vështirë qenka tani të flitet për Farukun e vdekur, ishte shprehur Samarxhiq.Mirjana Karanoviq kishte thenë’’Se Beogradi ia ka borxh një ceremoni përkujtimore Faruk Begollit.’’, i  cili një pjesë të madhe të jetës së vetë ia kishte kushtuar atij qyteti, thoshte kjo aktore e shquar.Kujtime të paharruara për Farukun shprehte edhe aktori Josip Tatiq, i njohur edhe nga filmi kosovar””Uka e bjeshkëve të Nemuna”.Ai mëtej thotë’’se kishte krijuar miqësi të përhershme me një shqptarë’’ për vdekjen e të cilit e mori lajmin me hidhërim të madh.


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora