Faleminderit
Beqir Cikaqi: Talenti i pafat!
E merkure, 29.07.2009, 07:34 PM

Talenti i pafat!
Nga Beqir CIKAQI, Itali
-Kështu mund të thuhet për Mifail Krasniqin, sepse në momentet më të duhura i krijoheshin probleme të natyrave nga më të ndryshme, si dokumente, lëndimet, përkrahja,etj.
I lindur para 37 vjeteve(1972), në lagjen e Rexhepajve të Pagarushës,Mifail Krasniqi qysh në fëmijëri u dallua nga moshatarët e vet për lojen e futbollit.Talentin për futboll e kishte si dhunti natyrore, e jo si traditë, se poishte për tradit do të bëhej një këngetar i mirë, sikur që është tashme e mirënjohura Nexhmije Pagarusha, mandej rapsodi Rrahman Pagarusha, e shumë të tjerë,vendlindja e të cilëve është fshati Pagarushë i komunës së Malishevës.
Qysh në fëmijëri u dallua në zotrimin e topit të futbollit,dhe nisi ta përfaqësojë klasen, shkollën,fshatin nëpër turnet e ndryshme që organizoheshin në nivel komunal, rajonal e më gjërë.Mungesa e kushteve materiale,sikurse edhe shumë bashkëmoshatar e bashkëfshatar të tijë,e detyruan Mifailin ta marr rrugen e gurbet në moshë fare të re.Meqenëse i kishte kusherinjët në Maribor të Sllovenisë, fillimisht u stacionua aty.Gjatë vikendeve luante futboll vazhdimish.Ndërsa talentin e tijë gjat një turniri të organizuar e ka vërejtur trajneri i të rinjëve NK"Maribori".E kishte ftuar në stërvitje,dhe menjëher ia beson fanelen me numër 7, pasi që kishte aftësi të driblojë, t'i furnizojë bashkëlojtarët,por edhe kishte një shut të fuqishëm.Tri vjet ka luajtur për "Mariborin" (për junior e senior) deri në ndarjen e Sllovenisë nga ish Jugosllavia.Në munges të pasaportes kthehet në vendlindje. Kur u kthye në vendlindje,edhe futbolli në Kosovën a atyre viteve u luajt në kushte shumë të mjerueshme.Karieren tentoi t'a vazhdojë në Maqedoni,ushtroi me ekipin e Gostivarit, por nuk luajti asnjë ndeshje.Ishte i pafat, sepse nga rrethanat e krijuara edhe në Maqedoni,dështoi për munges të dokumentacionit. Në sezonin 95/96 luajti standart për ekipin KF "Ulqini", që garonte në ligen serbo-malazese. edhe këtu qe i pafat sepse pësoi një lendim në gju dhe iu desht të pauzojë disa muaj. Pas shërimit, Mifaili nuk u kthye në Ulqin, por vendosi të iu bashkohet klubit më të afert KF"Kosova"(Dobërdelan), që garonte në në ligën e Tretë të Kosovës.Këtu luajti disa sezona para lufte(derisa u ndërpren garat gjat kohës së luftës).
Mifail Krasniqi |
Kur e pyetem Mifailin se përse ekipin e ka emruar "Pagarusha", na u përgjegj, se:"Pagarusha është vendlinja e ime, dhe nga do që shkoj e në intimitet e mbaj me vehte, krenohem se është vendlinja ime.Kështu, përderisa, bilbili i Kosovës(Nexhmije Pagarusha ) dhe rapsodi (Rrahman Pagarusha)e kan mbiemrin e fshatit të lindjes pse une mos t'a kem një ekip(pasi m'u afrua mindësia) me këtë emër(Pagarusha),..." u shpreh ndër të tjera futbollisti, i cili ndonëse mban disa vite mbi supe akoma luan. Ndërsa nga shtatori ka fituar të drejten pë të vijuar edhe një kurs (në shkallë ma të lartë) për trajner, dhe mendon se pasi s'kishte fat si futbollist, këtë t'a arrijë si trajner, ku pritet edhe të licensohet për trajner. Përndryshe ekipi "Pagarusha" gjat gjith kampionatit u paraqit me këta lojtar:Arbon Veselaj(p),Ardian Stoliqi, Bekim Pllana.Agron Stoliqi,Florim Morina, Besim Stoliqi(c), dhe Mifail Krasniqi.
Mifaili me nr. 10, gjate lojes |
Ekipi PAGARUSHA |
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Hafiz Tevfik Nahi
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (II)
Mexhid Yvejsi: Mulla Sherif Ahmeti
Dy vjet nga ndarja me ikonën, Violeta Manushi
Halit Bogaj: Kadri Roshi
Asllan Dibrani: Të njihemi me njerëzit e veçant në mesin e emigracionit shqiptar në shtetet përendimore
Mexhid Yvejsi: Hasan Nahi
Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova
Klina e përkujtoi Gjergj Rrapin në shtatëvjetorin e vdekjes
Mexhid Yvejsi: Mulla Jakup Hasipi
Florentin Popescu: Një ambasador i kulturës: Baki Ymeri
Mexhid Yvejsi: Haxhi Hasan Vuçitërna
Rexhep Gashi: ''Perdite rritna nga nje pllome pasi shkoj Serbia''
Halit Bogaj: Mentor Gashit
Ibrahim D. Hoxha: I përndritshmi Dijetar Hasan Tahsini
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
Halit Bogaj: Istref Begolli
Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi