Beqir Cikaqi: Talenti i pafat!
| E merkure, 29.07.2009, 07:34 PM |
Personazh sportisti: Mifail KrasniqiTalenti i pafat!Nga Beqir CIKAQI, Itali -Kështu mund të thuhet për Mifail Krasniqin, sepse në momentet më të duhura i krijoheshin probleme të natyrave nga më të ndryshme, si dokumente, lëndimet, përkrahja,etj.I lindur para 37 vjeteve(1972), në lagjen e Rexhepajve të Pagarushës,Mifail Krasniqi qysh në fëmijëri u dallua nga moshatarët e vet për lojen e futbollit.Talentin për futboll e kishte si dhunti natyrore, e jo si traditë, se poishte për tradit do të bëhej një këngetar i mirë, sikur që është tashme e mirënjohura Nexhmije Pagarusha, mandej rapsodi Rrahman Pagarusha, e shumë të tjerë,vendlindja e të cilëve është fshati Pagarushë i komunës së Malishevës.Qysh në fëmijëri u dallua në zotrimin e topit të futbollit,dhe nisi ta përfaqësojë klasen, shkollën,fshatin nëpër turnet e ndryshme që organizoheshin në nivel komunal, rajonal e më gjërë.Mungesa e kushteve materiale,sikurse edhe shumë bashkëmoshatar e bashkëfshatar të tijë,e detyruan Mifailin ta marr rrugen e gurbet në moshë fare të re.Meqenëse i kishte kusherinjët në Maribor të Sllovenisë, fillimisht u stacionua aty.Gjatë vikendeve luante futboll vazhdimish.Ndërsa talentin e tijë gjat një turniri të organizuar e ka vërejtur trajneri i të rinjëve NK"Maribori".E kishte ftuar në stërvitje,dhe menjëher ia beson fanelen me numër 7, pasi që kishte aftësi të driblojë, t'i furnizojë bashkëlojtarët,por edhe kishte një shut të fuqishëm.Tri vjet ka luajtur për "Mariborin" (për junior e senior) deri në ndarjen e Sllovenisë nga ish Jugosllavia.Në munges të pasaportes kthehet në vendlindje. Kur u kthye në vendlindje,edhe futbolli në Kosovën a atyre viteve u luajt në kushte shumë të mjerueshme.Karieren tentoi t'a vazhdojë në Maqedoni,ushtroi me ekipin e Gostivarit, por nuk luajti asnjë ndeshje.Ishte i pafat, sepse nga rrethanat e krijuara edhe në Maqedoni,dështoi për munges të dokumentacionit. Në sezonin 95/96 luajti standart për ekipin KF "Ulqini", që garonte në ligen serbo-malazese. edhe këtu qe i pafat sepse pësoi një lendim në gju dhe iu desht të pauzojë disa muaj. Pas shërimit, Mifaili nuk u kthye në Ulqin, por vendosi të iu bashkohet klubit më të afert KF"Kosova"(Dobërdelan), që garonte në në ligën e Tretë të Kosovës.Këtu luajti disa sezona para lufte(derisa u ndërpren garat gjat kohës së luftës).  |
Mifail Krasniqi |
Pas lufte erdhi në Itali për të punuar, por kursesi nuk u nda nga loja e futbollit. Ka marrpjesë në të gjitha turniret që organizoheshin në rrethinën ku jetonte,dhe shpallej lojtar i dalluar, golashënues, etj. Por, për të arritur ma shumë i nevojitej edhe një përkrahje e veqant. Në futboll të madh në Itali luajti (dy sezona) në ekipin "Lidi Ferrarezi" në Ferrara ku paralelisht ka ndjekur edhe një kurs fillestar për tranjer. Së fundit Mifailin e takuam në ndeshjen gjysëmfinale të kampionatit në futboll të vogël,në Vedelago (TV), ku së bashku me disa të rinjë nga Kosova kishin formuar ekipin"Pagarusha" dhe bindshëm kishin përfunduar kampionati e rregullt në vendin e parë.Edhe në pjesën shtesë të kampionatit(plej-off) arriten deri në finale.por e humben finalen pasi Mifaili nuk pati fat të iu ndihmojë bashkëlojtarëvë, për shkak lëndimit të pësuar në ndeshjen e parafundit.Kur e pyetem Mifailin se përse ekipin e ka emruar "Pagarusha", na u përgjegj, se:"Pagarusha është vendlinja e ime, dhe nga do që shkoj e në intimitet e mbaj me vehte, krenohem se është vendlinja ime.Kështu, përderisa, bilbili i Kosovës(Nexhmije Pagarusha ) dhe rapsodi (Rrahman Pagarusha)e kan mbiemrin e fshatit të lindjes pse une mos t'a kem një ekip(pasi m'u afrua mindësia) me këtë emër(Pagarusha),..." u shpreh ndër të tjera futbollisti, i cili ndonëse mban disa vite mbi supe akoma luan. Ndërsa nga shtatori ka fituar të drejten pë të vijuar edhe një kurs (në shkallë ma të lartë) për trajner, dhe mendon se pasi s'kishte fat si futbollist, këtë t'a arrijë si trajner, ku pritet edhe të licensohet për trajner. Përndryshe ekipi "Pagarusha" gjat gjith kampionatit u paraqit me këta lojtar:Arbon Veselaj(p),Ardian Stoliqi, Bekim Pllana.Agron Stoliqi,Florim Morina, Besim Stoliqi(c), dhe Mifail Krasniqi.
 |
Mifaili me nr. 10, gjate lojes |
 |
Ekipi PAGARUSHA |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.