Faleminderit
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
E hene, 20.07.2009, 09:00 PM

Milazim F. KADRIU
DIKUSH DUHET TË VDISTE
(Agron Rrahmani)
Dikush duhej të vdiste
Ai i cili gjithherë ka qen zgjuar
Çdo herë ndenji zgjuar
Për ti zgjuar të fjeturit.
Përherë ishte në marshim
Në marshim drejtë lirisë
Gjashtë plumbat që e morën
S’ ja ndalën buzëqeshjen trimit të Arbërisë.
Dikush duhej të vdiste
Të vdiste ai që me kohë kishte kuptuar
Se jeta e të robëruarit është luftë
Dhe kjo i merr prijatarët.
Ky është çmimi i lartë
S’mund ta paguaj çdo njeri
Vetëm djemtë më të mirë të kombit
Nuk hezitojnë ta paguajnë për liri.
MBI TANK TË ARMIKUT MIC SOKOLI I LLAPIT
(Isë Havolli)
Birë i një familje
Të dalluar atdhetare
Okupatorit serbosllav
I rrinte karshi prore.
Pamfletet që i përgatiste
Atdhetari Abdyl Lahu-nipi tij
Në vitin 1981 Isa
I shpërndante në Maqedoni.
Pas daljes nga burgu
Kthehet në vendlindjen e ti
Në Llapashticën e dashur
Që e ëndërronte gjithnjë.
Forcat serbosllave
Se linin rehat
Por s’ dorëzohej Isa
Edhe pse e torturonin gjatë.
Je pak i moshuar i thanë
Të jesh ushtar i UÇK-së
Por nguli këmbë Isa
Do të bëhem ushtar i lirisë.
Sa mirë i rrinte uniforma
Shqiponja në ballë
Tani edhe në vdeksha tha
Kush të mos më qajë.
Tek Tabet e Llapashticës
Përkulet Isa puthë tokën
Dhe betohet edhe një herë
Se për së gjalli si lëshon tabet.
Në istikam i buzëqeshte fytyra
Sa fort i gëzohej zemra
Kur shihte rreth vetes djem si zana
Që shkaun e mbanin në nishane.
Viti 1998, 24 dhjetor
Serboslalvët morën ofensivë tinëzare
Por ushtarët e lirisë si çdo herë
Në gjendje gatishmërie në tabe.
Si dikur Mic Sokoli mbi top
Tanku i parë që deshi të depërtoi
Mbi te u hodh Isa me bombë
Në ajr me gjithë shkie e qoi.
Përmendorja e ngritur në Tabe
Ruan të gjallë atë kujtim
Isë Havolli dhe dëshmorët tjerë
Populli ju përkulet me nderim.
ME GUXIM LUFTOI PËR LIRI
(Fatmir Hyseni)
Gjyshi i Fatmirit
Ishte luftëtar i rrallë
Me Ahmet Selacin
Ishte bashkëluftëtar.
Në UÇK u radhit
Fatmiri dha betimin
Luftoi kurrë pa ndalur
Të madh e kishte guximin.
Mori pjesë në shumë beteja
Që nga Kështjellasi
Luftoi shkaun pa ndal
Deri tek Përpellaci.
Tek Guri i Bardh
Farmiri shikon
Në çdo anë të Llapit
Lufta për liri vazhdon.
Edhe aty në Lamaj
Luftë e rreptë është zhvilluar
Ra në vij të frontit
Lirisë duke i kënduar.
DIELLI I LIRISË AGOI
(Sabit Rrahimi)
Në Buzllapë ra një hero
Në malet e Albanikut
Pa ndal luftoi që këtej
Të mos shkel këmba e armikut.
Në male dhe brigje
Luftoi si lua
Me heroizmin e tij
Kosovës dritë i dha.
Luftoi për atdhe
Tregoi trimëri
Që ne sot të kemi
Dritë dhe liri.
Gjaku i tij
U derdh si nga kroi
E në vendin tonë
Dielli i lirisë agoi.
LUFTOI DHE KËNDOI PËR LIRI
(Mirsad Gashi – Shpici)
Në shenjë përkujtimi për Shpicin
Për trimin e pavdekshëm kosovar
Në kodrën e lartë me shkëmbinj
Rreze lëshon një lapidar.
Ra në Surdull Mirsad Gashi
Për të mos vdekur kurrë
Trimi nga Buzëllapi
Ishte i ri por me zemër gur.
Anekënd Llapit luftën se ndali
Që nga Qafa e Kaçanollit deri në Surdull
Kënga dhe pushka e tij për liri
Fuqishëm në çdo anë jehuan.
Mortaja e tij asnjëherë s’ huqi
Tanksat e shkaut flakë i skuqi
Artin luftarak e tregoi për tokën arbërore
Edhe këngën asnjëherë se ndali ky djalë Kosove.
Asnjëherë s’u pajtua që populli
Të mbes nën çizmen e robërisë
Tokën e lau me gjakun e njom
Mirsad Gashi – Shpici Trimi i lirisë.
PËRMENDORJA RREZE LËSHON
(Kadri Qerimit)
Në fshatin Albonë
Tutje në një kodrinë
Përmendorja ruan kujtim
Për dëshmor Kadriun.
Përmendorja e trimit
Rreze lëshon pa nda
Dëshmori nga Katunishta
Heroikisht këtu ra.
Në njëvjetorin e rënies pllaka
Valdrinë e Blinerë, mos lotoni
Lirinë që babai me shokë ua solli
Gjithë së bashku do ta gëzoni.
Komentoni
Artikuj te tjere
Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
Halit Bogaj: Istref Begolli
Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi
Fritz Radovani: Tefa - Shtjefën Mark Palushi (1943 – 1985)
Mexhid Yvejsi: Hafiz Tahir Kolgjini
Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori
Halit Bogaj: Skënder Sherifi
Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit
Mexhid Yvejsi: Hoxha Kadri Prishtina
Qerim Vrioni: Gëgë Marubi - I fundit i Marubëve të medhenj
Bedri Tahiri: Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë
Halit Bogaj: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut
Fritz Radovani: Ushtar besnik i atdheut dhe i fesë...
Ndroi jetë Obstetër-Gjinekologu i mirënjohur, Dr. i Shkencave Mjekësore, Sami Qazimi
Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
Nexhmije Mehmetaj: Pjetër Arbnori, mik i nderuar i diasporës
Thani Naqo: Jeta dhe veprimtaria e patriotit Kosta Çekrezi
Luan Çipi: Shpirtra detarë
Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi