Faleminderit
Ndroi jetë Obstetër-Gjinekologu i mirënjohur, Dr. i Shkencave Mjekësore, Sami Qazimi
E diele, 12.07.2009, 03:46 PM
Ndroi jetë Obstetër-Gjinekologu i mirënjohur , Dr. i Shkencave Mjekësore, Beratasi " SAMI RYSTEM QAZIMI."
Dr. Sami Qazimi vdiq në shtëpin e tij në qytetin Waterbury -Kenektikat-nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë më dt. 08 / 07 / 2009. Lindi në Selanik - Greqi- më 16 / 1 / 1931. Djal i fundit i Rystemit dhe i Hajrijes. Në moshë të re 10 vjeçare shkoi në Berat tek tezja dhe atje u rrit dhe vazhdoj shkollën 8 vjeçare. Më pas mbaroi Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Kreu shërbimin ushtarak dhe mbaroj fakultetin e mjekësisë për mjek. U specializua mjek obstetër-gjinekolog dhe u emërua në Berat. Ka ushtruar profesionine tij me mjaft zell dhe me aftësi të rrallë si mjek specialist dhe si drejtues i shtëpisë së lindjes dhe më vonë drejtor i spitalit obstetrik- gjinekologjik në qytetin e Beratit , për mbi 30 vjet deri sa doli në pension. Është dalluar si një organizator i zoti, si mjek specialist i aftë , si propogandist dhe edukator me veti të rralla dhe si aktivist i shquar shoqëror dhe mjaft komunikues me popullin, me të sëmurët dhe me shokët e miqte tij. Ka qënë një mjek studiues dhe njohës i disa gjuhëve të huaja. Ka mbajtur referate shkencore në sesione shkencore në rreth dhe jashtë tij, ka botuar disa libra mjekësore dhe ka mbrojtur disertacionin për shkallën Doktor i Shkencave Mjekësore. Bashkë me Prof. Dr. Maksut Drrasën kanë bërë serklazhin e parë me sukses në rafsh Republike dhe ex sanguino-trasfuzionin e parë në një grua me resus faktor negativ. Dr. Samiu ka qënë obstetër-gjinekollogu i parë në qytetin e Beratit dhe e ka ushtruar i vetëm për shumë kohë , ku ka bërë ndërhyrje kirurgjikale të shumta , duke përfshirë të gjitha llojet e specialitetit të tij dhe më tepër me karakter urgjent. Dr. Samiu kishte shumë mall dhe dashuri për të parë prindërit, njerëzit e tij të familjes vëllaun, motrat, të cilët edhe mund mos t'a njihnin atë, nga vitet shumë të largëta që kishin kaluar pa u parë. Ndryshimi i sistemeve dhe krijimi i situatave të favorshme , sollën mbarësi, shans dhe fat për Samiun , që familjarisht të takohej më njerëzit e tij më të afërmë në Sh.B.A. në Konektikat . Në vitin 1994, me dokumenta të rregullta , Samiu niset familjarisht për në Sh.B.A dhe arrin në qytetin e shtetit Konektikat, në Waterbury, ku banonte nëna e tij familjarisht.
Ai u prit me gëzim , dashuri dhe me mjaft mall nga njerëzit e vet të familjes. Samiu familjarisht filloi të sistemohet shpejt në punë dhe të rregullojë jetën e tij , duke blerë edhe shtëpi , me mundësitë e tij , të ndihmuar edhe nga të afërmit. Puna , jeta , mosha dhe sëmundja nuk e lanë të gëzonte më tej gruan, fëmijët, jetën e tij të mundueshme , njerëzit e afërm dhe begatinë që kishte krijuar me sakrifica. Ai ndroi jetë, por edhe iku i gëzuar se la mbrapa gjithçka të mbarë:
bashkëshorten e tij Fatmirën - Mirkën e dashur që jetuan së bashku të lumtur për 51 vjet dhe që ajo i shërbeu me nder dhe respekt; djalin e tij, Soni Qazimi; dy vajzat Aida Erebara me të shoqin Bujar, në Kanada dhe fëmijët: Dasantina Qazimin, në Waterbory; vëllanë Bardhyl " Bill" Qazimi: dy motrat Ikbale Kulla me të shoqin Sami, dhe Tefta Bushka me bashkëshortin Steve, Waterbory, si dhe plot nipër dhe mbesa.
Emri, puna e tij e lavdërueshme dhe nderi do të përkujtohen përgjithmonë me respekt dhe me dashuri nga njerëzit tij dhe nga të gjithë të njohurit.
I dashur Sami ! U prefsh në qetësinë e përjetshme dhe të amshuar dhe shpirti të shkoftë në parajsë.
Me respekt dhe konsideratë si shërbim i fundit. Nga shoku dhe kolegu i yt i jetës
NAMIK M. SHEHU Nju Jork

Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
Nexhmije Mehmetaj: Pjetër Arbnori, mik i nderuar i diasporës
Thani Naqo: Jeta dhe veprimtaria e patriotit Kosta Çekrezi
Luan Çipi: Shpirtra detarë
Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi
Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit
Fritz Radovani: Profesori i gjuhës shqipe Gaspër Kolë Ugashi
Halit Bogaj: Edhe diçka për Martirin - Jusuf Gërvalla
Mexhid Yvejsi: Haxhi Vehbi Dibra
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Kraja
Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së Ymer Elshanit...
Evi Kokoshi: Ai, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë
Këze (Kozeta) Zylo: Ëngjëllushja Islamike e Lirisë
Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku
Mexhid Yvejsi: Imam Beqir Maloki
Urime Ditëlindja - Artist i Popullit
Mexhid Yvejsi: Ismail Ndroqi
Halit Bogaj: Sali Bajra - Pishtar I lirisë dhe arsimit
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu