E enjte, 01.05.2025, 07:11 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku

E hene, 29.06.2009, 06:37 PM


PORTRETE TË NJOHURA TË MELOSIT TONË POPULLOR

/XHEMAJL DHE ISLAM BURRNIKU/

Nga Halit Bogaj

Xhemajl Dhe Islam Burniku janë dy emra të shquar të melosit tonë popullor që kënduan në mënyrë të pandërprerë afro gjysmë shekulli,duke na mahnitur me zërin e tyre melodik.Vëllezërit e njohur/Xhemajl dhe Islam Burrniku/, këngën tonë tradicionale, folkloroke dhe qytetare, e kishin përherë në shpirt dhe zemër, të cilën e kultivuan në mënyrë të përsosur dhe me kujdes të madh , duke dëshiruar, si edhe rapsodët e tjerë, që ajo të ruhej dhe të përcillej brez pas brezi  deri në ditët e sotme.Vëllezërit Burniku ishin të dashur dhe të afërt me të gjithë njerëzit, duke na udhëzuar vazhdimisht se si ta donim dhe çmonim folklorin tonë të rrallë dhe të lashtë që kishte zënë rrënjë të thella dhe tradicionale në popullin tonë.Këta dy këngëtarë të  mirënjohur i kanë mbetur besnik deri në fund vokacionit të tyre të pasionuar dhe të ndritur me të cilin ishin të mishëruar që nga ditët  rinore.Me këngët e preferuara, të bukura, melodike dhe me përmbajtje patriotike, erotike, sociale dhe me motive të tjera, na bënin vazhdimisht krenarë për një traditë të tillë të lavdishme të cilën e kishin kultivuar të parët tanë që ishin të lidhur me trojet e veta.Me ndjenjat e tyre suptile dhe të fuqishme shpirtërore, i këndonin këngët e adhuruara:”Haxhi Gashi”, ”Vajtimi i  Avdisë”, ”Minire,moj bijë”dhe shumë të tjera që kishin peshë të konsiderueshme për t`u dëgjuar nëpër ahengje të ndryshme.Këta dy këngëtarë zëëmbël nuk këndonin çfardo kënge, por vetëm vlera të vërteta artistike dhe muzikore me të cilat joshnin dëgjues të shumtë dhe të pasionuar.Këngët dhe repertori  i zgjedhur ishin diçka si të shenjta për këta dy këngëtarë të adhuruar që dinin të na gazmonin në shumë raste dhe nëpër shumë ndeja të organizuara.Emri i tyre ngritej dhe rritej vazhdimisht dhe populli  i adhuronte me nderime të mëdha,  ashtu siç veprohej edhe me rapsodë të tjerë të shquar.Ata interpretonin edhe shumë realizime te tjera të shkëlqyera dhe të bazuara në traditën tonë që mbijetonte nëpër kohra të ndryshme dhe të stuhishme  .Ata vazhdimisht ecnin krenarë  në rrugën e tyre fisnike dhe bënin  shumçka që kënga shqipe të ruhej, bartej dhe të lente gjurmë edhe tek gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të mos bastardhohej folklori ynë origjinal burimor.Kishin kontakte edhe  me këngëtarë të të tjerë të dalluar të këtij populli, duke kënduar së bashku edhe me Qamilin e Vogël të cilin e kishin çmuar  dhe adhuruar, ashtu siç duhej me të vërtetë të veprohej me çdo njeri të tillë ,siç ishte ai.Xhemajl dhe Islam Burrniku edhe sot gëzojnë autoritet të madh në të gjitha viset kosovare ku kishin kënduar shpeshherë nëpër dasma, fejesa dhe ahengje të ndryshme.Ata vazhdimisht na mësuan se   nuk guxonim  t`i  harronim vlerat e vërteta dhe të llojllojshme të këtij populli dhe se duhej  përsëritur të gjitha ato në mënyra të ndryshme dhe nga talentë të rinj.Kur dëgjonin këngë të  kënduara pa asnjë pergjegjësi dhe të cilat nuk kishin asnjë vlerë artistike, ata nuk mund të pajtoheshin në asnjë mënyrë me diçka të tillë aq denigruese për folklorin tonë.Duke i kujtuar me mallëngjim këngëtarët më të mëdhenj të këtij populli, ata na tregonin se ne duhej të kishim një kujtesë të përhershme për te gjithe ata bardë që lanë një vend të zbrazur në vatrat tona dhe se respekti ndaj tyre duhet të jetë i shumfishtë, sepse të tillët  kishin lindur vetëm njëherë në këto troje.Edhe vëllezërit Burrniku bëjnë pjesë në plejadën e këngëtarëve tanë  veteranë, që artin muzikor e kishin në rend të parë, duke u përpjekur që ta ruanin në mënyrë sa më autentike.Për veprimtarinë e ndritshme të tyre ,mund të shkruhen faqe të tëra ,por ne po i përkujtojmë për të treguar se edhe ata ishin ndër kultivuesit kryesorë të këngës sonë popullore të cilën e kënduan, e ruajtën dhe e përparuan ashtu siç duhej, prandaj edhe ua kemi borxh të përpiqemi edhe më tepër për ndriçimin e veprimtarisë së tyre  muzikore që zgjati në një periudhë  gjysmëshekullore.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx