Faleminderit
Adem Berisha: Vështrim i shkurtër mbi jetën dhe veprën e profesorit, intelektualit, veprimtarit e krijuesit- Nexhat Rexha
E diele, 21.06.2009, 01:02 PM

Nga Adem Berisha, krijues
Nexhat Z. Rexha u lind më 01 shkurt 1956. në fshatin Topanicë, komuna e Dardanës (ish Kamenicës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin filologjik – Gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Universitetit të Prishtinës, në vitin 1980. Merret me poezi dhe kritikë letrare, aktualisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës. Jeton në vendlindje, është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryeredaktor i revistës letrare “Nositi” në Dardanë.
Ditë më parë kisha fatin që me autogramin e vetë autorit Nexhat Rexha të më arrij dhe bie në dorë libri i tij “Ligjërime përjetimësh”.
Që në fillim dëshiroj që për kujdesin dhe respektin të cilin autori më ka bërë me dhurimin e këtij libri të mrekullueshëm, nga zemra të falenderoj, autorin e librit respektiv dhe të dy librave tjerë : “Ndrydhja e pikës K” dhe “Unazë qiellore”. Poashtu përgëzoj autorin për angazhimet e tij në veprimtarinë krijuese letrare, duke dëshiruar që së shpejti artit tonë letrar t’i dhurojë edhe krijime e libra të tjerë.
Libri “Ligjërime përjetimësh” është një kontribut i mirëfilltë, i cili i dedikohet artdashësit të artit tonë letrar, si një monografi mbi jetën dhe veprat e disa prej figurave më të ndritura letrare e kombëtare, siç janë: Fazli Geiçevci, Sabile Keçmezi-Basha, Halil Matoshi, Sinan Sadiku, Baki Krasniqi, Shpresë Ajvazi, Hasije Selishta-Kryeziu, Hysen Këçiku, Xhemail Halili, Mehmet Surdulli, Salih Shkodra, Paulo Coelho, Ibrahim Ibishi, Ramadan Haziri, Kadri Rexha dhe Jusuf Osmani.
Siç vlerëson edhe Dr. Hysen Matoshi në vështrimin e tij “Ligjërime mbi poezinë, prozën dhe autoktoninë”, autori për dallim nga dy librat e tij të parë që janë pjesë e botës së tij krijuese artistike, nëpërmjet librit “Ligjërime përjetimësh” na bëhet e njohur bota e tij intelektuale që shpërfaqet nëpërmjet gjykimeve mbi fusha të ndryshme të aktivitetit intelektual.
Strukturimi i librit në katër kapituj tematikë : “Nëpër vargje I”, “Nëpër vargje II”, “Alkimia e rrëfimit”, dhe “Diskurs mbi autoktoninë” është dëshmi e interesimeve të gjëra të autorit Nexhat Rexha për aspekte letrare, kulturore e shkencore, të cilat jo gjithëmonë ndërlidhen vetëm me trevën të cilës i kushtohet një pjesë e madhe e kësajë dëshmie.
Shkrimet e kapitullit të parë u dedikohen veprave poetike – atyre për të rritur, kurse kapitulli i dytë i titulluar ngjashëm, përmbledh vështrime mbi libra poetikë për fëmijë. Kapitulli i tretë përmbledh recensione mbi vepra letrare në prozë dhe kapitulli i fundit ofron trajtimet e autorit mbi aspekte të përgjithëshme që kanë të bëjnë me atdheun, atdhedashurinë dhe autoktoninë shqiptare të trevës.
Ashtu siç i vazhdoi angazhimet e tij në fushën e krijimtarisë letrare – poezisë, duke botuar kohë më parë librin e dytë, na mbanë shpresa se autori me sukses do të vazhdojë këtë angazhim edhe në të ardhmen do të ofrojë edhe kontribute tjera të këtij zhanri të shkrimit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Mulla Asim Luzha
Ndriçim Xhepa - Fitorja e radhës...
Halit Bogaj: Ramush Haradinajt
Frrok Kristaj: Shtjefën Gjeçovi, Martir i shkollës dhe i çështjes kombëtare
Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
Maxhun Smajli: Florim Zeqa i pathyeshëm në sprovat e kohës
Agim Gashi: Këngë për Arsim Rexhepin
Mexhid Yvejsi: Shejh Adem Nuri Gjakova
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Guta
Ndre Mjeda, Hartuesi i rregullores së Parlamentit të parë shqiptar
Istref Haxhillari: Shpërfillja e Gjergj Pekmezit
Atdhetari Sotir Peci
Ideologu dhe mbështetësi i çështjes kombëtare
Mexhid Yvejsi: Hafiz Sabri Koçi
Gjon Neçaj: Apostoli respektohet në veri aq sa edhe në jug
Baki Ymeri: Vigani i letërsisë rumune me origjinë shqiptare?
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ibrahim Dalliu
Mexhid Yvejsi: Hoxha Hasan Tahsini
Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti - Veteran i letërsisë sonë...
Ilir Kerni/Në Zagreb, fizikisht, në Tiranë, shpirtërisht...