Faleminderit
Gjon Neçaj: Apostoli respektohet në veri aq sa edhe në jug
E enjte, 11.06.2009, 09:16 PM
APOSTOLI RESPEKTOHET NE VERI AQ SA EDHE NE JUG
(Portret per gjirokastritin zemërmirë, biznesmenin e suksesshëm, Apostol Goçi)
Nga Gjon Neçaj
Çdo lexues që mediton sado pak për titullin e këtij shkrimi, thellohet në kujtesën e tij për ta kujtuar dhe njohur më tepër Apostol Goçin, njeriun zemërmirë, gjirokastrin e thekur, administratorin e talentuar, biznesmenin e suksesshëm.
Kisha dëgjuar për këtë njeri ,që në fakt ruan diçka në arteret e gjakut të tij prej Nënë Terezës,sepse mbi të gjitha të dy janë shqiptarë,por kur më ra në dorë libri i Pirro Lolit,shkrimtarit,poetit dhe studiuesit të talentuar,me një ndjenjë admirimi ,shkrova këto radhë duke kontribuar sado pak në vlerat e tij humane dhe njerëzore,që rrallë i hasim sot në realitetet shqiptare.E duke patur si postulat atë çfarë shkruan në hyrjen e librit “Unë,agjenti i CIA-s M.H.”,Pirro Loli, se “sot kultura shqiptare ( dhe historia që duhet të ribëhet),kërkon prej intelektualëve të vërtetë,vdekjen e skllavit të dikurshëm brenda vetvetes,me qëllim që të qartësojë të vërtetën,paçka se herë-herë kjo dhemb pa shërim.”
Nga mendja dhe dora e Pirros,si një buçetë me lulebjeshke,u dhuroi lexuesve të shumtë këtë libër,për të cilin nuk do të shkruajmë këtë radhë,por ne do hulumtojmë pak mbi personazhin e vërtetë,Apostolin,pa të cilin ky libër i shkruar mjeshtërisht,do ishte i mangët, e mbase nuk do ishte shkruar kurrë…
Si një personazh i llojit të veçantë,Apostol Goçi,ishte ai që shpëtoi jetën një “diversanti”,”agjenti”,të”deklasuari”,i quajtur Muhamet Hoxha.E ky është agjenti i CIA-s,’barba” i Apostolit,të cilit gjithë jetën i qëndroi pranë,derisa mbylli sytë përgjithmonë një ditë të nxehtë vere të vitit 1994,15 vjet më parë.E Apostoli derdhi lot mbi faqet e tij të rreshkura nga vuajtjet,i puthi ballin e mavijosur “barbës”,por ai dukej sikur ishte i lumtur në përjetësi nga kujdesi i Apostolit,Lubjanës dhe fëmijëve Fabiani e Klajdi.
Është një histori e vërtetë njerëzore,e humanizmi dhe mirësia që zgjon figura e Apostol Goçit,ku kemi të bëjmë me një dëshmi të prekshme ,se si thika e diktaturës u fut në kockën e Muhamet Hoxhës,por falë humanizmit të Apostolit,nuk depërtoj në zemrën e tij për ta shuar përgjithmonë.Apostoli e ndihmoi,e mbroi,e përkrahu dhe i hapi shtëpinë e zemrën në ato vite të vështira “diversantit”.E kjo histori e rrallë,tronditëse është thellësisht e shqiptare,nga ku duhet të mësojmë të gjithë për të qënë më shumë human e më shumë Apostol…
Jeta e Apostolit është sa e dhimshme,aq krenare,sa e vështirë,aq njerëzore.Djali nga Selca e Lunxhërisë,fshati me zile e këmborë,siç thotë poeti Lirim Deda,u rrit dhe u edukua nga prindër bujq e blegtorë,por gjithnjë me merakun e djalit që të shkollohej e mos të mbetej në rrëzë të maleve analfabet.E per këtë udhëtonte rreth një orë e gjysëm çdo ditë për të vijuar mësimet në shkollën 8 vjeçare e më pastaj mësoj zanatin e muratorit dhe mbaroi shkollën e mesme pa shkëputje nga puna.E vonë,në vitet e demokracisë ,u diplomua për jursipondencë.Kur kujton Apostoli këtë periudhë të rinisë së tij të hershme,me lotë në sy përhumbet në portretin e “barbës”,Muhametit.E kështu kalonin vitet.Ndryshimi i sistemit për Apostolin dhe familjen e tij ,ishte ogur i mirë,i hyri punës me djersën e ballit dhe hapi biznesin e tij,fillimisht në vendlindje,pastaj në qytete kryesore të Shqipërisë.Sot “Alphet”,ka pushtuar tregun e karburanteve dhe është ndër të parët ,me degë në çdo qytet të Shqipërisë e duke hapur qindra vende pune.
Ndaj duke u bazuar në biznesin e tij të ndershëm,sinqeritetin dhe karakterin e tij human dhe vlerat njerëzore,Partia Socialdemokrate e Shqipërisë e ka propozuar kandidat për deputet në qarkun e Kukësit,ku është ndër të parët biznesmenë që aktiviteti i tij po ecën me sukses.E atij i falënderohen të gjithë,pa dallim bindjesh politike.
Se Shqipëria ka nevojë të ketë në arteret e çdo njërit prej nesh sado pak nga humanizmi i Apostol Goçit,i cili respektohet edhe në veri njëlloj si në jug.