E premte, 02.05.2025, 06:12 AM (GMT+1)

Faleminderit

Agim Gashi: Këngë për Arsim Rexhepin

E enjte, 18.06.2009, 08:36 PM


Dëshmori Arsim Rexhepi
Dëshmori Arsim Rexhepi
Agim Gashi


Këngë për Arsim Rexhepin

Kur Kosovën e mbuloj flaka
Me nur burri thrret  Sali Sfarqa,
Larg atdheut e ndien Arsimi
Se Vatani dha kushtrimin.

T´ruhet nderi e t´ruhet djepi
Xhan e burr Arsim Rexhepi,
Rroku pushkën e dyfekun
T´shkoj ushtar te Sali Çeku.

II
Nga kurbeti pa ba bujë
Kërkoi krojet me pi ujë,
Por kto kroje rridhnin gjak
N´Rrasë të Kuqe nji bajrak.

Do ti bahem krah  Vatanit
Sali Çekut, Agim Ramadanit…
Në Koshare te Rrasa e Kuqe
Ja bajnë pajën Kosovës nuse.

III
Me dy zemra e pak fjalë
Tuj e lidhë malin me mal,
Arsim Rexhepi e ngre dorën
Ku ze n´male bora-borën.

Nisen krushqit e bien trumpeta
Jeni gadi he ju ngjatë jeta,
Fillojmë dasmën për liri
E me ba Shqipninë-Shqipni!

IV
Në Koshare te Lisi Plak
Ku dhe krojet rridhnin gjak,
Arsim Sazlija po luftonte
Ah dhe zemra i gurgullonte.

Por nji ditë e rrok murtaja
Me shumë shokë që n´alltar ranë,
Me Salihun e Agimin
N´qetësi shpirtnat u pushojnë.

V
Sot Kosova e gzon lirinë
Miqët presim n´Pavarsi,
Mbushen degët plot qershia
Sofrat zemër e bujari.

Sa here qelë lule bora
Në Sazli rranzë Lybeteni
Do t´kujtohet Arsim Rexhepi
Që Vatanit  ja shtoi nderin.

VI
Këto vargje për liri
Arsim dëshmori i lidh n´ ujdi,
Kah regtinë krahët e shqipës
Kurr kujtimi nuk vdes për Ty.

Flej n´qetësi burr´ I  Sazlisë
Sali Sfarqen ke gjetë n´amshim,
Shpirtat roje te Molla e Kuqe
Te ato vorre me plot kujtim.


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx