Faleminderit
Thani Naqo: Jeta dhe veprimtaria e patriotit Kosta Çekrezi
E enjte, 09.07.2009, 07:45 PM
![]() |
Thani Naqo - Lindur ne vitin 1953 ne fshatin Zicisht te Korces.Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik,si dhe kursin pasuniveristar ne degen e skenarit kinematografik,prane Institutit te Larte te Arteve, Tirane.Botimet - Vellimet me tregime dhe novella: “Shtepia e pergjumur”,1977,”Kabina e kuqe”,1985,”Vatra njerezore”,l987.”Perseri pranvere”l985, skenar filmi artistic. Romani “Pergjumje iluzionesh”,2006,vellimi me lirika “Fate paralele”2006.Vellimi me lirika "capkenet e mehallave te botes" 2008.Se shpejti del ne qarkullim vellimi me lirika “Sinfonite e stineve”.Jeton se toku me familjen ne Florida.e-mail: thaninaqo@hotmail.com |
Nga Thani Naqo, shkrimtar, Florida
Megjithëse unë nuk jam historian, e ndjej për detyrë të nxjerr në dritë këtë shkrim duke i bashkëngjitur atij të dhëna historike dhe hulumtime personale të dëgjuara dhe dokumentura nga bashkëfshatarët e mi, për emrin dhe veprën e Kosta Çekrezit.
Ky emër patrioti dhe i njeriut të letrave për mua e ka zanafillën qysh në vitet e fëmijerisë, kur jo vetëm gjyshja ime, por të gjitha gjyshet zicishtare, shpesh herë i këshillonin nipërit e mbesat e tyre :
"Shtrojuni librave që të bëji të ditur si Kosta Cekrezi"!
Ose, kur ndonjë i huaj vinte në fshat, i thoshin duke treguar me dorë:
"Në këtë shtëpi ka lindur e është rritur Kosta Cekrezi".
" E shihni atë shelgun matanë lumit? Nën hijen e tij Kosta ka përkthyer Konti -Monte - Kroston!", (vol. 1)
Janë këto fraza dialogjesh tepër domethënëse të cilat nuk më janë ndarë kaq kohë dhe dal në mendimin se ato u bënë mësim fillestar për brezat në të ardhmen e këtij fshati.
Kosta ka lindur dhe rritur në fshatin Ziçisht të Devollit të Sipërm, në 31.3.1892, fshat me 100 shtëpi, në tri lagje, me lumin në mes, me pesë kisha, fshat që rendit mjaft emra publiçistësh, shkrimtaresh e poetësh, si Vasil Xhacka, Sotir Andoni, Petraq Zoto, Petraq Xhacka, Andon Andoni, Gjergji Dushku dhe krijues të tjerë që patjetër do të bëjnë emër në lëmin e letrave.
Kosta Çekrezi kreu shkollën 5 vjecare në fshatin e lindjes, pastaj përfundoi gjimnazin në Korçë të cilin e përfundoi në 12 Qershor të vitit 1910 ku u vleresua nxënës i shkëlqyer në të gjitha lëndët. Ndoqi për një vit leksione për drejtësi në shkollën turke në Selanik të Greqisë, studime të cilat i ndërpreu për shkak të fillimit të luftës së Parë Botërore.
Emigroi në SHBA dhe u bë kryeredaktor i gazetës "Dielli" në qytetin e Bostonit në vitet 1915-1919.
Botoi revistën e përmuajshme "Illyria".
Në këto vite njëkohësisht studjoi për ekonomi, administratë shtetërore dhe gjuhën angleze në Universitetin e Harvardit. U diplomua në 17 Qershor 1918, Art Bahchelor.
Ka përkthyer në shqip historinë e shkurtër të Shqipërisë shkruar nga Frederik Gibert të cilën e botoi në Boston.
Ka shkruar studimin me vlerë historike "Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja"
Kosta ka qënë pjesmarës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues i Shqipërisë në SHBA në vitet 1920-1922.
Për një periudhë dy vjecare ka qënë profesor i historisë në Universitretin Kombëtar në Uashington.
Ishte viti 1923 kur Kosta Çekrezi botoi fjalorin anglisht - shqip.
Ne vitet 1922-1932 ka qënë anëtar i Këshillit të Shtetit në Shqipëri, njëkohësisht edhe anëtar i Klubit Kombëtar të Shypit në SHBA.
Në korrik të vitit 1925 u kthye në Atdhe dhe kritikoi që në takimin e parë me mbretin A.Zog raportet e mbretërisë me Beogradin. Këto vite të pas 1925 -ës, kanë qënë vite aktiviteti të mahniteshëm si publicist dhe ishte botues i gazetave "Telegraf" dhe "Ora".Menjehere pas shpalljes së monarkisë, Kosta Çekrezi u arestua me urdhër të Koço Kostës dhe u dënua me një vit burg nga Gjyqi Politik, por dy gazetat e krijuara prej tij u mbyllën njëherë e përgjithmonë.
Në vitet e para të 30-tës, ai përjetoi dështimin e përpjekjeve për revolucion. Kosta Cekrezi, me shokët e tij si Musa Kranja dhe Xhevahir Arapi, u dënuan me vdekje në mungesë.
Në përpjekje për të formuar Organizatën e shqiptareve në Emigracion, u arestua nga qeveria franceze dhe e mbyllën në kampin e përqëndrimit në Vernet d'Ariega të Frances deri në 27 Tetor 1941, derisa u largua për në Amerikë.
Ishte 28 Dhjetori i vitit 1941 kur Kosta formoi ne Boston organizatën "Shqipëria e Lirë" dhe ndërkohë ka qënë i zgjedhur kandidat për president i një qeverie shqiptare në mërgim.
Koste Cekrezi ka bërë përpjekje për të mbajtur ura lidhjeje midis Aleatëve dhe Shqipërisë. Ne vitin 1946 ishte ai që priti delegacionin e kryesuar nga Tuk Jakova dhe në takimin e dytë me z. Mihal Prifti, Kosta i sugjeroi Mihalit që qeveria shqiptare të gjente me patjetër rrugën për tu lidhur me fuqitë e Perëndimit dhe sidomos me Amerikën.
Gjithashtu edhe më vonë, diku nga vjeshta e vitit 1950-të ai priti në hotelin "Governor Clinton" të dërguarit e qeverisë shqiptare, Behar Shtyllen dhe Vilson Progrin.
Në vitn 1951 Kosta Çekrezi botoi ne Uashington analizën politike "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë".
Koste Cekrezi, ky patriot i lënë nën hije për gjysëm shekulli nga rregjimi komunist, ky njeri zemërmadh, poliglot, me diapozon te fuqishëm për fatin e kombit në situata tepër të rrezikshme, mbylli sytë ne qytetin e Bostonit në datën 10-1-1959, në moshën 66 vjecare.
Në ceremoninë e varrimit të tij , Fan Noli e quajti Kosta Çekrezin "burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin e tij dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë, vdiq fukara".
Emri i këtij patrioti lidhet ngushtë me fatin e kombit të tij, e në të gjithë publiçistikën që shkroi, ai e perfytyronte Shqipërin të lirë dhe etnike.
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Shpirtra detarë
Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi
Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit
Fritz Radovani: Profesori i gjuhës shqipe Gaspër Kolë Ugashi
Halit Bogaj: Edhe diçka për Martirin - Jusuf Gërvalla
Mexhid Yvejsi: Haxhi Vehbi Dibra
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Kraja
Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së Ymer Elshanit...
Evi Kokoshi: Ai, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë
Këze (Kozeta) Zylo: Ëngjëllushja Islamike e Lirisë
Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku
Mexhid Yvejsi: Imam Beqir Maloki
Urime Ditëlindja - Artist i Popullit
Mexhid Yvejsi: Ismail Ndroqi
Halit Bogaj: Sali Bajra - Pishtar I lirisë dhe arsimit
Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu
Adem Berisha: Vështrim i shkurtër mbi jetën dhe veprën e profesorit, intelektualit, veprimtarit e krijuesit- Nexhat Rexha
Mexhid Yvejsi: Mulla Asim Luzha
Ndriçim Xhepa - Fitorja e radhës...