E enjte, 01.05.2025, 05:19 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit

E hene, 06.07.2009, 09:10 PM


HASAN RAMADANI
TAHIR MEHA I TREVËS SË LLAPIT

Nga Halit Bogaj

Ky popull i lashtë, luftarak dhe heroik ,përherë ka pasur atdhetarë të mëdhenj që nuk e duronin armikun tonë shekullor serbosllav i cili  jetonte dhe vepronte në mënyrë të  dhunshme në vendin tonë.Ndër burrat më të  shquar dhe patriotë të këtij populli ishte edhe heroi ynë kombëtar Hasan Ramadani, me emrin e të cilit është e lidhur një rezistencë e fuqishme luftarake në fshatin Shajkofc të Llapit kur forcat e shumta policore shkuan t` a rrethonin shtëpinë kreytrimit tonë legjendar, por i cili nuk i duroi dhe luftoi deri në frymën e fundit për ta mbrojtur pragun e  shtëpisë së vetë të rrethuar dhe të sulmuar nga qindra breshëri tanksesh dhe helikopterësh policorë.Hasan Ramadani ishte pjestar i vërtetë i Ushtrisë sonë çlirimtare që nga gjeneza e saj e hershme, qysh nga viti 1968 kur kishte qenë i detyruar ta vriste një çetnik, për çka rezultonte edhe shtetrrethimi i shtëpisë së tij në atë ditë të kobshme por heroike dhe të lavdishme kur shkuan qindra forca të armatosura për ta bërë hakmarrjen e tyre të dikurshme për një çetnik  të vrarë atëherë!Në atë vit të rrethimit të  fshatit Shajkofc ,Hasan Ramadani ynë i madh ishte në qendër të vemendjes së mbarë makinerisë vrastare serbe, ngase dikur e kishte vrarë një serb i cili ia kishte sharë gazetën  dhe mbarë gazetarnë shqiptare Hasan Ramadanit!Trimi ynë atëherë nuk kishte mundur ta duronte çetnikun e madh të karapteve ruse, të cilin e kishte rrahur për vdekje.Hasan Ramadani ynë i madh kishte shkuar të punonte në Çeki dhe fati e kishte sjellur që ta rrahte edhe një çetnik tjetër atje!Ishte kthyer në Kosovësn e tij të dashur për ta mbajtur familjen shumëantarëshe ,por ishte i preokupuar përherë me çlirimin definitiv të  saj nga kthetrat serbosllave të cilat nuk e dinin se kur mjaftonte zullumi i tyre i pandërprerë, duke qenë i armatosur për mbrojtjen e shtëpisë  dhe vendit të të parëve të tij.Më në fund, ushtria çetnike ia mësyu shtëpisë së tij/ngjarje të cilën e dinë të  gjithë shqiptarët/, por atëherë nuk ishim të njohtuar me detajet kryesore.Hasan Ramadani legjendar luftoi kundër një ushtri të tërë qyqarësh të cilët ishin  bërë me qindra kundër një njeriu, por kjo nuk ishte hera e parë e tyre  që vepronin në atë mënyrë gjatë historisë sonë të përgjakshme.Luftoi heroi ynë i madh -Hasan Ramadani në një luftë të tmerrshme dhe të pabarabartë sikur Davidi me Goliatin dhe si trimi i madh drenicas/Tahir Meha/.Dëshmitarët e gjallë rrëfejnë se ai me  duart  e veta vrau dhjetra serbë dhe shkatërroi një helikopter me trombllonin e tij.Çetnikët e egërsuar  ishin të çmendur nga një trimëri e tillë individuale të Tahir Mehës së Llapit i cili ua përsëriti ato që u kishin  ndodhur në  Drenicën e atyre viteve kur u vranë shumë policë në Prekazin legjendar.Shkiet i përdornin të gjitha mjetet e tyre luftarake dhe barbare për ta mposhtur kundërshtarin zemërluan, i cili ua kishte futur shtatëqindmijë të dridhme në shpirtrat e tyre frikacakë.I kishte vrarë dhe plagosur disa  shkie që ia kishin  rrethuar shtëpinë e tij historike, duke i dalur Zot asaj, fshatit të tij të lindjes dhe mbarë popullit tonë i cili ishte vazhdimisht i -sulmuar nga armiqt tanë shekullorë dhe të pashpirtë që nuk ngopeshin asnjëherë me gjakun shqiptar.Luftoi trimi  dhe heroi i madh për të gjithë ne, duke mos i dhimbsur fare vetja me një sakrifice të tillë të domosdoshme e cila  i ndodhi atë ditë  të vështirë për të gjithë ne që e kuptuam se në çfarë  gjendje ishte ai, familja e tij dhe mbarë  fshati i paarmatosur që perjetoi një kataklizmë të tillë aq babare dhe shtazarake siç dinte të vepronte vetëm Serbia çetnike ndaj qenjes sonë kombëtare.E ka të ngritur Permendoren atje ku luftoi me afshin më të madh shpirtëror për çlirimin tonë përfundimtar, por e ka edhe këngën e lavdishme që e sajoi rapsodi ynë popullor që veproi nëpër shekuj për t` i regjistruar luftrat dhe betejat tona çlirimtare.Rrëfimtarët tregojnë se Hasan Ramadani e kishte një vajzë e cila nuk donte ta lente vetëm babain e saj, por edhe një djalë kreshnik që hyri në radhët e UÇK-ës, për ta vazhduar krenarinë dhe luftën madhështore të babait të vetë patriot.E tërë Kosova ishte e njohur me rrethimin e egër dhe monstruoz të heroit tonë dhe mbarë populli ynë kishte ditë zie atë ditë kur vritet ai, duke na treguar qartë se historia jonë përsëritej shumë shpesh  dhe në mënyrë identike gjatë periudhave të ndryshme të saj.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx