E diele, 28.04.2024, 11:03 PM (GMT+1)

Faleminderit

Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit

E hene, 13.07.2009, 07:33 PM


Sot,në afërsi të fshatit Muhoc, te vendi i quajtur "te Lisi" u mbajt nji Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit Agim Elshani,Besim Mazreku dhe ish Komandantit të Brigadës 114 në ZOÇarrit Muhamet Xhemajlit.
Akademinë e përshëndeti edhe Nazim Hajdini,me nji fjalë rasti ,në emër të Veteranëve të UÇPMB-së.

Testi integral;


"Zonja dhe zotërinj, mysafirë të nderuar, kam nderin që në emër të OVL. të UÇPMB-së në Bujanoc, të përshëndes Familjet e Dëshmorëve Agim Elshani dhe Besim Mazreku e të Komandantit të Brigadës 114 “Agim Elshani”Muhamet Xhamajlit, Invalidët, Veteranët, Eprorët dhe ish Ushtarët e UÇPMB-ës dhe të gjithë ata që na janë bashkuar sot për të përkujtuar dhe nderuar Dëshmorët e Atdheut si dhe për të respektuar familjet dhe të afërmit e tyre.
Në ditën e sotme i kujtojmë të barabartë të rënët , pa dallim vendi, dite, muaji apo viti, ku dhe kur ranë. Ata ranë në altarin e Lirisë për të qenë Dëshmorë të Kombit. Me jetën, gjakun dhe veprën e tyre i shtuan historisë sonë një faqe të re, një faqe të lavdishme, e cila në kujtesën e brezave të ardhshëm do të jehojë zëshëm si porosi jetësore se si duhet jetuar dhe si duhet vdekur, duke mos pranuar robërinë .Këto veprime janë mesazh i qartë për të gjithë ne se nuk do të lejojmë që lufta, vuajtjet dhe gjaku i derdhur i Dëshmorëve për këtë tokë të mbesin nën hijen e harresës. Respekti i vlerave të Luftës Çlirimtare është respekt për Atdheun dhe gjithë popullin.
Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë më tepër dhe se ka mbetur akoma shumë për të bërë për Atdheun dhe Dëshmorët e Martirët e lirisë si dhe për familjet e tyre. Ata që iu bashkëngjitën Kushtrimit të Lirisë, në sfond shikonin vetëm të ardhmen e Atdheut të lirë, fëmijëve të tyre, sepse çdo ushtar që niset në luftë, pak shpreson se do të kthehet gjallë. Në të gjitha këto manifestime që organizohen për ndër të dëshmorëve të luftës, duhet të thuhen tri gjëra elementare;
E para ;Dëshmorët ranë për idealin e tyre të shtrenjtë që ishte Çlirimi i plotë i Atdheut dhe e ardhmja e sigurt .
E dyta;Dëshmorët nuk donin privilegje e as të dinin për lokalizma, ndërsa ne i kemi lokalizuar me fshatra dhe qytete, duke mos ndërtuar një Monument të Lirisë për të gjithë të rënët në një vend, ku do të mund të nderoheshin të gjithë së bashku . Sepse, Ata ishin të bashkuar në një Betim, një Flamur, një Atdhe të lirë dhe të bashkuar.
E treta;Dëshmorët nuk kanë rënë që ne të flasim me fjalë të mëdha para varreve të tyre. Ata që vdiqën për një jetë më të mirë, nuk kërkonin benificione. Ata ëndërronin një jetë të qetë dhe mundësisht të barabartë për të gjithë. E ne sot , me vite më vonë, nuk jemi duke e çuar amanetin e tyre në vend. Lokalizimi i dëshmorëve në fshatra dhe qytete krijon dëshpërim te vetë familjet e dëshmorëve për shkak se jo njëherë deri tani disa familje të dëshmorëve janë ndjerë të harruar për shkak se në përkujtimin e djalit të tyre, manifestimi nuk ka qenë si manifestimi i një dëshmori në një fshat tjetër. Ndërtimi i një monumenti për të gjithë të rënët, është e vetmja mundësi për t’i nderuar të gjithë njësoj dhe për të çuar amanetin e tyre për barabarësi. Llafet dhe fjalët e mëdha, do të kishin hije sikur të plotësoheshin dy kushtet e para. Fjalimet e “zjarrta”, të përcjella me daulle dhe me instrumente tjera e me këngëtarë “patriotë”, nuk përkujtojnë dëshmorët dhe as nuk ndihmojnë fëmijët e tyre, së paku këto vite kur statusi i familjeve të dëshmorëve është i pazgjidhur akoma si duhet, të rënët nuk mund ta jetojnë përjetësinë të qetë. Nuk jetohet me fjalë të mëdha, as me këngë, as me përkujtim të prindërve të tyre një herë në vit.
Organizata e Veteranëve të UÇPMB-së, janë zotuar që të vizitojnë familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranët dhe Varrezat e Dëshmorëve.
Ne plakemi, ndërsa dëshmorët gjithmonë mbeten ashtu të rinj si ishin dhe i bëjnë roje e nder Atdheut. Ata nuk i ndryshojnë bindjet e tyre në përjetësi dhe presin që ne t’i plotësojmë amanetin dhe idealet e tyre.
Lavdia u takon atyre kurse neve na mbetet të vazhdojmë përpjekjet tona, që, në radhë të parë , ta përjetësojmë BETIMIN dhe ta ruajmë amanetin për lirinë e plotë, për të cilën ata e kanë larë me gjak, ta ndërtojmë vendin dhe të jemi pjesë e proceseve të botës demokratike.
Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Kombit!
Respekt familjeve të tyre!

Bujanoc;12.07.2009 Kryetari i OVUÇPMB-së
Nagip Aliu


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora