Faleminderit
Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova
E premte, 24.07.2009, 10:00 PM

Nga Halit Bogaj
Ky tekst është analog me telegrame të shumta nga mbarë diaspora jonë e shpërndarë e cila përherë i ka sytë të kthyer kah atdheu dhe bashkëjeton me vuajtjet, vështirësitë dhe përparimet tona të pasluftës për të cilat ka kontribuar edhe ajo duke u ndihmuar pa kursyer të afërmve të tyre dhe atdheut të robëruar. Diaspora jonë në dy dekadat e shkuara ka qenë vazhdimisht aktive që ky popull të mbijetonte luftën e vetë të tmerrshme politike dhe sociale duke ndarë një pjesë nga të ardhurat e veta të fituara me mundime të mëdha, ngase të gjithë e dinë se sa është vështirë të fitohet paraja në Perëndim. Ky popull do t’i jetë përherë mirënjohës botës sonë të shpërndarë e cila vazhdimisht i ka të kthyera shikimet kah atdheu i tyre dhe dëshira e madhe për Pavarësi sa më të shpejtë për të cilën punoi aq gjatë presidenti ynë i ndjerë Ibrahim Rugova me emrin e të cilit janë të lidhura të gjitha arritjet dinamike të këtij vendi. Ky popull e dinte fare mirë se kush ishte në të vërtetë Presidenti i tyre i adhuruar të cilin e kishte dërguar vetë Zoti për ta udhëhequr këtë popull të privuar nga liria dhe nga e drejta për jetë. Edhe diaspora e di fare mirë se Rugova bënte luftë të pakompromis që me mjete paqësore të zgjidhej çështja jonë ngase ishte shumë lehtë që populli të futej në luftë por si të dilte prej saj në një kohë kur Serbia kishte potencial kolosal për të granatuar, bombarduar dhe djegur çdo shtëpi të Kosovës dhe të teritoreve ish jugosllave, ashtu siç bëri me të vëretë, duke i ndezur edhe mbi 125.000 shtëpi shqiptare edhe në majat më të larta të vendit tonë.Populli dhe diaspora e dinin fare mirë se Ibrahim Rugova ishte ai që e ruajti substancën tonë të pambrojtur kombëtare të cilën donte ta shfaroste armiku ynë shekullor, por edhe disa të tjerë donin të na fusnin në luftë siç ishte Tugjmani dhe Liga patriotike e Bosnjës. Tugjamin kurrë nuk ia fali Rugovës të cilin nuk mundi ta mashtronte dhe ta fuste në luftë po atë vit kur hyri edhe Kroacia. Ne me veshët tanë e kemi dëgjuar edhe ’’Ligën patriotike’’ të Bosnjës kur në një emision të natës disa përfaqësues të saj thanë: ’Ne kemi menduar se edhe ata atje poshtë në Kosovë do ta fillonin Luftën kundër Serbisë, por ata nuk e filluan’’. Domethënë kishte shumë të tillë që shpresonin se Dr.Rugova do ta merrte popullin e vetë në qafë për ta filluar luftën pa snjë armë, ngase edhe Bosnja e kishte një lloj armatimi nga Mbrojtja territoriale kurse Serbia shumë vite më herët e çarmatosi popullin tonë të cilit ia mori edhe pushkët e gjuetisë dhe për një revole të gjetur shqiptarët i dënonte me nga 10 vjet burg të rëndë.

Përkitazi me vdekjen e Dr.Rugovës ky popull dhe familja e tij morën telegrame të shumta nga shumë burra të shquar shtetërorë të cilët e kuptuan fare mirë se kush ishte ai njeri i cili popullin e vetë e nxori në dritë të vërtetë dhe drejt aktit final të Pavarësisë formale të vendit të vetë të dashur. Kjo u pa edhe me rastin kur na informoi se ishte i sëmurë nga kanceri, duke mos u brengosur fare për vetveten por për Kosovën e tij të shtrenjtë me të cilën ishte mishëruar sëtepërmi dhe në mënyrë të pashkoqur. Ai na bëri të gjithëve të njohur në botë dhe krenarë që jetuam në kohën e tij të ndritshme, por edhe të mundimshme në të cilën ndanim të mirën dhe të keqen dhe të gjitha vështirësitë e paraqitura para nesh. Dr.Rugova përjetoi dhimbje të shumta duke iu vrarë edhe disa bashkëpunëtorë të tij të ngushë dhe luftëtarë të denjë të çështjes sonë madhështore kombëtare, si Fehmi Agani, Latif Berisha, Xhemajl Mustafa, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Tahir Zema, Komandant Drini, e shumë të tjerë që ishin të lidhur ngushtë me figurën poliedrike të të tij dhe me ardhmërinë e ndritur të popullit të tyre dhe të familjeve të veta.
Komentoni
Artikuj te tjere
Klina e përkujtoi Gjergj Rrapin në shtatëvjetorin e vdekjes
Mexhid Yvejsi: Mulla Jakup Hasipi
Florentin Popescu: Një ambasador i kulturës: Baki Ymeri
Mexhid Yvejsi: Haxhi Hasan Vuçitërna
Rexhep Gashi: ''Perdite rritna nga nje pllome pasi shkoj Serbia''
Halit Bogaj: Mentor Gashit
Ibrahim D. Hoxha: I përndritshmi Dijetar Hasan Tahsini
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit
Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
Halit Bogaj: Istref Begolli
Mexhid Yvejsi: Ymer Lutfi Paçarizi
Fritz Radovani: Tefa - Shtjefën Mark Palushi (1943 – 1985)
Mexhid Yvejsi: Hafiz Tahir Kolgjini
Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori
Halit Bogaj: Skënder Sherifi
Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit
Mexhid Yvejsi: Hoxha Kadri Prishtina
Qerim Vrioni: Gëgë Marubi - I fundit i Marubëve të medhenj
Bedri Tahiri: Milosh Nikollë Kopiliqi - Heroi që sfidoi historinë