E shtune, 27.04.2024, 12:19 PM (GMT+1)

Faleminderit

Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë

E hene, 03.08.2009, 10:00 PM


Në 64-vjtorin e vrasjes së Nazif Rrahmanit
NAZIF RRAHMANI – FIGURË E DENJË E LIRISË...

Nga Tefik Selimi

Një dijetar i shquar i kohës ka thënë: “Historia është mësuesja e jetës”. Kjo është e vërtetë. Nuk ka popull pa histori. Historia nuk duhet të harrohet, se ajo është pasqyra e vërtetë e një populli. Edhe Volteri ka shtuar: “Kushe e harron krimin, është bashkëpjesëmarrës në të”! Secili popull e ka historinë dhe vlerat e tij shpirtërore. Edhe populli ynë e ka historinë e hidhur, por edhe krenare. Të hidhur, për faktin se, histori e tij është nëpërkëmbur keq nga të huajt. E, krenare është për faktin tjetër se i ka të gjitha vlerat më të mira shpirtërore. Është popull fisnik, sinqertë dhe i vërtetë. Kurrë në historinë e tij të njerëzimit nuk ka të dhëna se populli ynë ka qenë okupues e grabitës të tokave të huaja! Përkundrazi. Populli ynë ka jetuar dem baba dem në tokën e vet. Ai, duke jetuar në trollin e vet, gjithmonë ka qenë i rrezikuar nga të tjerët. Pra, të huajt kanë dashur ta zhbëjnë përgjithmonë nga faqja e dheut. Por, populli ynë është krenar që në asnjë vend e askund në histori nuk flitet për të këqinjat e tij, por vetëm për veprat e mirat. Gjithmonë ky popull yni i me histori të lashtë e të lavdërur, ka qenë i përndjekur, i dëmtuar, i vrarë e i likuiduar nga të tjerët. Mu nga kjo, historia e popullit tonë është e përgjakur dhe e dhimbshme. Pse jo? Populli ynë ka bërë luftë të drejtë në trojet e veta stërgjyshore. Kurrë nuk ka bërë vepra makabre, gjenocidiale e kriminale ndaj popujve të tjerë. E ka mbrojtur me gjak trollin e vet. E ka mbrojtur nderin, por edhe ka dalë fitues në shumë luftëra të drejta. Ja, Skërnderbeu, heroi ynë i kombit, ai gjithmonë ka luftuar për lirinë e popullit shqiptar. Në luftë ai ka korrur fitore karshi ushtrieve sa e sa herët më të madha. Po ashtu, edhe luftërat e më vonshme kanë qenë në anën tonë. Pra, populli shqiptar përherë ka luftuar duke i mbrojtur me gjak trojet e veta sërgjyshore. Shih për këtë, historianët, madje edhe publicistët tanë, këtë histori nuk e kanë lënë pa e shënuar në analet e shkrimeve. Sa e sa studime, libra e forma tjera të shkrimit janë shkruar për luftën e drejtë të popullit tonë shqiptar. Ja, edhe në luftërat e e vitit 1944/45 e më vonë janë bërë masakra të papara në popullin tonë të urtë e të pafajshëm. Janë bërë luftëra barbare dhe shumë të egra, sa që i huaji ka bërë krime të papara në popullatën shqiptare. Krimet e masakrta janë bërë me të vetëmin qëllim që të pakësohet numri i shqiptarëve në trollin e tyre, por edhe është zhvilluar një “luftë” speciale nga ana e regjimit serb për ta shfarosur gjer në fund këtë popull me histori të lashtë e të lavdëruar. Sa e sa masakra dihen, por sa e sa të tilla nuk dihen. Edhe sot e kësaj dite, në shumë shumë vende zbulohen varreza masive të shqiptarëve. Më mirë lë të na shërbejë një stutim i Mr. Aliriza Selmanit me titull: “Lufta e Gjilanit dhe masakrat ndaj popullit shqiptar në dimrin e viteve 1944/45”, punim i botuar në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike” që është seria e shkencave historike, 36 – 2006, ku shihet më së miri tragjedia e ndodhur në këtë qytet me rrethinë në vitet e lartshënuara. Dhe, autori në këtë punim na përkujton edhe njëherë këtë tragjedi me shumë të dhëna të kësaj “ngjarjeje” para 64 vjetësh më parë. Pra, sivjet bëhen 64vjet kur ka ndodhur kjo tragjedi e tmerrshme në Gjilan, e cila, siç ka pohuar autori në fjalë, “ka qenë njëra ndër makabret në historinë e popullit shqiptar të Rajonit të Anamoravës”. Kjo tragjdi pati shumë pasoja në njerëz, sidomos në popullatën shqiptare, e cilët u likuiduan apo u masakruan në vitet 1944/45. Kjo “ngjarje” e tmerrshme nuk harrohet kurrë në popull tonë, për faktin se, ngjau gjenoci i paparë në
Nazif Rrahmani - luftëtar i denjë i lirisë
Nazif Rrahmani - luftëtar i denjë i lirisë
popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar në trojet e veta stërgjyshore. Sepse, kjo kohë ishte e njohur nga popullata si “kohë” që ka zhdukur shqiptarë, që ka vrarë e masakruar pa dëshmi, por është e njohur edhe për faktin tjetër se, në emër të një të ashtuquajture “nacionalçlirimtares” dhe të “luftës që është zhvilluar kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit” , tek masa popullore shqiptare filloi jo vetëm arrestimet e mëdha, plaçkitjet e pasurive të tyre, por në masë të madhe ky popull pësoi tortura dhe shfaroje fizike, vetëm së ishin shqiptarë dhe të pafajshëm gjer në fund. Këto “vepra” kriminale i bënin pa asnjë procedurë të rregullt, si nga OZN-a, por edhe nga grupet çetnike serbe, madje edhe nga të quajtur njësi partizane të asaj kohe jo aq të largët. Kështu, autori A. Selemani, shton: “Gjatë asaj kohe, në qytetin e Gjilanit merren për t’u likuiduar njerëz të zgjedhur”. Pra, politika gjenecidale ka bërë edhe zgjedhjen jo vetëm të personave kundërshtarë, por edhe të disa familjeve të njohura, të cilat u rrinin kundër regjimit të asaj kohe. Këto familje ishin sipas tyre “armike”. Por, ndiqeshin me të madhe figurat e njohura të çështjes kombëtare, të cilët e luftuan kurdoherë regjimin kriminel e barbar serb. Vitet e hershme, 1941/44, janë vite shumë të rënda për popullin shqiptar në Anamoravë të Gjilanit. Pothuaj, në çdo mes, ku është bërë dhunë e paparë nga forcat e errta serbe, populli është munduar të bëjë rrezistencën e vet me mënyra të ndryshme. Pati luftëtar që nuk iu frikësuan dot armikut, ndonëse ishte shumë herë më i fortë se forcat tona liridashëse. Një pjesë e historisë së hidhur është edhe në fshatrat afër kufirit me Serbinë. Shqiptarët e kësaj ane kurrë nuk janë dorëzuar vrastarëve të zinj. Përkundrazi. Me kundërshtarin e kohës, ata kanë luftuar gjer në minutat e fundit të jetës. Po kështu, i kësaj ane është edhe luftëtari i njohur, Nazif Rrahmani, i cili ka një histori të veçantë e të lavdëruar në jetë. Por, nga shkaku, se nuk kanë mundur të hulumtohet atë kohë më shumë, se ishte regjimi i egër serb, djali i tij, Ramiz Nazifi, 71-vjeçar, nga fshati Përlepnicë e Gjilanit, ditë më parë na solli një shënim, në të cilin bëhet fjalë për babain e tij Nazif Rrahmanin, i cili u dallua si luftëtar i denjë për çlirimin e teritorit të Kosovës nga thurdra krimilanel e okupuesit serb. Janë këto rrëfime të tij, të cilat janë dëshmi e gjallë që flasin heroizmin e pashoq të babati të tij, i cili, në luftë për liri, ai vritet nga forcat serbe. Ramiz Nazifi është nip i Mulla Idrizit. Nëna e tij, Kandengjik, ishte motra e Mulla Idriz – Gjilanit, e cila është më e re se i vëllau i saj Idriz Gjilani. E, Nazifi ishte dhëndër i Mulla Idrizit, i cili shkoi gjurmave të këtij patrioti të shquar të kauzës sonë kombëtare shqiptare. Nazif Rrahmani është i lindur më 1904 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Baba i tij ishte Rrahman, ndërsa nëna Kadishe, nga Pogragja. Mësojmë se Nazif Rrahmani ishte luftëtar nga viti 1941. Ai qe njeri atdhedashës i madh i popullit tonë. Të keqen Nazifi kurrë nuk e pranoi. Shih për këtë, ai bie në konflikt përherë me regjimin e atëhershëm serb. Ai, atë kohë, luftoi për kufirin e Kosovës. Siç mësojmë nga shënimet e djalit të tij, Ramizit, “kufiri i Kosovës atë kohë ka qenë ndërmjet dy fshatrave Sfircë. Kështu, Sfirca e jashtme, nga lindja, ka qenë teritor i Serbisë, ndërsa Sfirca e brendshme ka qenë, në përëndim, teritor i Kosovës. Dhe, ndërmjet dy Sfircave ka ekzistuar guri që e ka ndarë Kosovën me Serbinë. Djali i tij, Ramiz sot shton edhe këto të dhëna: “Babai im, Nazifi, gjithmonë ka qenë i armatosur. Nuk ka ndejtur asnjëherë pa te. Ai me shumë shokë të tjerë, ka dalë në kufi për të luftuar me forcat serbe. Luftoi që të mos hynë barbarët serbë në Kosvoë, për faktin se bënin dhunë mbi popullsinë shqiptare. Kur është dalë në Kitkë dhe Velegllavë, forcat serbe sapo kanë hyrë në teritorin e Kosovës. Nazifi qe luftëtar i denjë i pushkës, i cili mori pozitën afër një guri dhe filloi të luftojë me armë kundër forcave serbe. Ndërkohë, atij i vjen në ndihmë Imer Zejnullahu nga fshati Përlepnicë. Këtu lufton disa orë, ku i bën rrezistencë ushtrisë çetnike serbe. Por, në një moment, Imerin e rrok plumbi mu në kokë dhe vdes. Ai varroset me nderime të mëdha në fshatin Hogosht, më 1942. Imer Zejnullahut, edhe sot i gjendet varri se ku është pajetë. Por, më vonë, ushtria serbe e kalon kufirin e Sfircës dhe hyn në Kosovë. Mirëpo, duke parë rrezikun nga kjo ushtri barbare, vullnetarët shqiptarë organizohen për të bërë rrezistencë forcave serbe, ku në ndihmë u ka ardhur Shefqet Kapetani nga Drenica me ushtrinë e tij. Aty ka qenë edhe Qamil Bajrami, nga fshati Përlepnicë. Serbët i kanë zënë pozitat më të përshtatshme të Kosovës, mirëpo Nazif Rrahmani, i armatosur, si thotë Ramiz Nazifi, përherë me pushkë e bomba, fillon për t’iu afruar pozitave serbe. Mirëpo, Qamil Bajrami, edhe në atë moment të vështirë lufte, ka shtuar:”Ja, çfarë luftëtari kemi ne. Shihni çka ju bën çetnikëve serbë!”. Ai, Nazifi, afrohet dhe ua hedh bombat në pozitat e tyre, të cilët, nga tmerri serbët bërtasin dhe i lëshojnë pozitat e veta duke ikur për Marevc. Po kështu, në vitin 1943, ishte festë dhe natë Bajrami. Ushtria serbe, duke menduar se shqiptarët e festojnë Bajramin dhe se nuk dalin të luftojnë, Nazif Rrahmani i shkon mendja se do të ngjan diç e papritur nga forcat serbe, ai me disa luftëtarë të tij, si me Ahmet Qerimin e ndonjë tjetër, u dalin përballë forcave serbe, ku luftojnë rreptë rrafsh 18 orë pa u ndalë. Këtu patën sukses duke luftuar përrreth Moravës, Konçulit, Lluqanit, Turit etj., ku ua shtinë tmerrin forcave serbe gjer kah Bujanoci. Por, çka ngjan më vonë? Pak kohë pa hyrë në Bujanoc, plagoset Ahmet Qerimi, të cilin e kishte kapur plumbi në bark. Ai, sa ishte i “nxehtë”, nuk e ndjen dhimbjen dhe dikur u thotë: “Vëlla, Nazif, po më djeg shpinda”. Ai ka dalë të pushojë pak, por kur i ka hequr rrobat nga trupi, atëherë e ka parë se ishte i plagosur rëndë në trup. Nga ky moment, shokët e tij e marrin dhe e dërgojnë në Përlepnicë, por vdes nga ato plagë që i mori nga plumbi vdekjeprurës. Ai vdes heroikisht në luftë për atdhe. E, Nazif Rrahmani nuk e ndalë luftën. Ai me bashkëluftëtarët e tij, hyn në Bujanoc dhe arrin ta çlirojë këtë vendbanim nga forcat serbe, mu në ditën e Bajramit, më 1943. Ushtria serbe, thonë, ikin kah Vraja e kah Vlladiçki Hani. Lufta nuk qe ndalur. Kah fundi i vitit 1943, depërtojnë forcat bullgare në teritorin e Kosvovës dhe vijnë afër fshatit Përlepnicë. Por, në anën e kundërt, si shton Ramiz Nazifi, djali i Rrahmanit, atë kohë kanë qenë forcat gjermane në anën e kundërt të këtij fshati. Gjermanët, kur i shohin forcat bullgare, te vendi i quajtur “Zabeli i Xhipovitëve”, tre gjermanë të armatosur gjer në dhëmb, hyn në fshatin Përlepnicë dhe i afrohen bullgarëve mu te “Përroi i Ismajli”. Aty gjermanët i lanë të vrarë gjashtë bullgarë, ndërsa të tjerët ikin kah sytë-këmbët kah fshati Rapatovë i banuar me serbë. Ishte kjo kohë e dimërit. Binte borë. Ishin tubuar mbi shtëpi të Nazifit: Sabit Bajrami, Qail Bajrami, Tefik Shabani, Mulla Ramiz Shabani dhe Refik Shabani. Të gjithë nga fshati Përlepnicë. Këta janë shkuar në Bresalc ku janë takuar me Bejtullah Bekteshin dhe me Shefki Bekteshin. Si një, ata e kanë vendosur të dalin në mal të Poneshit, Zhegocit, Sllovisë e të Lipjanit. Në këto vende, thonë, kanë hyrë Brigadat shqiptare të Shqipërisë, të cilat kanë qëndruar gjer në qershor të vitit 1944. Por, Bejtullah Bekteshi e Shefki Bekteshi e kuptojnë se, vëllau i tyre, Sherifi ishte bërë kryetar në fshatin Bresalc. Ata janë larguar nga brigada shqiptare dhe kanë qëndruar herë në mal e herë në shtëpi, vetëm për t’mos u rënë në gjurmë armikut. Bile, thonë, kur është formuar ekonomia e pyjeve në Gjilan, Bejtullah Bekteshi, punësohet si pylltar në këtë organizatë pyjore. Dhe, në qershor të vitit 1944, arrijnë gjashtë luftëtarë në Përlepnicë. Arrijnë në shtëpi të Nazif Rrahmanit. Ata nuk kanë qëndruar në shtëpi të Mulla Idrizit Gjilanit, sepse aty i ka pasur dy komndantë të luftës: Sylë Zarbincën dhe Murarrem Fejzën nga Hogoshti. Thonë, sipas shënimeve të Ramiz Nazifit, ”Mulla Idrizi nuk ka qenë kundër luftës së Gjilanit. Ai ka menduar mirë se, po të zhvillohej luftë, do ta pësonte popullata e pafajshme nga forcat serbe”. Mirëpo, lufta ngjau në Gjilan. Mulla Idrizi, natën e parë ka fjetur në odën e Zenel Osmanit. Ishte kjo më 21,22 dhjetor të vitit 1944. Brigada e Mulla Idrizit ka kërkuar ndihmë nga meset e Kosovës për sulmin në Gjilan. Për ta çliruar Gjialnin nga okupatori serb, atë kohë është kërkuar ndihmë nga këto vende të Kosovës: Podujeva, Marevci, Presheva dhe vitia. Lufta ka filluar në orët e hershme të mëngjezit më 23 dhejtor të vitit 1944. E, Nazif Rrahmani, si luftëtar i paepur për liri, ai gjithmonë ka menduar se si të thehet burgu në Gjilan. Sepse, si shton djali i tij, Ramizi, “ ky burg, atë kohë, ishte vendi më famëkeq për popullatën shqiptare të kësaj ane të Anamoravës. Këtu, për çdo ditë e natë janë ekzekutuar shqiptarë që ndodheshin në burg. Janë ekzekutuar pa asnjë dëshmi. Janë ekzekutuar vetëm se janë shqiptar. Bile thonë, çetnikët serbë, në shumë lagje të Gjilanit, ku banonin më shumë shqiptarë, hynin e u thonin familjarëve që të mos i mbyllin dyert e shtëpive. Nëse dikush i mbyll dyert fort, ata pa asnjë pyetje i mirrnin dhe i pushkatonin. Nga kjo, ekzistonte frikë e madhe tek familjarët shqiptare. Poqese i mbyllnin dyert, ata e dinin se çka i pret pas këaj “gjendje” e kohës pa kohë. Dhe, kështu shumë familje shqiptare, duke u frikësuar këtyre egërsive barbare, ata jo vetëm që nuk i kanë mbyllur, por në piktë të ditës, madje edhe natën janë nxjerr dhe janë ekzekutoheshin pa asnjë gjurmë. Ja si shtohet për këtë masakrim të shqiptarëve të Gjilanit në shkrimin e Mr. Aliriza Selmanit “Lufta e Gjilanit dhe masakrat ndaj popullit shqiptar në dimrin e vitit 19444/1945”, ku shton: “Vrasjet e paligjshme në Gjilan e rrethinë, për çdo mbrëmje disa herë gjatë natës nxirreshin nga burgu dhe pushkatoheshin me dhjetëra shqiptarë të pafajshmë i shtyn forcat demokratike të rezistencës shqipate të mësynin Gjilanin dhe t’i lironin të burgosurt. Duke i ndjekur këmba këmbës njësitë e shpartalluara të Brigadës XVII maqedonase, forcat e rezistencës shqiptare, në mbrëmjen e të 21 dhjetorit të vitit 1944, kishin arrtur dhe ishin vendosur në fshatin Përlepnicë e rrethinë, ku ishte mbajtur takimi i fundit i Shtabit Drejtues paras mësyemjes në Gjilan”. (shih: separati – studimi në fjalë, Prishtinë, 2007, f. 46). Andaj, sipas një shënimi jo të plotë thuhet se në shumë fshatra të kësaj komune apo rrethi janë ekzekutuar apo likuiduar me dhjetëra shqiptarë, si në Llashticë 23 vetë, Përlepnicë 22 vetë, Makresh 24 vetë, Malishevë 17 vetë, Qarr 23 vetë, Svircë 23 vetë, Marec 75 vetës, Pozharan 26 vetë, Livoç i Epërm 12 vetë, Depcë 23 vetë, Sopot 75 vets, Llupçan 13 vetë, Konçul 10 vetë, Sefer 25 vetë, Velegllavë 35 vetë, Remnik 21 vetë, Zhegër 12 vetë, ku këtu thuhet se i kanë likuiduar 7 gra dhe dy fëmijë. Dhe, rrënqethëse janë rrëfimet e shumë njerëzve që kanë përjetuar momente trishtuese të kësaj kohe. Ali H. Selimi, nga Nasala, tash i ndjerë, në një kohë pati rrëfyer se në Gjilan ka ekzistuar një burg famëkeq, në të cilin janë bërë likuidimet e njerëzve me mjete të ftofta. Ai pati shtuar se, kur janë marrë njerëzit për ti ekzekutuar, burgu ka qenë i tillë ku njerëz të pafajshmë kanë hyrë dhe në derën tjetër janë ekzekutuar me qekan të rëndë. Bile, thonë, kur janë bërë këto ekzekutime, është bërë muzikë nga jevgët (romët) që të mos dëgjohen bërtimat e të ekzekutuarve. Një fat të tillë, në burg e pati edhe Nazif Rrahman Ai ka shpëtuar këtyre barbarive, por bugoset për tu masakruar nga forcat çetnike serbe. Nazifi ka qenë një trim i paepur i lirisë. Ai gjithmonë ka punuar se si ta shpëtojë masën popullore ku ishte e ngujuar për pushkatim.Thonë, në mëngjezin e hershëm të këtyre viteve (1944), e në prezencën e familjes së tij, ai armatoset me pushkë, revole, bomba e çekan në dorë. Ai e pati, si shton Ramizi, një vendosmëri të veçantë nga njerëzit tjerë. Dhe, me datën e 22 tetorit të vitit 1944, në mëngjezin e hershëm, Mulla Idriz Gjilani, ka dalë te xhamia e Përlepnicës dhe ka kënduar tallkin luftëtarëve që po shkojnë në luftë. U bë vërtet një luftë e ashpër në Gjilan në mes Brigadës shqiptare, të cilën e udhëhiqte Sylë Zarbinca e Muharrem Fejza nga fshati Hogosht. Ishte në këtë luftë edhe Shefki Desivojca, i cili luftoi dhe bëri rrezistencë forcave serbe. Thonë, se serbët nuk mundën ta përballojnë këtë lufte dhe ata janë detyruar të ikin kah Livoçi, duke kërkuar ndihmë nga brigadat tjera serbo-maqedone. Dhe, gjatë luftës së zhvilluar, si shton Ramizi, Nazif Rrahmani ka arritur gjer te burgu i Gjilani dhe i ka ra dryrit të derës me çekan. Mirëpo, nuk pati sukses. Duke hulumtuar, ai gjen një mjet tjetër të hekurt dhe me te e hap derën e burgut. Pas kësaj “ngjarje” madhore të tij, shton Ramiz Nazifi, të burgosurit, që ishin brenda, ikin nga ky vend famëkeq. Mirëpo, dy roje të burgut e qëllojnë Nazif Rrahmanin në dorë me plumba pushke. Këtë ngjarje e tregon jo vetëm djali i tij, Ramizi, por edh e Rifat Miftari nga Makreshi. Aty ishte edhe Shaip Kadriu nga Draganca, të cilët pohojnë se, asnjë i burgosur nuk ka marrë plagë, pos Nazif Rrahmanit. Këtë rrëfim e ka treguar Ramiz Nazifi në vitin 1967. Ramizi sot shton: ”Në vitin 1967 jam takuar me Sherif Kadriun te Përroi i Kosaqës. Nazifit, babait të Ramizit, ia kanë parë plagën në dorë duke i rrjedhur gjak mu te xhami a madhe, afër shkollës ekonomike të datës 23 dhjetor 1944. Ishte ditë e shtunë e vitit 1944, kur është thyer burgu në Gjilan, Nazifi ka dalë e ka ikur prej këtij vendi. Po me këtë datë të përmendur më lartë, Sallah Byqmeti nga lagjja e Byqmetëve të Poneshit ka deklaruar se, Nazif Rrahmani, nga fshati Përlepnicë, komuna e Gjilanit ka ikur ashtu i plagosur nëpër Koretishtë në drejtim të Qukës në kodrat e Pasjakut dhe është takuar me një grup serb afro dhjetë vetë. Këtu ata përleshen në mes veti. Nazifi lëshohet tatëpjetë kodrës së Pasjakut ashtu i plagosur në krahun e majtë. Sërbët e ndjekin për ta zënë. Ata e ndjekin pas, por ky fillon të luftojë me ta ku serbët i thonë që të dorëzohet se s’ka ku të shkojë. Por, në një teposhtëze, ai e kalon rekën e Bresalcit, por edhe jazin e Mullirit, që atë kohë ka ekzistuar aty. Duke menduar ai se ka shpëtuar, se nuk ka ditur të frikësphet aspak, se përherë ka mbajtur me vete bomba angleze, italiane e franceze, ai e gjuan një bombë shkive. Por, çka ngjan aty? Bomba nuk i kërcet, se qëllohet në shelgje e bie në ujë (rekë). Atëherë, serbët që i vini pas, shtinë në Nazif Rrahmanin dhe e qëllojnë me disa plumba. Trupin e tij e kanë varsour tre vetë të Byqmetëve: Bekë Dubova, Hajrullah Byqmeti e Riza Byqmeti nga Poneshi. Varri i Nazif Rrahmanit gjendet, sipas fjalës së djalit të tij Ramizit, afër pishinës me ujë, vetëm 50 metra larg, te jazi i Mullirit që ka ekzistaur më parë afër Poneshit. Sipas Ramiz Nazifit, varri i babës së tij është ruajtur me dy gurë (rrasa), por pas vitit 1967, aty është livadh dhe sot janë janë të hequra gurët dhe vetëm din varrin përafërsisht të babait të tij. Por, në një shënim të djalit të tij Ramizit thuhet edhe kjo se, pasi vritet Nazif Rrahmani, Ramizi është kthyer në shtëpi Aty kanë dalë tre policë serbë të stacionit policor të Bresalcit, të cilët i thonë Hajrullahut e Dautit të Byqmetëve, për t’i gjetur disa njerëz për ta varrosur trupin e pajetë të Nazif Rrahmanit. Çka ngjan më vonë? Në shenjë hakmarrjeje, Brigada Serbe-Maqedone vjen më 23 tetor të vitit 1944 në Përlepnicë në familjen e Nazif Rrahmanit. Kësaj familje ia merr dy qe të racës malazeze. Njëri ka (qe) ishte i bardhe, e tjetri me ngjyrë të kuqe. Ia marrin edhe një lopë me viç. Mandej, ata (çetnikët), i largojnë me dhunë anëtarët e familjes nga shtëpia. Ramizi shton: “I kanë përcjellur dhe u kanë thënë të shkojnë ku të duan në një vend tjetër. Tërë familja vendosen te Habib Rrahmani. Shtëpinë una ishte djegur me themel. Ka pasur aty, sipas babës, Nazifit, duhan e sende tjera. Flaka është parë larg e më larg. Kjo flakë e shtëpisë është parë aq larg, sa që njerëzit kanë menduar se po digjet Dobërçani, sot ( Mireshi). Brigada e Avdullah Preshevës, nën komandën e Skender Preshevës, arrin në Miresh, por i thonë se kjo flakë është në Përlepnicë. Ata vrapojnë menjëherë për ta shuar zjarrin në Përlepnicë. Edhe pas vrasjes së vëllaut tim, Nazifit, shton Ramizi, ushtria serbe nuk ka kanë lënë të qetë. Shpesh vinin e na kontrollonin shtëpinë, duke menduar se baba, Nazifi, është akoma gjallë. Në qershor të vitin 1944, gjendja paksa është ndjerë e “qetë”. Unë me Bislimin e Ferizin kemi shkuar gjer në Velekincë te Mehmet Velekinca. Kur jemi afruar fshatit, malazezët e Velekincës i kemi parë se si qetë tanë i kishin marrë ata. I treguam për këtë Mehmet Velekincës. Dy vëllëzërit tanë: Rrahman e Sylejman Nazifi e patën ushtruar një ankesë gjyqit komunal të kësaj kohe, në Gjilan, ku gjyqtar atë kohë ishte Sylë Zhitia. Kur jemi dalë në gjyq, dy serbë janë paraqitur aty në gjyq. Më në fund, kërkesa jonë është hudhur poshtë, e qetë mbetën prapë te malazeztë e Velekincës. Atë kohë ka luftuar edhe Ejup Kamberi në Prapashticë e Mutivodë. Kur kanë tentuar të hyjnë forcat serbe në teriton e Kosovës, Ejupi vritet. Më vonë, edhe vëllaut të tij ( të Ejupit), Jakup Kamberit, i vjen lajmi se vëllau i tij ka rënë heroikisht në luftë për atdhe. Ai e ka marrë kufomën e të vëllaut dhe e ka sjellur në Marec. Dhe, në mahallën (lagjen) e Bolovitëve të Halimit të Hotit, është varrosur. Aty është vra edhe një luftëtar nga Uglari. E, Nazif Rrahmani luftoi katër vjet për ta çliruar Kosvovën e okupuar nga serbët barbarë. Dhe, çka deklaron Ramiz Nazifi, i cili për babën e vtë, Nazif Rrahmanin thotë se, si pylltar nuk kam pasur vërejtje. Mirëpo, më 12 maj të vitit 1995, ora 21:00, jam sulmuar fizikisht nga tre serbë në vendin e punës në fshatin Mozganë. Jam sulmuar nga këta serbë duke më thënë se ti je djali i ballistit dhe nipi i Mulla Idriz Gjilanit. Pas këtij sulmi jam ankuar pothuaj në të gjitha vendet (organet) e pushtetit të atëhershëm. Mirëpo, kurrë nuk kam marrë përgjigje. Dhe, dëshmia më e “fortë” është fotografia ku jam sulmuar fizikisht dhe edhe sot e kësaj dite rrënkoj nga plagët e marra nga serbët barbarë. Ja, një dëshmi ima se si njeriu e pëson vetëm se e ka pasur të afërm njeriun trim e atdhetar, i cili ka luftuar për të mirën e popullit të Kosvës. Dhe, sot dëshira e familjes së tij, por edhe imja është që eshtrat e tij të rivarrosen e të prehen në varrezat e dëshira morëve të kombit në Gjilan, shton Ramiz Nazifi, 71-vjeçar nga Përlepnica, me banim në Ferizaj, tash i ndjerë.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora