E shtune, 27.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Aleksandër Moisiu - Ikonë e paharruar e artit teatror botëror

E diele, 02.08.2009, 01:42 PM


ALEKSANDËR MOISIU /1879-1935/

/Një ikonë e paharruar e artit teatror botëror/

Nga Halit Bogaj

Edhe njëherë do të flasim diçka për figurën poliedrike të Aleksandër Moisiut, korifeut më të madh të artit teatror shqiptar i cili me rolet e tij të llojllojshme bëri emër të shquar në botën e jashtme , duke treguar se i përkiste një populli  me histori dhe kulturë të lashtë dhe duke mbetur edhe si njëri ndër interpretuesit më madhështorë të rolit të Hamletit në skenat botërore.Aleksandër Moisiu, ai bir besnik i racës së lavdishme shqiptare, na bëri të njohur në botë me rolet e tij fenomenale  dhe gjeniale  me të cilat bënte emër të madh kudo që shkonte  dhe prezentohej para publikut të vendeve të ndryshme , e sidomos atje ku arti teatror  ishte vërtet në lulëzim e sipër.Moisiu nga Shqipëria kishte mbetur përherë i tillë, origjinal dhe autokton  si një djalë i dheut dhe atdheut shqiptar me të cilin mburrej jo vetëm populli ynë, por edhe mbarë bota e madhe artdashëse.Kolosi i skenës-Aleksandër Moisiu , realizoi veprat më të dalluara të dramaturgëve më të shquar botërorë, duke u dhënë atyre shpirt, gjallëri dhe kuptim të amshuar me emrin e të cilit jetojnë nëpër kohra.Rolet e tij kulminante teatrore dhe filmore kanë mbetur ndër margaritarët më të mëdhenj të artit skenik, duke shërbyer edhe si shembujt më konkretë për gjeneratat e ardhshme të cilat u morën me përkushtim me artin -si dashurinë e tyre më të sinqertë .

Tek ne shqiptarët vazhdimisht kujtohet figura kolosale e Moisiut , i cili me veprën e tij të pashterrshme jetësore dhe artistike , popullin tonë e bëri të njohur edhe në fushën e teatrit dhe filmit ,ngase Shqipëria e kishte lindur si aktor të përmasave të tilla të cilin nuk e kishte pasur më parë  Evropa si djep i civilizimit kulturor.Se kush ishte Aleksandër Moisiu tregon edhe biografia e tij tejet e begatshme  dhe udhëtimet e  shumta nëpër vende të ndryshme të botës për t’i dhënë shfaqjet teatrore me të cilat mahnitej publiku i atyre vendeve , sidomos me zërin e tij karakteristik  të cilin  rrallë e posedonte ndonjë aktor i madh i kohës.Moisiu aktroi në një varg pjesësh teatrore, duke i luajtur personazhet më të njohura të veprave të dramaturgëve më të përmendur siç ishin:Prometheu i lidhur”, “Mbreti  Edip”, “Armiku i popullit”, “Don Zhuani”, “Romeo dhe Gjulieta”, ”Tartufi”, “Hamleti” dhe tragjedi ose komedi të tjera nga thesari botëror.

Siç është theksuar më parë “zëri i Moisiut , i cili ishte dëgjuar në pjesët e tij të luajtura ,ishte unik , i paparë dhe i pa dëgjuar deri atëherë”.Në mes tjerash duhej përmendur edhe fakti se”si aktor, Aleksandër Moisiu e kishte të trashëguar linjën tragjike dhe fonike në intërpretim”.Siç  dihet nga të dhënat mbi jetën dhe veprën e  tij, aktori  e realizoi për mrekulli dhe me forcë titanike –sidomos rolin e Hamletit të cilin e provuan ta gjallëronin me dhjetra e dhjetra aktorë të tjerë nga mbarë bota nga të cilët duhet përmendur :Lorens Olivie, Lesli Hauard, Piter O’ Tul, Ifigenij Smoktunovski e të tjerë.

Për aktorin tonë të ndritur,  në superlativ ishte shprehur edhe Fan Noli i cili kishte thenë:”Moisiu është një djalë shqiptar i cili n’Europë e interpreton Hamletin më mirë se unë që e kam përkthyer atë” dhe vërtet, sipas kronistëve dhe kritikëve të shumtë të artit, dukej se Hamleti kishte qenë i  shkruar  për ta interpretuar pikërisht Aleksandër Moisiu .

Për rolin e madh që paraqiste Moisiu në botën e artit  teatror  tregojnë shumë fakte , por edhe thënia e Albert Bahermanit i cili e kishte hedhur unazën e trashëguar të Inflandit mbi varrin e Moisiut, duke u shprehur se”ajo i përkiste  vetëm atij dhe askujt tjetër ”.

Pëkitazi me figurën shumështresore të aktorit tonë të popullarizuar , është shkruar mjaft por mbi të gjitha duhet përmendur sidomos librin e Bardhyl Kosovës kushtuar jetës së aktorit dhe atë të Vangjel Moisiut që janë dy biografi të thukta mbi jetën e kolosit tonë që tanimë ka mbetur i paharruar në  shumë zemra dhe kujtime njerëzore.

Duke hedhur dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e këtij korifeu kolosal të artit teatror botëror, edhe populli ynë e kujton me nderime të mëdha duke e adhuruar në mënyrë të merituar kultin e tij të paharruar, aq më tepër kur ai nuk na përkiste vetëm neve por mbarë botës artdashëse kulturore.Se kush ishte Moisiu tregonte edhe kritika teatrore dhe filmore evropiane dhe botërore e cila, ashtu si edhe publiku, mahnitej me rolet e tij  të jashtëzakonshme  dhe karizmën e tij si një aktor i përmasave specifike.Moisiu ishte një dhe i vetmi i kohës që realizoi me sukses qindra role nëpër skena të ndryshme teatrore, duke qenë përherë origjinal dhe i pranuar nga miliona adhurues të pasionuar të cilët ishin mishëruar me shenjtërinë e tij artistike.

Ai na bëri krenarë me figurën e tij të krijuar për teatër dhe me patriotizmin e theksuar ndaj vendit të tij të dashur të cilin e adhuronte prej së largu dhe e mbante të strehuar në zemër dhe shpirt.Na bënte krenarë duke i treguar mbarë botës se ishte pjestar i një populli të lashtë ballkanik i cili kishte jetuar me shekuj në atdheun e tij dhe qysh prej lashtësisë së hershme ishte marrë me artin teatror, çfarë tregojnë edhe disa qytete antike shqiptare.Ai ishte një dhe i vetmi që kishte arritur aq larg dhe të bëhej aq i njohur dhe  i paharruar në mbarë botën e madhe teatrore.Gjithmonë e potenconte origjinën e vetë  shqiptare dhe mbeti një bir besnik i atdheut të të parëve të vetë prej nga kishte rrjedhur gjeneza e tij e famshme.E adhuronin edhe aktorë  dhe regjisorë të njohur gjermanë të cilët nuk do të mund të punonin pa kolegun dhe idhullin e tyre të dashur në mesin e të cilëve ishte edhe Maks Rajnhardi/themeluesi kryesor i shkollës teatrore gjermane/.Po të mos ishte një gjeni i tillë i veçantë, Aleksandër Moisiu nuk do ta gëzonte një respect të tillë  nga të gjithë ata që e kishin njohur, i kishin shijuar vlerat e tij artistike ose që kishin dëgjuar për emrin e tij aq të popullarizuar.Dhe vërtet bëhej gjihtnjë e më i madh, më i kërkuar dhe më i mirëpritur me rolet e tij të llojllojshme të cilat i realizonte tejet lehtësisht  dhe me një rutinë të paparë.Moisiu e kishte krijuar kultin e tij  me angazhim të madh ngase ishte mjaft vështirë të hynte në elitën kryesore të artit dhe kulturës gjermane.Nga koha të cilën e kishte kaluar në qendrat më të njohura artistike evropiane, Moisiu kishte bërë jehonë të madhe me personazhet kryesore të interpretuara dhe të sajuara nga veprat e gjenive më të mëdhenj të artit letrar..Ky ishte Moisiu i viteve tridhjeta të kohës kur edhe Evropa ziente nga përplasje të shumta dhe nga përgatitjet e paramuzgut hitlerian që hynte në dyert njerëzore ..Ky ishte Moisiu ynë i dashur i cili na bëri të njohur të gjithë neve ngase mrekullia e tij shpirtërore kishte depërtuar në çdo qenje artdashëse njerëzore.Ishte bërë sinonim dhe zëdhënës i popullit të tij të cilin e mbante përherë të strehuar diku në muret më të brendshme të zemrës së vetë ,me shpresë se një ditë do të kthehej në atdhe dhe do të vdiste në dheun e të parëve..Ajo që e bënte atë edhe më të afërt me Shqipërinë, ishin kujtimet e  paharruara ndaj botës shqiptare e cila kishte mbetur përherë e skalitur në mendjet dhe  kujtimet e tij të orientuara drejt atdheut të të parëve të tij.


(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora