Faleminderit
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (V)
E hene, 10.08.2009, 07:26 PM

Milazim F. KADRIU
AS NJË HAP NUK IKËN NGA ARMIKU
(Raif, Sabit e Tefik Babatinca)
Uniteti i popullit
Fitoren e ka në dorë
Të vdesim si burrat
E Kosova lirinë ta gëzon.
Përpara burra të gjithë tok
Luftën do ta fitojmë
Dita – ditës më afër lirie
Me hapa të sigurt po shkojmë.
Porositnin kështu
Raifi, Sabiti e Tefiku
Që as një hap
Nuk ikën nga armiku.
Gjaku i tyre
Forcon unitetin
Vendosmërinë tonë
Që lirinë ta gëzojmë.
Dhembja për ta
Është e madhe
Por s’duhet dëshpëruar
Se për liri kanë luftuar.
JO FORT LARG SHTËPISË, RANË TRE TRIMAT E MALËSISË
(Milaim e Musë Qerimi dhe Iaz Selimi)
Në të gjitha anët e Grykës së Llapit
Forca të mëdha serbe kishin mbërri
Në kodrën mbi Repë qëndronin
Milaimi, Ilazi dhe Musa i ri.
Përcillnin me vëmendje
Kah shkonin rrugës tatëpjetë
Shikonin se ku po vendoset
Gjithë ajo popullatë.
Shkonin gra, pleq e fëmijë
Rrugës nga Ahishta deri në Metehi
Aty u ndalën tregon Milaimi
Dhe e goditi snajperisti i zi.
Në të njëjtin istikam
Ishin Ilazi e Musë Qerimi
Por edhe këta i pa katili
Dhe me snajper i goditi.
Ranë në kodrën mbi Repë
Për të mos vdekur kurrë
Jo fort larg shtëpisë
Këta trima të Malësisë.
RREZE LËSHON NJË LAPIDAR
(Bedri dhe Eset Maloku)
Bardhoshi çdo herë
Ndër brezni
Ka dhënë trima
Që luftuan për liri.
Eseti dhe Bedriu
Çdo herë ishin të pandarë
Edhe gjatë luftës
Shkaun e luftuan pa ndal.
Luftë e rreptë zhvillohej
Në ato ditë prilli
Trimat nuk lëshonin pozicionet
E pa ndal sulmonte katili.
Rreze të arta lapidari i tyre lëshon
me shikim të mprehtë trimat
Shikojnë nga çdo anë
Lirinë që na e sollën po e gëzojmë.
Nga Kalina te Guri i Bardhë
Trimat kanë luftuar
Çdo njësiti të UÇK – së
Në ndihmë i kanë shkuar.
E sot fëmijët e dëshmorëve
Jetojnë me krenari
Për prindërit e tyre
Që dhanë jetën për liri.
NË KUFI ISHIN ROJE TË ATDHEUT
(Bekim Mani e Ferat Aliu)
Në fshatin Përpellac
Roje i bënë atdheut
Aty ku i thonë shqiptari
Bekimi e Ferati ranë për liri.
Edhe pse ishin të ri
Lirinë e deshën më shumë se jetën
Andaj për Kosovë ranë
Dhe të pavdekshëm mbetën.
Gjashtë e shtatë prilli
Ditë të shënuar në histori
Përpellaci, dhe Llapi
Përcollën bijtë në pavdekësi.
Për liri ranë Bekimi e Ferati,
Andaj tani i kujtojmë
Brez pas brezi
Kurrë s’do ti harrojmë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Aktori ynë i madh, Shani Pallaska
Mexhid Yvejsi: Vexhi Buharaja
Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi
Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica
Mexhid Yvejsi: Mr. Hajdar Salihu
Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë
Halit Bogaj: Abdurrahman Shala
Halit Bogaj: Aleksandër Moisiu - Ikonë e paharruar e artit teatror botëror
Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas
Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
Halit Bogaj: Ilir Konushfci dhe Lutfi Musiqi
Dukagjin Hata: Një simbol për ligjin dhe shtetin e së drejtës
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu
Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit
Albert Shala: Një jetë përpjekjesh për liri
Beqir Cikaqi: Talenti i pafat!
Mexhid Yvejsi: Hafiz Tevfik Nahi
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (II)