E shtune, 27.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)

E merkure, 12.08.2009, 07:19 PM


Baba Jusuf Myzyri  (1881-1956)
Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
BABA JUSUF MYZYRI (1881-1956)


              “Kur e humb rrugën nji njeri,
                Të gjithë brengat i mendon,
                Shok i bahet nji bari,
                Hajde sonte n’kasollen tonë…”
                               -Jusuf Myzyri

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
              
         Jusuf Myzyri ishte vjershëtar, muzikant, besimtar e këngëtar popullor nga Elbasani, por që në të gjithë Shqipninë i doli zani…
          
         Lindi në Elbasan në vitin 1881. Rrjedh prej një familje të varfër.  Që në vegjëli e në rini ka punue si zanatli. Nuk ka ditë me shkrue as me lexue, sepse asnjëherë në shkollë s’ka pas mundësi me shkue…!
         Jusuf Myzyri, ndonëse ishte i pashkolluem, rrethanat e jetës ashtu qëlluen, ishte njeri i ditur, i ngritur, i ndritur…
         Ata që e kanë pas rastin ta shoqërojnë, ta dëgjojnë, kështu tregojnë. Ibrahim Hasnaj, e kishte takuar për herë të parë në vitin 1936, e më vonë e zuri mik, dëshmon se në muhabete, biseda, Jusuf Myzyri, ishte në nivel akademik…
         “Jusuf Myzyri ishte njeri i urtë me plotë kuptimin e fjalës e mbi të gjitha e pasunonte një edukatë me të vërtetë për t’u admirue. Ai kishte njohuni rreth mjaft problemeve filozofike të jetës, që i kishte fitue veçse me vemendjen, heshtjen e urtësinë që e karakterizonte.”
        Që në vegjëli u shqua  për zërin e ëmbël të tij. Që në rini të gjithë befasoheshin me talentin e tij. Krijonte vjersha, krijonte këngë, të cilat i shoqëronte me violinë, që u përhapën në Elbasan, Tiranë  e në të gjithë Shqipninë…
      Pa ditur as shkrim, as lexim, pa njohur asnjë notë muzikore, shumë shpejt, Jusuf Myzyri u ba vjershëtor, këngëtar popullor, artist e kompozitor…
      Është folur e shkruar se Jusuf Myzyri është autori i rreth 100 krijimeve, ilahi, vjersha e këngë popullore, por për këtë krijimtari, mjerisht,  askush deri më sot, nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi…!
      Sipas poetit Ibrahim Hasnaj (1912-1995), i cili e kishte mik që në vitin 1936, në librin  me titull “JUSUF MYZYRI - NJI LULE E BUKUR”, mbledhur, redaktuar e shpjeguar prej tij, 1970, janë gjithsejt 17-të kangë.
      Kangët janë këto:

1.    Dritës tate xhevahir
2.    Nji lulishte me trandofila
3.    S’paske pasë ndo’i pikë mëshire
4.    Kur hyna në portë t’kalasë
5.    Harab u bana un’ i mjeri
6.    Ma mirë n’pyll se n’qytet
7.    Si mësova unë garibi
8.    Errësinë e pyllit
9.    Iku Nata, aguan Malet
10.    Dashunia si rrufe
11.    Kur pata një Lule t’bukur
12.    Paskam pas fatin e zi
13.    Dëshira
14.    Kumuria
15.    Asht i lumtun Elbasani
16.    Esencës së Bukurisë –Dielli
17.    HAXHILLIKU

    Ky libër është botuar nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi,  Tiranë, 2003
    Jusuf Myzyri, përveç që ishte vjershëtor, kompozitor, kangëtar, ka qenë edhe besimtar. Besimtar e pjestar i rrugës shpirtërore islame, me përkushtim, devotshmëri,  në tarikatin Bektashi.  
     Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Ahmet Myftar Dedes i përkushton një vjershë-kangë me titull:
     “Esencës së Bukurisë – Dielli.”,
       Ku, ndër të tjera, thotë:

Si dielli kur lind n’mëngjes,
Bukuria ashtu të njifet,
Më vrave me syt’e zez,
Me nji armë që nuk shifet.

Vetë më vret, vetë më shëron,
Se Ti je mëshirë plotë,
Hem m’përzen, hem më afron,
S’ke ba kurr ndoj punë t’kotë…


       Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, me qendër në Tiranë, Ahmet Myftar DEDE, për shërbimin që i ka ba
këtij tarikati, e ka gradue me titullin:
“Honoris Causo” – Jusuf Myzyri - Baba i Bektashizmit.

   Jusuf Myzyri, për këtë titull, për këtë nderim, udhërrëfyesit të tij, Ahmet Myftar Dede, këtë kangë ia këndoi me përkushtim:


Ahmet Myftar Dede
     (1916-1980)

       HAXHILLIKU

Për Haxhillik jam tu’shkue,  
Besimin t’em t’a baj ispatë,
Vall’, a do t’jetë  thonë për mue,
Për me sos në Kryegjyshatë…?

Më erdh nji burr i pa prit,
Më tha: “Pse ecën tu mendue”,
Ata vetë t’kanë thërrit,
Edhe ti duhet shkue.

Mos kërko prej të Mirit,
Gjithë motin me ato të jeshë,
Shtjerë kryet në Port të Pirit,
Shpëtimtarë atë do keshë.

Mos kërko andej – këndej,
Rri aty ku vune kryet,
         Asht Ahmet Myftar Dedej,
         Ju vë re me të dy sytë.

         Natë e ditë i baj shyqyr,
         Më shtiu në rradhën e burrnisë,
         Pije kupën or Myzyr,
         Për ashikun e pleqnisë.
      
     Baba Jusuf Myzyri ndrroi jetë në vitin 1956, në moshën 75 vjeçare, por kangët e tij vazhdojnë të jehojnë në të gjitha trojet shqiptare…


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora