Faleminderit
Arif Molliqi: Meditim i vazhdueshëm për heroin - Kthimi i Adem Jasharit në Kullë
E hene, 17.08.2009, 07:58 PM

„ Nëse
vritem më i madh jam se vrasësi“
(
Ali Podrimja)
Ai që i rri
afër kullës,
Ai i rri afër Zotit,
I rri afër Atdheut, sepse,...
Në këtë kohë nuk i zihet besë njeriut, „njeriut“ çfarë ne
i kemi fqinjin... Atij qe i lakmon kullat e huaja, i lakmon tokat e huaj, që e
lakmon Atdheun e huaj...Tokë me i fal shkaut nuk kam dhe, qebesa, as qençe nuk
jetohet më, prandaj po kthehem në Drenicë, në Kosovë...! Kështu diçka ka thënë
Adem Jashari kur në Shqipëri me 1992 i kishin thënë, të largohet diku në
shtetet e Perëndimit, se kthimi në Kosovë do të ishte rrezik për te.
Por jo.
Ai, Adem Jashari, me dy kobure në brez, ashtu si gjeneral
Isa Boletini dikur, e mori rrugën për në kullat e Drenicës. Rrugë në rrugë,
shteg më shteg ,e, besa pritë në pritë, udhëtoi gjatë nga Shqipëria deri në
Prekaz. Kaloi shtigje të vështira atyre bjeshkëve shqiptare. Gjatë rrugës diçka e kishte ndalur...Një kufi që kurrë
Ademi nuk e kishte pranuar. Një kufi artificial. Sa ishte lodhur e ndoshta kjo
lodhje ju shtua edhe më shumë kur pa atë guri aq të madh, aq të shëmtuar që i
ndante dy vëllezërit mespërmes...
U ndal. Gjatë e shikoj, herë vijën kufitare, e, herë gurin e kufirit. Ju duk se ajo vijë e tërhequr
me tehun e shpatës, që aq gjatë kishte kulluar gjak, po i kalonte mbi trupi,
kurse guri me dy- tri shkronja cirilike po i rëndonte aty ku frymon, mbi mushkëri.
U mundua të marr frymë thellë, por, jo. Guri e rëndonte.
Ia kishte ndarë kraharori në dy pjesë, të dy mushkëritë
merrnin frymë ndaras...
Ah, ky guri i kufirit?!...
E drejtoi shikimin nga Shqipëria dhe iu bë sikur e
dëgjonte Aliun e Podrimës më atë „ Etyde për Shqipërinë“ „ Xhuxhe je moj/ xhuxhe je ti/ pa mua“. Pastaj, shikoj nga Kosova , por nuk foli.
I kishte të pakta fjalët...
Pak fliste e, më shumë vepronte...
„ Tokë me nda nuk
kam/...Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet ma“ ( Ali Podrimja, „Ishulli
Albania“)
E tundi xhurdinë,
koburen e shtrëngoj fortë.
I mati malet më sy..
Po të ishte Bajroni gjallë në shënimet e tij në „Çajld- Harold“ përveç shënimit; „ Shqiptarët përgjithësisht kanë një
dukje të mirë...janë më madhështorët në botë...“ do të shënonte edhe ketë; Kur Zoti i ka krijuar këta njerëz kaq madhështorë s´ka sesi të mos shpëtoj kjo tokë nga të këqijat, nga grabitqarët (?!)
He, tokë me nda nuk kam!- pëshpëriti edhe një herë Adem
Jashari dhe e nxori më rrënjë gurin e kufirit, e rrokullisi në një përrua, atje
të djajtë, zbriti malit e drejt rrafshit të Dukagjinit.
Netët e rrugëtimit deri në Kullën e Jasharajve i kaloj
kullë në kullë, anekënd Kosovës.
Bisedat nuk kishin të sosura atyre netëve në odat e
Kosovës. I kishin thënë: Do vritemi Adem!...
„ Nëse vritem/ më
i madhi jam/ se vrasësi
Ku ke parë or i uruar/
litarin nga qafa/ ta heqë i ligu“ (Ali Podrimja, “Pika e bardhë”)
Mendoja e çka s´mendoja kur dëgjova se Adem Jashari kishte
arritur në Drenicë. Do ta kaloja bashkë me të një pjesë të pasdites, mbrëmjen
dhe natën...Isha përgatitur unë në Hamburg e Adem Jashari në Drenicë...
Asnjë kobure nuk ma kishte dhënë Ademi, se ua kishte
dhënë (?!) të tjerëve.
Sa shumë ju kishte dhënë...?!
Jo kobure, por zemër u kishte dhënë trimave Ademi, e ata
më koburet, me zemrën e Adem Jasharit luftonin në Drenicë, në Dukagjin, në
Shalë... E, kur hordhitë e egra barbare të zbritura nga Karpatet ia kishin mësy
Kullës së Jasharajve, aty ku plaku Shaban Jashari( babai i Ademit dhe Hamzës)
nuk e lëshonte kullën për krejt mallin e dynjasë, aty Kosova nisi të frymoj
ndryshe...
Thonë se gjëmimi i topave të hasmit që ia rrihnin Kullën
axhës Shaban, ishin dëgjuar larg. Shumë larg deri...
Edhe muret e Kullës kishin qëndruar deri sa dikush i
kishte thënë Ademit...
Me siguri Alia i Podrimës;
„ Hap syrin/...Hija
e vdekjes/
(ta) ma paska mbuluar
Kullën „ ( Beteja e Kosovës)
E, Adem Jashari ju kishte përgjigjur me vargjet e
poetit:
„ Kur të vdes
Varrosmëni ku të doni
Stom një burimi
apo nën sjetull të një
Mali
Vetëm ku flitet
Shqipja...“