Faleminderit
Halit Bogaj: Jeronim De Rada
E merkure, 12.08.2009, 08:56 PM

Nga Halit Bogaj
111 vjet më parë/19o3/ vdiq klasiku dhe romantiku i madh – Jeronim De Rada, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë madhështore e artit letrar shqiptar.Vepra e tij epokale”Këngët e Milosaos”/1939/ ngjalli kurreshtje të madhe edhe tek figurat e shquara të kulturës europiane,siç ishte Alfons De Lamartini ,autor i poemës së njohur”Liqeni”.Jeronim De Rada,ashtu si edhe disa shkrimtarë të tjerë shqiptarë,edhepse larg atdheut të vetë të dashur,na bëri krenarë që ishim shqiptarë,duke punuar vazhdimisht për të na dhuruar vepra të fuqishme të artit të bukur letrar.
I lindur dhe i rritur në Itali,ai asnjëherë nuk pushoi së menduri për dheun e të parëve të vetë dhe për origjinën shqiptare e cila edhe e bëri poet të përmasavetë jashtëzakonshme.I mallëngjyer nga periudha e lavdishme e heroit tonë kombëtar – Skënderbeut,De Rada jetoi vazhdimisht me dëshirën e tij të flaktë për ta realizuar ëndrrën e vetë jetësore që të shkruante për “Motin e madh” të cilin e pavdekësoi edhe poeti tjetër i shquar – Gavril Dara i Riu me veprën e tij të famshme”Kënka e sprasme e Balës”.De Rada punoi dhe veproi me vite të tëra për të na i dhuruar veprat e tij të njohura që buronin nga shqpirti i tij atdhetar dhe nga zemra e një arbëreshi që jetonte matanë brigjeve të detit Adriatik.Poeti i Makit shkroi shumë,duke na lënë trashëgimi kryevepra të shquara nga gjini të ndryshme të artit letrar,siç ishin:shkrimet publicistike,eseistike,folklorike dhe gazeta e paharruar”Fjamuri i arbërit”.

Shkrimtari ynë i madh jetonte edhe në varfëri të skajshme dhe pa e pasur askend që t` ia hapte derën në ato çaste shumë të vështira jetësore në të cilat kishte rënë në një kohë kur edhe në mbarë Italinë ekzistonte një skamje e madhe.Siç thamë edhe më lart,vdekja e njëpasnjëshme e djemve dhe e gruasë së tij,duke mbetur krejtësisht i vetmuar,ishte një tragjedi tjetër e paparë që i kishte rënë mbi kokë.Jeta e tij ishte bërë një mizori e vërtetë dhe e barabartë me vdekjen për së gjalli dhe të gjithë e dime/ngase kemi mësuar nëpër shkolla/ se ai kishte vdekur duke kërkuar bukë për të ngrënë në çastet e fundit të jetës ,çka nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë.
Nata e errët deradiane vazhdonte agoninë e saj të tmerrshme,duke sfiduar edhe turpin e një kohe dhe të një vendi që e lanë poetin tonë në një gjendje të tillë aq të mjerë!Një fakt tjetër i jetës së tij buronte edhe nga e vërteta se edhe rroga si mësues i jepej në çdo gjashtë muaj, e ndonjëherë edhe fare. Poeti Jeronim De Rada,duhej ta bënte edhe një rrugë prej tetë kilometrash në ditë për t`i mësuar nxënësit e tij ,në mesin e të cilëve ishte edhe Luigj Gurakuqi i shquar i cili kishte thenë”se kishte pasur fat që kishte qenë nxënës i të madhit De Radë”.Përveç veprës së tij madhështore”Këngët e Milosaos”,De Rada na i la trashëgim edhe poemat”Skënderbeu i pafanë”,”Këngët e Serafina Topisë”dhe veprën folklorike ”Rapsodi të një poemi arbëresh”.Poeti ishte i nderuar,i çmuar dhe i respektuar nga mbarë bota shqiptare,ku bënte pjesë edhe princesha rumune me origjinë shqiptare – Elena Gjika/Dora D` Istria/ e cila ishte bërë e njohur me veprën “Populli shqiptar sipas këngëve popullore” e botuar edhe në gjuhën frenge, me të cilën bëri emër të madh edhe në qarqet evropiane.Se kush ishte De Rada ynë,tregojnë edhe mendimet e shkrimtarëve të shquar si Alfons De Lamartini i cili thoshte” se poezia e juaj e krijuar në atdhe,atje edhe duhet të kthehet”Viktor Hygo:”Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike moderne duhet t` i lexojë”Këngët e Milosaos” të Zotëri Jeronim De Radës,kurse Fridrih Mistral:” :”krijimet tuaja janë plot magjepsje ..Ju uroj Zotëri që ia kini kushtuar muzën dhe dashurinë tuaj kulteve të gjuhës suaj nënë për lavdinë e popullit dhe vendit tuaj …Të jeni, pra, i lumtur që zgjodhët për t`i hartuar Psalmet e Shqipërisë suaj të dashur”. Petro Skaljone- autor i veprës”Historia e shqiptarëve të Italisë”,shkruan:”Plaku 8o vjeçar luftoi me shiun dhe borën,me erën dhe të ftohtit,me rrezet e diellit zhuritës dhe me të gjitha të këqiat e natyrës…për t`u dhënë mësim nxënësve të Kolegjit Shën Mitër Korone” ku e kishte filluar dhe hapur shkollën e pare shqipe.Zef Skiroi i Riu shkruante:”Udhëtimi i tij i fundit ndriçonte me ndonjë episod për legjendat më të bukura të etërve të shenjtë”.Toka bujare e lindjes,duke e pritur në gji trupin e tij pa jetë,përshëndeste birin e saj të madh me buzëqeshjen e pranverës që po vinte dhe shumë njerëz,në episodin tokësor deshën ta shihnin shenjën e përqafimit qiellor me shpirtin tepër fetar të poetit”.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
Mexhid Yvejsi: Hasan Adem Kaleshi
Halit Bogaj: Ndrekë Luca
Enver Robelli: Rojtari i mirësisë
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (V)
Halit Bogaj: Aktori ynë i madh, Shani Pallaska
Mexhid Yvejsi: Vexhi Buharaja
Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi
Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica
Mexhid Yvejsi: Mr. Hajdar Salihu
Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë
Halit Bogaj: Abdurrahman Shala
Halit Bogaj: Aleksandër Moisiu - Ikonë e paharruar e artit teatror botëror
Blerina Gjoka: Jozefina Topalli, Të njohësh forcën e gruas
Mexhid Yvejsi: Hafiz Selim Yvejsi
Halit Bogaj: Ilir Konushfci dhe Lutfi Musiqi
Dukagjin Hata: Një simbol për ligjin dhe shtetin e së drejtës
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Mexhid Yvejsi: Shejh Shefqet Shehu