Faleminderit
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VII)
E hene, 17.08.2009, 08:00 PM

Milazim F. KADRIU
RA DËSHMOR NË LULE TË RINISË
(Esat Berishës)
Gjithmonë e çdo kund
Ish pushtetin e kundërshtoi pa nda
Që nga demonstratat e 1981
Rrugës së lirisë nuk iu nda.
Në radhët e UÇK – së
U rreshtua pa përtesë
Në shumë beteja të Llapit
Eseti mori pjesë.
Kur në Kosovë u shfaqën
Rrezet e lirisë
Ra Eseti dëshmor
Në lule të rinisë.
Behari, Blerta
Dhe e vogla Aurorë
Sot janë krenar
Pranë lapidarit vejnë kurorë.
HERET ZGJODHI RRUGËN E LIRISË
(Jusuf Pollomit)
Në maje të Herticës
Lindi dëshmori i lirisë
Jusufi herët zgjodhi
Rrugën e lirisë.
Shpërthimi i luftës
E gjen të përgatitur
Për lirinë e Kosovës
UÇK-së i është bashkangjitur.
Jusufin dhe shumë të tjerë
Që për lirinë e Kosovës kanë ra
Brez pas brezi
Këngë trimërie do këndohen për ta.
ÇDO HERË NË NIVEL TË DETYRËS NË “KËSHTJELLA – 33” TË UÇK – SË
(Muhamet Sokolit)
Familja e Muhamet Sokolit
Në shënjestër të policisë
Ishte çdo herë sepse
I kishte ndejtur karshi Serbisë.
Ndihmë të madhe dha
Në shtrirjen e ushtrisë
Çdo herë ishte në nivel të detyrës
Në njësitin “Kështjella – 33” të UÇK – së.
Në Dyz e Koliq pa nda
Ndihmonte popullsinë
Derisa më 19 prill 1999
Ra për të fituar pavdekësinë.
PA LUFTË TË ARMATOSUR NUK KA LIRI KOMBËTARE
(Enver Malokut)
Lindi në familje të varfër
Por shumë bujare
Pa luftë të armatosur thoshte
Nuk ka liri kombëtare.
Mori pjesë në shumë beteja
Që zhvilloi UÇK e ZOLL-it
Ndër to edhe në Batllavë, Dyz, Koliq…
Derisa ra për të mos vdekur kurrë.
Sot në Batllavë
Jetojnë me krenari
Gruaja e Enverit me vajzën
Dhe tre djemtë e ti.
NË BETEJAT E LLAPASHTICËS I PATREMBUR QËNDROI
(Raif Halitit)
Luftë pas lufte
Kjo familje luftoi
Në betejat e Llapashticës
Raifi i patrembur qëndroi.
Gjendja e rëndë ekonomike
E detyroi të shkoi në Gjermani
Por dëshira për lirinë e Kosovës
Raifin e ktheu në vendin e ti.
U rreshtua në radhët e UÇK – së
Në çdo betejë ishte në vijë të parë
Tek Nelakët, te Tabet …
Nga komandanti Bedi pa u ndarë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arif Molliqi: Meditim i vazhdueshëm për heroin - Kthimi i Adem Jasharit në Kullë
Mexhid Yvejsi: Idriz Vuçitërna
Rajmonda Maleçka: Poemë për Adem Jasharin
Nehat Jahiu: Dy lulëkuqe mbi dy varre…
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VI)
Mexhid Yvejsi: Tahir Thaçi
Thanas Gjika dhe Andi Dervishi: Një pasues i denjë i Kostandin Kristoforidhit
Halit Bogaj: Jeronim De Rada
Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)
Mexhid Yvejsi: Hasan Adem Kaleshi
Halit Bogaj: Ndrekë Luca
Enver Robelli: Rojtari i mirësisë
Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (V)
Halit Bogaj: Aktori ynë i madh, Shani Pallaska
Mexhid Yvejsi: Vexhi Buharaja
Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi
Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica
Mexhid Yvejsi: Mr. Hajdar Salihu
Tefik Selimi: Nazif Rrahmani - Figurë e denjë e lirisë