E shtune, 27.02.2021, 06:53 AM (GMT)

Mendime

Hajriz Demaku: Fjalë rasti e mbajtur në Sesionin e Katërt Shkencor të Klinës

E hene, 08.06.2009, 06:14 PM


FJALË RASTI E MBAJTUR NË SESIONIN E KATËRT SHKENCOR TË KLINËS MË 11-12 DHJETOR 2006

Nga Hajriz Demaku
 
Të mos qahen gjyshërit e baballarët tanë të cilët e kanë kryer misionin e tyre të shenjtë ndaj atdheut, duke u flijuar në dalzotjen atdheut. Populli dhe fëmijët e tyre, ashtu thuaj të pashkollë, por të vendosur siç u ka hije burrave trima shqiptarë. Por ta qajmë e vajtojmë vetveten, me gjithë këtë shkollë e dije, me gjithë këta tituj të lartë shkencorë, të mos jemi të zotët të mbrojmë, as veten as pasurinë, as bijat tona që kontrabandohen në botë, nëpër shtëpia të turpit, ose fëmijët tanë që shiten në botën e jashtme, për pjesë rezervë e gjymtyrë të pasanikëve. Këto bija e këta fëmijë, nuk mund të mbrohen vetë, këta duhet t’i mbron kombi, e kë mund ta mbrojë kombi, kur vetë është i ndarë në 6 shtete, qe gati një shekull. Sikur të ndaheshin 6 vëllezër e të jetonin të pavarur, kishte me qenë gjysma e së keqes, por vetëm një nga ata, ka një gjsëm pavarësie, kurse 5 të tjerët jetojnë bashkë me armiqtë.
Vllezër, brezi i jonë është përgjegjës, jo vetëm për këto bija e për këta fëmijë, por edhe për pasardhësit e tyre, nëse atyre jua lamë këtë barrë të radnë (Bashkimin e Trojeve Shqiptare), mandej kurrsesi nuk mund të arsyetohemi, se nuk kemi shkelë në gjakun e atyre një milion shqiptarëve, mbrenda 93 vjetëve, që kanë flijuar jetën për bashkimin e troheve shqiptare.

/Nga libri: E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE
TË SHQIPËRISË ETNIKE- (4), 2006,  f. 463/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora