E diele, 25.07.2021, 05:51 PM (GMT+1)

Mendime

Albina Idrizi: Ëndërroj një ëndërr

E premte, 05.06.2009, 07:38 PM


Susan Boyle
Susan Boyle
Vështrim

ËNDRROJ NJË ËNDËRR

Nga Albina IDRIZI

Susan Bojle. Njëqind herë urra. Njëqind herë të lumtë. Njëqind herë bravo. Njeqind herë...
Kjo grua ne moshën e saj dyzet e shtatë vjeçe arriti t’i tregojë botës ëndrrën e saj. Ëndrrën e qëmotshme të saj. Nga fëmijëria. Nga kur nisi hapat e parë. Nga kur nisi melodinë e parë. Prej atëherë kërkoi një mënyrë të tregonte dëshirën e saj. Nuk e arriti dot. Kërkoi një rast të shfaqte zërin e saj. Nuk iu dha. Kërkoi një dorë të ndihmonte, mbështette ëndrrën e saj. Nuk iu afrua. Tek pas dyzet e shtatë vjetësh, të thuash rastësisht, bota hapi syte, hapi veshët para kësaj guaje me zë hyjnor, aspak të rastësishëm,dhe pyeti në heshtje: ku kishte qenë vallë gjer tani.
Pastaj kupton se Susan kishte qenë gjithmonë aty, afër. Mu aty diku pa u njohur pse nuk pati të njohur. Pa u ndjerë pse nuk e dëgjoi kush. Pa u dukur pse nuk pati dukje. Krejt ajo që kishte ishte zëri i saj. Një zë i mrekullueshëm të cilit, për fat të keq, duhej t i paraprinte, një dekolte e hapur, një minifund që tregon këmbët, një flert me kritikët, e shumë çka tjetër që Susan Bojle nuk i kishte.
E megjithatë Susan Bojle nuk u dorëzua. Ajo gjeti rastin. Gjeti mënyrën. Dhe, triumfoi. Ëndrra e saj u realizua. Nga salla madhështore dedikuar talentëve të Britanisë zëri i saj magjepsi tërë botën . Ngjalli ndjenja, shkaktoi të rrënqethura, solli lot, e jam e bindur i ndërroi kahjen edhe pyetjes së heshtur në - ku kemi qenë vallë gjer tani?! Pastaj, shpresoj pendimin.
Susan Bojle më kujton një Susan këtu afër shtëpisë sime së cilës i pëlqente kënga po nuk arriti kurrë të këndojë më larg se dasmave familjare.
Susan Bojle më kujton një Susan shoqe klase së cilës i pëlqente të shkruante poezi po nuk arriti kurrë të njihet as përkrahet gjer sa heshti përfundimisht.
Susan Bojle më kujton ..., oh sa shumë Susanë më kujton.
Po Susan Bojle edhe më thot t iu thërras gjithë Susanëve përnjëherësh: MOS U DORËZONI! MOS HESHTNI!
Ndërsa botës rreth e qark: NËSE ASGJË MË SHUMË, ATËHERË THJESHT, HAPENI RRUGËN!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora