E enjte, 29.07.2021, 09:51 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kur profesionalizimi shitet për nji grusht lek...

E premte, 05.06.2009, 06:19 PM


KUR PROFESIONALIZMI SHITET PER NJI GRUSHT LEK (Kerkim falje publike z. Shemsi Bunjaku)‏

Nga Selim Hasanaj

E fillova këtë shkrim me këtë titull dhe së pari ashtu si titulli unë i kerkojë falje publikisht z. Shemsi Bunjakut gazetar dhe reporter i TV shtetnore norvegjeze NRK.
Unë me 16.05.2009 bana nji shkrim me titull: PROMOVIM LIBRI DHE REALITETI SHQIPTARË. Në atë shkrim sulmova paksa z. Sh Bunjaku sepse kisha bindjen se ai si gazetar dirigjohet nga nji grup injorantesh shqipfolsa të regjionit Østfold në Norvegji të cilet aktivitete kombëtare e thrrasin hajnin, intrigat, kriminalitetet dhe per ti la gjynahet e tilla kanë hap xhami në Sarpsborg ku kanë imamin dhe ku i falin namazet dhe lusin Allahun që të jua falë gjynahet. Edhe në dy shkrime ma heret unë kamë sulmue z. Bunjaku dhe ai ma në fund pas shkrimit tim me titullin PROMOVIM LIBRI DHE REALITETI SHQIPTARË , bani nji reagim dhe ate e botoi po në ZSH. Unë i bana replikë , por ai zgjodhi mënyren burrnore per ta la veten sikur thotë populli dhe sot më ftojë në nji takim ku derisa pim kafe ai me fakte dhe argumente mi sqarojë rastet per të cilat unë pa të drejtë e marr per të dyshimt dhe ai ma tregon realitetin dhe nga kjo unë pash dhe u binda se e paskam pas gabim. Andaj i kerkojë falje. Me këtë rast z. Bunjaku më solli inqizimet që i kishte ba në dy raste me mue pra kur u ba lobimi per linjen ajrore Rygge- Prishtinë dhe kur nji delegacion shqiptar në krye me mu i dhurojë Presidentit Marti Ahtisari nji dhuratë me rastin e ndamjes së cmimit Nobel per paqe.
Tash do shkruej per nji tjeter gazetar i cili per pak lek e shiti profesionalizmin e vetë dhe i cili pa asnji fakt dhe në mënyren ma të paskrupullt mundohet me tanë forcen që mos ta publikojë ndamjen e dhurates presidentit Ahtisari  ku Selim Hasanaj asht figura qendrore dhe kryesore. Asht ky gazetari Valon Bajrami , gazetar i TV 21 i cili lut zotin Shemsi Bunjaku që të ja jep inqizimin e rastit të dhurates per Ahtisarin , por e lut që ta hjek Selim Hasanaj nga inqizimi dhe nga biseda. Ai insiston që në vend të Selimit të futet dikush tjeter , ta zam Nufri Lekaj apo kushdo kjoftë, por jo Selim Hasanaj sepse Valon Bajramit i paskan thanë se Selim Hasanaj asht i keq, asht i rrezikshem dhe asht i poshter. Kështu vepron gazetari mjeran që shitet per pak lek. Ndersa ata që kanë propozue Nufri Lekaj në vend timin kanë pas qellimin e futjes time në konflikt me Nufriun të cilin unë e cmojë dhe vlersojë lartë dhe i cili poashtu më cmon dhe respekton. Të tillë intrigash janë shqipfolsat islamist të Norvegjisë të cilve u beson "PROFESIONISTI" Valon Bajrami.
Gazetari profesionist Shemsi Bunjaku ngul kambë se askush nuk e merr inqizimin nga ai nese preket permbajtja e tij dhe nese nuk figuron personaliteti kryesor, organizatori, inicuesi i idesë dhe edhe dhuruesi i dhuratave në emen të popullit shqiptarë aktivisti Selim Hasanaj.
Unë këto fakte i ndegjova sot nga z. Sh. Bunjaku dhe ate e falenderojë per kambnguljen e tij per ta sqarue rastin i cili mue më ka pas ba pershtypje të keqe dhe kamë pas mendue se prapa rasti qendron vetë z. Bunjaku sepse mendoja se ate ose e kanë kerrcnue e frigue islamistet kriminel shqipfolsa të Øsfoldit ose e kanë shantazhue dhe ai tash jo veq që nuk i publikon aktivitete e mia por ai as nuk vjen në aktivitet e rea sikur ishte rasti kur organizova promovimin e librit E VERTETA PER KOSOVËN në gjuhen norvegjeze të autores Svetllana Gjorgjeviq.
"Gazetarit" Valon Bajrami i thamë publikisht se nese vertet asht gazetar ai ka oblogim moral të më kerkojë falje publike per faktin që ka ik nga Norvegjia me koken e mbushun me rrena e shpifje të injorantve shqipfolsa të Østfoldit dhe Oslos per personalitetin e Selim Hasanajt dhe ato bindje zotni Valon Bajrami ja thotë Shemsi Bunjakut në prezencen e Shemsi Rukofcit.
Asht per të ardhë keq per emnin GAZETAR kur z. Valon Bajrami as nga biseda me ta nuk shef se me cfarë njerzish analfabet, injorant, bastard dhe shqipfolsa ka të bajë, por ai u beson rrenave të tyne dhe me ato rrena don të pengojë publikimin e nji veprimi me vend dhe patriotik të cilin e bana unë dhe per at veprim pata thirr edhe veprimtar të tjerë shqiptarë, por jo shqipfolsa sepse mue ata më zgjojnë aversion, turpnohem se jamë shqiptarë kur shof se edhe ata thonë se janë.
Unë po e bajë publike se asht nji grup individesh në Østfold të cilet organizojnë të ashtuquajtun kncerte me talava e magjup muzikë e cila shitet shtrejt në diasporë dhe ata per ta fut veten në ekranet e TV shqiptare kanë thirrë Valon Bajramin, i kanë premtue ati ndonji euro dhe pas koncertit ata kanë shkue edhe te disa "BIZNISMEN" dhe edhe aty Valon Bajrami ka marr edhe disa euro dhe krejt kjo asht prezentue në PROGRAMIN PER DIASPOREN NË TV. 21.
Nuk shitet njeriu aq lirë o VALON BAJRAMI. Ti jo veq se je shit lirë dhe bile te njerzit matrapaz, por ti pa të drejtë më ke pergojue dhe ofendue edhe mue pa më pa, pa më njoft dhe pa të pas asgja borq. Ti me mendjen e shitun per pak lek tregove se je larg kodit gazetaresk, larg etikes dhe teper larg profesionalizmit. Po mos të kisha të drejtë në këto TI kurr nuk do pranoje ti bash ato që i bane në Norvegji. Nji fjalë e popullit thotë: MOS MË TREGO KUSH JE, MË TREGO ME KE SHOQNOHESH.
Ti Valon Bajrami mund të mos e kesh ditë se kush janë ata që të kanë ftue, por sikur mos të ishe  i të njejtes kategori ti do e shifshe posa ke ardhë dhe do këtheheshe në Vendlindje pa u ba horë sikur u bane dhe pa më ofendue e pergojue mue.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
selimhasanaj@hotmail.com
 Celulari: ++4799552439



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora