E hene, 29.04.2024, 02:32 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Marku: Thuaj po shtetit

E shtune, 30.05.2009, 08:45 PM


THUAJ PO SHTETIT

Nga Anton Marku, Jurist

Prolog

Me mijëra vite udhë u bënë për të ardhur deri tek data 17 shkurt 2008 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në vitet që po jetojmë, dhe në disa të tjera që po vijnë, do përcktohet fati i ardhshëm i saj, ndoshta dhe për mijëra vite të tjera.
 
Aktor dhe jo spektator

Në kohën kur procesi i njohjes së pavarësisë ka hyrë në një fazë të re, të quajtur edhe si ,,ritëm me shpejtësi breshke'', secili prej nesh mundet dhe duhet të jetë ambasador i shtetit më të ri në planet, sepse stagnimi mund të sjellë pasoja negative në realizimin e kësaj objektive.
     Ashtu si në vitet që lamë pas, kur ishim ushtar besnik të qëndresës, sot duhet të jemi promotorë të shtetësisë sonë të re, çdokund ku jemi.

Diplomacia dhe gjeografia

Pluhur e hi u ngrit lidhur me çështjen se a duhet lejuar apo jo z. Pacolli, deputet i kuvendit  nacional të kryej ,,punët e shtetit'' dhe të marr rolin e diplomacisë joformale duke mbledhur njohje për Kosovën nëpër skutat e botës. Sot kur aq shumë kemi nevojë që të rrisim numrin e shteteve që na njohim, mendoj se nuk do të ishte e ndershme që inciativat e tilla të pengohen apo ndalen, aq më tepër kur po sjellin rezultate. Nga to disa kanë filluar dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre të gjeografisë.  Dhe kjo është një e arritur, apo jo?. Të bëhesh i pasur nuk kushton dhe aq lirë dhe këtë z. Pacolli e di mirë. Ai padyshim e ka kuptuar se në histori ka vend për të gjithë dhe se të famshmit bëhen të tillë duke mos i respektuar gjithmonë rregullat dhe duke dalë nga kornizat e imponuara nga të tjerët.

Mes aktivitetit pasiv dhe pasivitetit aktiv

Një ndër deficitet kryesore të demokracisë është dhe fakti se jo gjithmonë zgjidhen më të mirët, më të përgaditurit dhe më të përkushtuarit. Duke ditur se jetojmë në një vend ku politika kryeisisht ndërtohet me premtime, ata që i bëjnë ato bazohen jo në parimin që thotë se ,,premtimet janë premtime',' por në atë se ,,premtimet mbesim premtime''. Në po këtë vend duket se opozita e vërtetë nuk gjendet në parlament por jashtë saj (në duart e atyre që ,,vendosin vet'') atëherë mund të ndodhë që të ketë një ndarje detyrash në kuptimin se vendimet do të merren nëpër ndërtesa institucionale, ndërsa veprimet në rrugë. Kjo agoni do të mund të vazhdojë përderisa opozita të jetë e kënaqur me rolin që i ka dhënë vetvetes: atë të djathit zvicrran-më shumë vrima se sa dhjathë ...

Ikja drejt së ardhmes

Sfidat e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj. Kjo gjeneratë ka pasur fatin të jetojë dhe bëj historinë. Tani ajo ka për obligim të ndërtoj shtetin. Për vete dhe për gjeneratat e ardhshme. Një ditë, kur e sotmja të bëhet dje, le të mos turpërohemi kur të na pyesin se ku ishim kur Kosova e bë shtet dhe çfarë bëmë ne për të.

Prolog

Tash kemi rastin të ndërtojmë diçka të re. Diçka ndryshe. Unë do të jem aty. Edhe ti sigurisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora