E marte, 22.06.2021, 05:00 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Stop hipokrizisë!

E diele, 07.06.2009, 01:54 PM


Bardhyl Mahmuti
Bardhyl Mahmuti
STOP HIPOKRIZISË!
(Reagim ndaj qëndrimit të  BDI-së për të kërkuar “zgjidhje juridike për të dënuarit e Sopotit”.)

Nga Bardhyl Mahmuti, Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar

Nuk ka zgjidhje juridike për proceset e montuara politike!

Montimet e proceseve politike kundër shqiptarëve, të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare, kanë qenë dhe mbeten një nga karakteristikat e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë që nga themelimi si republikë në kuadër të Federatës jugosllave e deri në ditët e sotme.
E vetmja gjë që ka ndryshuar nëpër kohë ka qenë përshtatja e akuzave ndaj shqiptarëve për të qenë A LA MODE me rrjedhat dominonte politike!
Ata që kanë harruar apo shtirren se nuk e dinë po ju përkujtojmë se në kohën kur u instalua komunizmi në Maqedoni vetën në periudhën që shkon nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të këtij viti, të akuzuar si „antikomunist ekstrem“, në Kumanovë me rrethinë u ekzekutuan mbi 700 shqiptarë; në Shkup me rrethinë u vranë 1400 shqiptarë; në Kampin e Gostivarit ku kishte mbi 5000 të burgosur 800 u ekzekutuan ndërsa një pjesë e madhe vdiqën nga pasojat e torturave; në Kampin e Monopolit të Tetovës ku kishte mbi 10.000 të burgosur, 1200 shqiptarë u ekzekutuan brenda natës ndërsa mbi 500 të tjerë i dërguan në Shkup, gjoja për t’i mobilizuar për frontin e Sremit (asnjëri nuk u kthye i gjallë nga andej); Në Kërçovë e njëjta gjë: vetëm nga fshati Zajaz u ekzekutuan 320 shqiptarë...

Vrasje, burgosje, tortura... në të gjitha vendbanimet shqiptare.
 
Shqiptarët që vriteshin, që akuzoheshin dhe që dënoheshin si „antikomunist ekstrem“, përbënin argumentet e luftës që autoritetet e Shkupit bënin për të realizuar misionin historik të komunizmit. Por, prishja e  marrëdhënieve me Stalinin do t’u shërbejë si pretekst që akuzat ndaj shqiptarëve të ndryshohen  dhe të akuzuar si „komunist ekstrem stalinistë“ do të vriten, burgosen, torturohen me dhjetëra mijë shqiptarë vetëm në periudhën 1948-1949.
Nën akuzat e ndjekjes dhe asgjësimit të reaksionit në Maqedoni gjatë periudhës 1950-1965 do të vriten, burgosen, torturohen dhe do të dëbohen për në Turqi me qindra mijë shqiptarë. Në këtë kontekst historik u realizua spastrimi etnik i Vilajetit të Manastirit dhe që nga ajo kohë shqiptarët, që përbënin shumicën dërmuese të popullsisë, u shndërruan në pakicë dhe objekt diskriminimi permanent.
Gjatë katër dekadave që vijojnë (1965-1990) nën akuzat e „nacionalizmit ekstrem“ të “separatizmit” dhe të Irredentizmit” do të vriten, burgosen dhe torturohen me mijëra shqiptarë.
Në kohën e tranzicionit drejt demokracisë liberale akuza për terrorizëm, sidomos në variantin e saj islamik,  bëhen akuza kryesore që sajohet për të arsyetuar dhunën dhe terrorin shtetëror kundër shqiptarëve në Maqedoni.

Bit Pazari, Ladorishta, Gostivari, Sopoti 1, Vaksinca, Brodeci, Sopoti 2 janë vetëm disa nga sajimet e politikës antishqiptare të Shkupit që dëshmojnë për vazhdimësinë e politikës antishqiptare në Maqedoni.  
Qarqet antishqiptare që dominojnë institucionet shtetërore të Maqedonisë shpresojnë se stigmatizimi i kundërshtarëve me etiketën “terrorizëm” dhe „ekstremizëm islamik“ do të mjaftojë që demokracitë perëndimore të heshtin përballë terrorit shtetëror që ushtrohet në kundër shqiptarëve në Maqedoni. 
Ata harrojnë faktin se shumica e demokracive perëndimore njohin fare mirë logjikën sajimit të akuzave të rrejshme. Shumica e demokracive perëndimore e dinë se në një kontekst tjetër, kur do të përpiqen të nxjerrin përfitime nga shtetet myslimane, qarqet antishqiptare të Shkupit do të akuzojnë shqiptarët si „ekstremist anti-islamik“. Në mënyrë të njëjtë siç është duke vepruar aktualisht diplomacia serbe për të penguar njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të Konferencës Islamike.
Me një fjalë që nga themelimi i Maqedonisë herë nën akuzën e anti-komunizmit, herë nën akuzën e komunizmit, herë nën akuzën e nacionalizmit, herë nën akuzën e separatizmit, herë nën akuzën e irredentizmit, herë nën akuzën e fundamentalizmit dhe herë nën akuzën e terrorizmit shqiptarët janë vrarë, janë rrahur, janë poshtëruar, janë  torturuar, janë burgosur dhe janë dënuar.
Kërkojmë nga BDI-ja, si argat aktual në legjitimimin e dhunës antishqiptare, që të ndërpret hipokrizinë sepse ata e dinë fare mirë se nuk ka “zgjidhje juridike për të dënuarit” e pafajshëm shqiptar.  Sopoti 2 nuk mund të shihet i shkoqitur nga tërësia e politikës antishqiptare që udhëheqin institucionet shtetërore të Maqedonisë.
Kërkojmë nga të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës dhe nga të gjitha forcat politike shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre te organizatat demokratike në botë që kanë për objektivë mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe nga organizatat  kundër përdorimit të torturës që të ngrenë zërin e protestës kundër politikës antishqiptare të Shkupit.
Kërkojmë nga të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës dhe nga të gjitha forcat politike shqiptare që të ushtrojnë ndikimin e tyre te institucionet e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s që të ushtrojnë presionet e domosdoshme mbi autoritetet e Shkupit për të ndërprerë proces e montuara politike kundër shqiptarëve,  për lirimin e menjëhershëm të gjithë të pafajshmëve dhe dëmshpërblimin adekuat për të gjitha vuajtjet e shkaktuara nga padrejtësitë institucionale të shtetit maqedonas.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora