E premte, 30.07.2021, 01:49 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: A ka mërgata shqiptare vendlindje, a ka atdhe?!

E premte, 05.06.2009, 10:14 PM


A KA MERGATA SHQIPTARE VENDLINDJE, A KA ATDHE ?!‏

Nga Selim Hasanaj

Menjiherë pas clirimit, pra në veren e vitit 2000, unë pata frigen se mergata shqiptare ka mbet pa vendlindje, pa atdhe. Unë isha këthye në vendlindjen time pas 11 viteve jetë mergimi dhe shkova të regjistrohem në administraten e re të atdheut, Dardanisë si banorë i saj me shpresen se tash ma në fund emni im do shkruhet ashtu si duhet Selim e jo Seljime, se emni i babës do shkruhet Mustafë e jo Mustafe-a dhe se mbiemni im do shkruhet Hasanaj e jo Asanaj. U befasova jo vetem me faktin se asgja nuk kishte ndryshue, por u befasova me byrokracinë e pacipë e cila ishte edhe ma e keqe se ajo e kohes së pushtuesit serb. Veq taksave e marifetllaqeve tjera të panevojshme që duhej pague, mue në sportel të regjistrimeve civile më thonë se duhet ta deshmojë me shkrim se jamë banor i komunes së Istogut. Kerkoheshin dokumente dhe ato dokumente duhet të ishin p.sh. deftesa se kamë pague tatimin në pronë, deftesa se kamë pague rrymen, ujin etj. Kur u thash se unë pronë që duhet pague tatim nuk kamë, por kamë nji shtepi të vogël ku jamë lind dhe rrit dhe të cilen ma paskan kallë shkijet dhe tash shpresojë ta rindertojë dhe të kamë ku vi per pushime, nenpunsi më ironi më thotë, ti nuk je banor i këtuhit dhe nuk ke të drejtë të rexhistrohesh fare. Ai i cili mi thoshte këto fjalë nuk ishte vetem nepunës, ai ishte bashkfshatar i imi, ai dinte se ato që mi kerkonte dhe që mi thoshte ishin banalitete, ai dinte kush isha unë sepse ishte rritë me mue, kishte punue me mue disa vite , por tash gospodini ishte ba slluzhbenik(qellimisht perdori këto fjalë serbe sepse ky zotni ka nanën serbe) dhe sillej si "francez" dhe i dukej se unë kamë pik nga hana aty para ti. Per këto pisllaqe i pata shkrue leter Kryetarit të Parlamentit të Dardanisë, Akademik Nexhat Dacit dhe pata kerkue që ai ta perdorë autoritetin e vetë dhe të pushojë sjellja banale, perbuzëse, nencmuese dhe poshtruese e nepunsve të sherbimeve civile në Dardani. Mezi u regjistrova dhe kjo ndodhi falë guximit qytetar dhe ndershmenisë dhe aftësisë profesionale të z. Enver Rugova se perndryshe do isha njeri i pavendlindje dhe pa atdhe.
Pra shkrova per këtë rast sepse shof sot se si TV-të prezentojnë radhë para sporteleve dhe ato radhë kryesishtë janë të mergimtarve të cilet kanë nevojë imediate dhe jetike per dokumente të atdheut dhe shtetit të vet ku kanë lind dhe rrit, ku kanë dhanë kontribut per clirim, per mvetsi dhe per ndertim të atdheut dhe të cilet me vite rropaten rrugve të botes pa shtesi, me shtetsi të huej ose me shtetsi të pushtuesit të deridjeshem. Shembull po e ceku se Norvegjia qytetarve të mergates shqiptare të cilve u jep shtetsinë norvegjeze, pas pranimit nderkombtarisht të mvetsisë së Dardanisë, në vendimet per dhanjen e shtetsisë norvegjeze u shkruen: JUVE JENI QYTETER ME TRIPEL SHTETËSI.  Pra shtesia Serbe, shtetsia Kosovare dhe shtetsia Norvegjeze. A asht kjo e drejt dhe pse të jetë shqiptari vazhdimisht shtetas i Serbisë?! A mundet Ministria e Punve të Jashtme e Dardanisë të nderhyj te institucionet nderkombëtare nga ato ma të voglat e deri në OKB që ta detyrojnë Serbinë që automatikisht tu fshin shtetsitë qytetarve të Dardanisë e posaqrishtë atyne të majoritetit shqiptarë. Fshimja e shtetsisë serbe këtu në Norvegji po kushton me mijra euro që po duhet pague shtetit Serbi. Deri kur ma do u mbushim gushat serbve me parat tona të fitueme me djersë?! Ku janë institucionet e atdheut tonë tash të lirë dhe të mvetsishem?! Pse shteti dhe atdheu na perbuz kaq pamëshirshem?! Si harrojnë qeveritaret e Dardanisë se jo veq gjatë okupimit , por edhe tash e perditë neve mergata japim kontribut të pakrahasueshem në ndertimin e shtetit dhe infrastuktures së tij institucionale dhe në ndertimin e pronave dhe pasunive. Nuk ka familje atje në atdhe që nuk e ka diken diku neper botë, dhe asnji nuk asht që së paku nji herë në vit nuk mer ndonji 1000 euro ndihem nga mergimtari i vet dhe familjari mergimtar.
Që Qeveria dhe shteti ATDHE nuk e konsideron dhe nuk qanë koken per mergimtaret, deshmohet me shumë fakte, por unë do i numrojë disa që po i shof këtu në Norvegji. Pothuej per cdo muej vijnë këtu prefekt komunash të vendlindjes dhe at permes lidhjeve farefisnore dhe klanore partiake vijn dhe si tareq mas lopëve qojnë koken perpjetë dhe mundohen të zhvatin sa ma shumë per veti dhe ikun pa ju interesue asgja tjeter. Askush nuk vjen të bisedojë me mergaten dhe të shef per hallet e saj, të merr mendime nga mergata dhe të intervenojë pastaj atje në atdhe që ditet e pushimit të mergimtarve , mergimtaret vertetë ti kalojnë PUSHIM  e jo të rropaten koridoreve të zyreve dhe tu perfundon pushimi pa krye asnji nevojë sikur se po ndodhë per cdo verë. Askush nga misionaret e pushtetit dardan nuk po qan koken ta shof se kush asht mergat shqiptare në Norvegji, cka banë ajo, me cka mirret, cilet janë rreziqet që i kanosen, cilat masa duhet marr per ta mbrojtë , jo ata emisar shkojnë e ngujohen me grupet e veta klanore dhe farefisnore dhe shikjojnë se sa mund rrejn dhe mashtrojnë norvegjezet per ta mbush strajcen dhe thesin e vet dhe ikun si hajna pa ju hanger palla per neve. Para se me ik nuk harrojnë të shkojnë në podrumet e pista që shqipfolsit injorant i kanë shendrrue në xhamia dhe aty masi e pin nji gjygym qaj rusi ikun me bisht ner kamë.
Që as Kryetari i Dardanisë dhe as Kryeministri nuk qanë kokën per mergaten shifet sheshit, mue më bani pershtypje edhe rasti i dites së djeshme kur Fatmir Sejdiu hapi panairin e librit në Prishtinë. Mendova, sa kishte me kjen mirë po të isha atje dhe ta blej ndonji liber. U merzita kur pash se vetem nji javë mas mbylljes së këti panairi unë do vij në vendlindje. Mendojë tash, a kanë krye dhe tru në at rradake organizuesit e panairit , kryetari Sejdiu dhe shumë të tjerë që nuk e kanë gjetë kohen kur pjesa dermuese e mergates do të jet në vendlindje dhe ta mbajnë panairin e librit në atë kohë. Tash atje ka fare pak mergimtar, dhe janë pikrisht mergimtaret që duhet të vizitojnë panairet e librave shqip sepse vetem me libra ruhet njeriu nga asimilimi dhe zhdukja. Si duket lidershipi i politikajve të atdheut pikrisht këtë qellim ka. Qofsha i gabuem unë.
 
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora