E premte, 26.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Historia e rrallë; Diplomati shqiptar që u internua nga KGB-ja si azerbajxhanas

E shtune, 06.06.2009, 12:23 PM


Nga Ali dhe Aziza Shamil Baku, Azerbajxhan

Gazeta “Standard” sjell një histori të rrallë njerëzore të një shqiptari që udhëtimi i punës për në Rusi, fill pas vendosjes së regjimit komunist, i ndryshoi jetën. Një jetë si në romane. Shërbimet e fshehta ruse tentojnë ta rekrutojnë si spiun, por më pas i ndryshojnë identitetin duke e bërë azerbajxhanas dhe duke e internuar për vite me radhë, ndërkohë që kishte gruan dhe fëmijët në Shqipëri

Ismail Fark (Ismayl Ferk) lindi më 20.04.1933 në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, në familjen e Siuri Zubeydi Bajramit, prej nga vinte avokati Rubejzi Abadini Farka dhe ishte fëmijë i vetëm. Në 1938, familja e tij vjen në qytetin e Tiranës. Pas vdekjes së të atit në vitin 1943 (bie dëshmor në Luftën e Dytë Botërore), për familjen kujdeset gjyshja Renni Fark. Në Tiranë Ismail Fark kryen arsimin e mesëm (gjimnazin) të cilin e mbaron në vitin 1949 dhe bashkë me të rinj të tjerë shqiptarë niset me studime në Leningrad (Shën Petërburg) në Universitetin “Akademia Teknike e Me?me”. Gjatë studimeve martohet me Markarita Dyomina (Margarita Diomina), prindërit e së cilës kishin rënë dëshmorë në Luftën e Dytë Botërore. Në 1955, Ismaili mbaron universitetin dhe një vit më pas, bëhet baba me vajzë. Në qershor 1956 kthehet në Shqipëri me vajzën dhe gruan, Margarita Diomina. Pasi punon për dy muaj në kombinatin e përpunimit të drurit në Elbasan, Ministria e Punëve të Jashtme e përzgjedh dhe e dërgon Ismailin në Universitetin Shtetëror të Tiranës, për të vazhduar studimet në degët e Gjuhësisë dhe njohës të Evropës, të cilat i përfundon në 1960. Më tej, dërgohet me punë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Francë, ku punon për 10 muaj, pasi më 2 maj, 1961, Ismail Farkun e dërgojnë në Ambasadën e Moskës, si referent për probleme të inxhinierisë teknike, ndërsa gruaja me vajzën qëndrojnë në Tiranë.

Por koha kur ai nisi punë në Moskë, përkoi me përkeqësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë. Nëpunësit sovjet të KGB-së i kërkuan Ismail Farkut që të punonte fshehurazi për Sovjetikët, çka ia bën të ditur ambasadës shqiptare, ndaj ambasadori i kohës, për ta larguar nga vëmendja e punonjësve të KGB, në 23 dhjetor 1961 e dërgon Farkun në administratën konsullore të Shqipërisë në Odesë, por pas dy ditësh, e kthen mbrapsht. Si diplomat dhe me të drejtën e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me sovjetët, sipas dërgimit të dokumenteve të fshehta, Farku pret biletën dhe vetëm niset me tren drejt Moskës.

Në mesnatë, fatorinoja i troket në derë dhe i lutet që ta hapë dhe papritur, Ismail Farku sheh t’i hyjnë tre veta në dhomë që i kërkojnë t’u tregojë pasaportën. Teksa ul kokën që t’u japë çantën, ai ndjen një goditje të fortë pas qafe. Më pas, kur vjen në vete, merr vesh se e kanë shtruar në spitalin Botkin, në Moskë, ndërsa njëra anë e trupit i ishte paralizuar. U kërkon mjekëve çantën me dokumentet që ishin brenda saj dhe njoftohet se kur e sollën në spital, nuk kishte me vete asnjë çantë dhe se e vetmja letër që u gjet tek ai, ishte një dokument pa shenja dhe pa vulë i Shoqërisë Tekniko-Shkencore, në emër të Mehdijev Shemsedinit. Kështu, sipas këtij dokumenti, atë e marrin të mirëqenë si azerbajxhanas Mehdi Mehdijev Shemsedin.

Menjëherë Ismail Fark njofton mbi situatën ambasadën e Shqipërisë në Moskë, prej nga vijnë dy veta, të cilët vënë në dijeni drejtorin e spitalit se ai është shqiptar. Specialisti i ambasadës, Idriz Shehu, vjen në spital dhe ndjek gjendjen e tij shëndetësore. Më 12 dhjetor, 1962 ambasada e Shqipërisë në Moskë mbyllet dhe punonjësit largohen, ndërsa mbeten vetëm 3 persona për punët e fundit, mes të cilëve, edhe Idriz Shehu. Gjatë kësaj periudhe, gjendja shëndetësore e Ismail Farkut përmirësohet dhe në maj 1963 del nga spitali. Idriz Shehu që ishte pranë tij, lidhet me Ministrinë e Punëve të Jashtme (SSR?) ku dërgohet edhe Ismail Fark, që pasi e dëgjojnë, i bëjnë të ditur se ata që e kishin goditur, nuk ishin të KGB, por hajdutë, që kërkonin të fshihnin ç’kishte bërë pikërisht KGB. Më pas biseduan me ambasadën e Bullgarisë mbi mundësinë e organizimit të kthimit në Shqipëri, përmes Bullgarisë. Aty, Ismail Farkut i kërkojnë të përshkruajë ngjarjen për përgatitjen e dokumenteve dhe t’ua japë atyre. Ai shkruan gjithë ç’ka i ndodhi në gjuhën shqipe, ndërsa ambasada e Bullgarisë i jep dy dokumente: një lejë që të mund të qëndronte në një nga hotelet e Moskës, ndërsa i dyti, një dokument, që vërtetonte se Ismail Fark ishte me kombësi shqiptare. Kështu ndërsa qëndronte në hotelin “Kiyev” në Moskë, ai njoftohet nga Ambasada Bullgare se i kishte gati dokumentet për t’u kthyer në vendin e tij, në Shqipëri.

Por për fatin e tij të keq, Ismail Farku nuk dinte se në krye të organizimit të largimit të tij nga Moska, qëndronte KGB. Në 16 Nëntor 1963 një polic troket në derën e dhomës së Ismail Farkut dhe e çon me forcë në rajonin e policisë. Aty, në mesnatë mbi të ngrihen akuza të pabaza për punëra “fallco”, sikur gjoja ai është shtetasi sovjetik Mehdi Mehdijev Shemsedin, që nën emrin e shtetasit shqiptar Ismail Farku, përpiqet të largohet nga vendi duke përdorur emrin e tij!!!. Punonjësi I KGB-së, But?rskin, e fut në burg, ku Ismail Fark, duke kundërshtuar padrejtësinë, hyn në grevë urie. Më pas, e dërgojnë në dhomë izolimi për 12 ditë, ku i urritur, i fryhen këmbët dhe më e keqja, humbet vetëdijen dhe prej andej, Ismail Farkun, që I kanë vënë emrin “Serbski”, e nisin në gjykim. Gjykata ja dërgon ekspertizën mjeksore psikiatrike ?nstitutit të Gjykatës Psikiatrike dhe të Përgjithshme, ku pikërisht e bija e Feliks Dzerjinskinit, (që hodhi bazat e KGB-së), gjeneralja Markarita Feliksovna Talce i vë atij diagnozën “Skizofreni” dhe se ishte “person i rrezikshëm për shoqërinë”.

Në bazë të këtij raporti mjekësor, Gjykata Popullore e rajonit vendos dërgimin e Ismail Fark për ”kurim” të detyruar në spitalin Psikiatrik. Në 27 Prill, 1964 me dy ruajtës mjekësorë, atë e sjellin në Baku, ku e vendosin fillimisht në spitalin Psikiatrik në klinikën numër 2 dhe pas pesë ditësh, e kalojnë në spitalin psikiatrik nr.1. Pra, u bë gjithcka që Ismail Farku të mbahej fshehur në një rajon sa më të largët.

Gjatë gjithë kohës, kudo, në burgje dhe spitalet psikiatrike, Farku mbajti qëndrim kundër regjimit Sovjetik, ndersa u njoh me persona, që sakrifikuan në luftën për të drejtat e njeriut. Në bisedat me ta dhe duke mësuar prej tyre, u kthye edhe vetë në një disident. Edhe pse Ismail Farku u thoshte mjekëve se ishte shqiptar dhe jo azerbajxhanasi Mehdi Mehdijev Shemsedin, nuk e besonte më njeri. Për më tepër, atij i morën dokumentin nga Universiteti ku kishte studiuar në Moskë, me qëllim që atje të mos figuronte njeri i regjistruar në emrin e tij të vërtetë.

Ndërkaq, lajmin se në spital ishte shtruar Mehdi i Mehdijev Shemsedin, e morrën prindërit e tij që jetonin në rajonin Kasem Ismailov, (sot Goranboj) në Azerbajxhan, të cilët prej vitesh e dinin të humbur djalin e tyre. Në 25 Maj, 1964 ata shkojnë në spitalin e Bakusë, por në vend të djalit Mehdi Mehdiyev Semsedinin, që kishte një trup të gjatë 1.80, me arsim 4 klasë shkollë dhe që përveç turqishtes së Azerbajxhanit nuk dinte gjuhë tjetër, u ballafaquan me një tjetër person, me Ismail Farkën, me një trup 1.64 cm të gjatë, që fliste gjuhët shqip, rusisht dhe frengjisht si dhe njohës i Persishtes dhe Arabishtes. Kështu këta prindër të shkretë panë se përballë ky i huaj nuk ishte djali i tyre. As ata nuk kishin si t’a dinin të vërtetën se djalin e tyre e kishte marrë KGB.

Më pas, punonjësit e KGB-së dhe ministrisë së Punëve të Brendshme në Azerbajxhan u takuan në spital me Ismail Farkun, ku i shpjeguan se rruga për të shpëtuar prej aty ishte që të pranonte shtetësinë sovjetike. Në rast se ai pranonte, do t’a nxirrnin nga spitali dhe do ta ndihmonin të jetonte aty. Po Ismail Farku përsëri refuzoi dhe kështu, mjekët xhelatë I dhanë atij “pleqërinë”, duke i bërë çdo gjë, deri dhe heqjen e dhëmbëve me mënyrat më çnjerëzore, vetëm që të mos mund të thoshte se ishte me kombësi shqiptare, por fshihej me një emër tjetër. Ndaj Farkut u përdorën mjekime si trisidil, kaloperidol, sulfazin etj në doza të mëdha, por dhe pse nën presion, ai nuk e pranoi kurrë shtetësinë sovjetike.

Pas një jetë vuajtjesh plot 25-vjeçare, dy punonjës të KGB-së njoftojnë Farkun se me erën e re të Gllasnost të Gorbaçovit dhe me perestrojkën, shoqëria ruse kishte hyrë në rrugën e demokratizimit. Ata planifikojnë që nisur nga gjendja shendetësore, Farku t’i bëjë një letër gruas së Gorbacovit ku t’i lutet që t’a falin. Kështu, aty në spitalin ku e mbanin, vijnë persona nga “Kryqi i Kuq Azerbajxhanas” dhe nga “Shoqëria Aypara e Kuqe”, takohen me Ismail Farkun dhe në përfundim, i ndryshojnë pavionin: nga psikiatrik, tek sëmundjet mendore!!!!

Në këtë pavion, mjeku që e kuronte, Ejup Alijev, me qëllimin e mirë që të zhdukë ç’ka thuhej për Ismail Farkun, i drejton një letër Akademisë Teknike të Me?me në San-Peterburg ku kërkon të dhëna nëse në vitet 1950 kishte studiuar aty shqiptari Ismail Farku. Ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhën në Bashkimin Sovjetik, apo se ishin larguar nga puna personat që i bënë gjëmën, në përgjigjen që erdhi, shkruhej se “Ismail Farku ka studjuar në këtë Universitet”. Mjeku Aliyev me të marrë dosjen e vjetër të Farkut nga Universiteti, pasi pa se në dosjen që ndodhej në spital, nuk shkruhej emri i Ismail Farkut, e zëvendëson me dokumentin e ri dhe njofton drejtorinë e spitalit se” Ismail Fark është i rregullt”.

Bashkë me Ismail Farkun në spitalin psikiatrik ndodhej disidenti azerbajxhanas Nadir Agayev, që duke përfituar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, shpëton nga spitali. Më vonë, në 1990, ai boton librin “Magjitë e fshehta të Sahanit” mbi burgjet në spitalet psikiatrike, ku tregon dhe për Ismail Farkun. Ky libër botohet në gjuhët Ruse dhe Turqishten e Azerbajxhanit në gazetën “Karatelnaya Meditsina” në Moskë, ku tërheq vëmendjen e shoqërisë si dhe të gazetave të huaja, agjenturat e informacionit dhe ato diplomatike, të cilat tregojnë interes mbi fatin e dhimbshëm të Ismail Farkut. Edhe radio e huaj, “Svoboda” që transmeton në gjuhën Ruse dhe Azere, prezanton historinë e dhimbshme të Ismail Farkut përmes leximeve të librit. Kështu, më në fund, me ndihmën e Nadir A?ayevit, në 9 Gusht 1990 Farku lihet i lirë nga burgu dhe strehohet në shtëpinë e tij.

Që nga ky moment, fillon kërkimi i të afërmve të Ismail Farkut nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ndërsa kryetari i degës mbi “kërkimet e shtuara” M. Sheynberker që nga Mynih ofron ndihmën duke i kërkuar Shoqërisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, që të jepej njoftimi për Ismail Farkun. Ndërkaq, në 1992 në Moskë hapet ambasada Shqiptare dhe Nadir A?ayev dërgon aty të dhënat mbi Ismail Farkun.

Por historia e hidhur për këtë njeri nuk mbaron me kaq, pasi mësohet se në Shqipëri, duke e ditur të vdekur prej kohësh, gruaja e tij kishte krijuar familje të re, vajza ishte rritur dhe kishte familjen e saj, se djali i lindur në 1962, gjithashtu ishte martuar dhe të gjithë jetonin në Tiranë. Kështu, ambasadori Hasanmataj i tha Ismail Farkut se për të, ishte më e arsyeshme të jetonte në Azerbajxhan.

Sot, ?smail Farku jeton në rrethinën e Baku-s, në afërsi të qytetit Shuvalan, në një shtëpi private, ku punon çfarë I vjen në dorë për të jetuar, ndërsa ende nuk i dihet statusi i huaj politik që i takon….

Pergatiti Entela MUCO

Bokse

Zbuluesja e historisë së rrallë

Përkthyesja Entela Muço, punonjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe specialiste në gjuhën osmane, e ka njohur Ali Shamil, punonjës në Akademinë e Shkencave Kombëtare (Instituti i Folklorit, departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare) në Azerbajxhan dhe gruan e tij Aziza, në Kongresin XV e Historisë Turke, në Ankara në 2006. Më pas, i takoi dhe në Kongresin I Ndërkombëtar të Historisë së Mjekësisë Turke, në Konja në 2008.

“Por më mirë i njoha në verën e vitit 2008 në Baku, ku shkova për të kryer kërkime mbi rolin që kanë luajtur në historinë e Iranit dhe të Turqisë “Avsharët e Iranit”, të ndodhur në atë që sot quhet Azerbajxhani Jugor. Ali Shamil që në fillim tregoi gatishmërinë për të kontribuar në njohjen e figurave shqiptare që kanë kontribuar në jetën sociale të Azerbajxhanit. Por ishte dëshirë dypalëshe për të dhënë kontributin respektiv në historinë e dhimbshme të të dy vendeve. Aty Ali Shamil më njohu jo vetëm me fatin e Ismail Fark-ut, por dhe me jetën e shumë shqiptarëve të tjerë dhe duke plotësuar dëshirën e tij, sjell për lexuesin shqiptar jetën dhe rolin që kanë luajtur shqiptarët në shoqërinë e Azerbajxhanit”, - shpjegon ajo.

Shteti shqiptar i Kaukazit

Ndërsa në ditët e sotme ka një shtet që thirret Shqipëri, në kohët e vjetra, edhe në Kaukazi ekzistonte një shtet me të njëjtin emër, që shumë herë e quanin “shteti shqiptar i Kaukazit”. Nga shek. 4 p.e.s, deri në shek. VIII (koha e pushtimit të Kaukazeve nga arabët), kufijtë e këtij shteti përfshinin rajonin nga Veriu në brigjet e Detit Hazar, në malet e Kaukazit të Madh dhe deri në qytetin e Derbend-it, nga Perëndimi deri tek përroi i Kabrit dhe nga Jugu malet e Kaukazit të Vogël deri tek lumi Araz. Në ditët e sotme ndërmjet këtij shteti 1200 vjeçar dhe Shqipërisë aktuale përveç emrit, është e pamundur të ketë të tjera lidhje. Në vendin e Albanias së vjetër të Kaukazeve, është krijuar Republika e Azerbajxhanit. Edhe sikur mes banorëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre në Azerbajxhan të mos ketë një lidhje origjine, ekzistojnë ca lidhje me emrin e përbashkët, ndonëse në kohëra të ndryshme historike. Ndaj mendova të paraqes disa artikuj lidhur me lidhjet Azerbajxhan-Shqipëri.

Në vitin 1998 mora një ftesë nga Fondacioni Demokrat Kombëtar i Azerbajxhanit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut mbi disidentët politikë kundër regjimit Sovjetik dhe përgatitjen e artikujve për disidentët e Azerbajxhanit, për t’i përfshirë në botimin e Enciklopedisë ndërkombëtare “Fjalori Disident”, që do të botohej në Poloni, nga OKB. Për këtë botim botëror, ne përfshimë në listën politike 50 disidentë azeras, mes të cilëve, edhe një shqiptar, Ismail Farku, që u detyrua të jetonte dhe vuante në Azerbajxhan. Ky është artikulli në enciklopedinë Ndërkombëtare “Fjalori Disident”, që ofrohet sot për lexuesin shqiptar.

Ali Shamil 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora