Shtesë » Historia
Lazër Shantoja: Çka do t’jèt Shkodra?
E marte, 05.05.2009, 06:39 PM
Çka do t’jèt Shkodra?
Lazër Shantoja (1891-1945)
Nga Lazër Shantoja
«N? pikën e tret? e kam dà t'ju zhvilloj se çka do t'jèt Shkodra: çka do t'jèt e jo çka kà me kên?, pse as jam as s'due t? jem profet.
Shkodra, o zot?nì, do t'jèt kryeqyteti i Shqipnìs! Jo vetem kryeqyteti moral, por edhè kryeqyteti fizik i Shqipnìs.
Âsht faret pun? e kot? qi une k?tû t'ju parashtroj prov?t e argumentat qi i japin Shkodres ket t? drejt? pos? qytetevet t? tjera.
K?to argumenta e prov? keni mujt? me i lexue n'‹‹Oren e Maleve» e âsht kot t'i persris, âsht kot pse n? kjoft? se Shkodra nuk bâhet kryeqytet, nuk âsht pse nuk kà t? drejt? m'u bâ; nuk âsht pse i mûngojn argumentet e provat mbî t? cilat m'u pshtet? kjo e drejt?, por vetem pse nuk don ndokush qi t? bâhet: nuk e don ndoj i huej e ndoj i jon?, qi per interesat e veçanta t? vetat, âsht bâ vegel qorre dhe e ndyt? e tij.
E ky fakt, o zot?nì, tham un, âsht argumenti mâ i madh qi do t? perdorin nacjonalistat e vertet? per me bâ Shkodren kryeqytet. Shkodra do t? bâhet kryeqytet jo pse kà kên? gjith her?, jo pse âsht qyteti mâ i lulzueshem e perparimtàr, jo pse po rrenohet ekonomikisht; jo ne e mram pse lypim na Shkodran?t, por fill? pse nuk e duen t'huejt e interesat e tyne.
Me deklarimin e Shkodres kryeqytet, Kuvêndi Kushtetues kishte me i lan? nji êmen t? paharrueshem vedit e kishte me mujt? m'u quejt me t? vertet? Kuvênd Komb?tàr.
Na kà bâ me qesh? artikulli i nji deputetit nga Kruja n? «Shqiptarin e Amerik?s», me t? cilin diftote se Shkodra nuk mûnd t'u bâte kryeqytet per arsye t? Bun?s e Drinit, qi aj barasote me dy kulshedra. Jo, zot?nì!
Tjera jan? kulshedrat qi ja ndalojn ket t? drejt? Shkodres: k?to këlshedra, po e persris, jan? t'huejt. Une me ket fjal? nuk due me than? se gjith ata qi kundershtojn? t? drejtat e Shkodres, jan? t? gjith t? shitun politikes s'huej, tham se t? gjith, dasht? o pà dasht?, bajn politiken e huej.
K?tû rrî soni i pun?s, e prandej na Shkodran?t kemi t? drejt? me vûe «pregiudiziali» kuer âsht fjala per kryeqytet. Nuk jemi na shkodran?t ata qi per nji plesht jemi gati me djeg? jerganin; nuk jemi ata qi thon? se kuer t? mbaroj un, batall fort per tjer?; nuk jemi na shkodran?t qi lypim Shkodren per me hup? Shqipnìn, por duem Shkodren kryeqytet, pse vetem me Shkodren kryeqytet kà me na u mbush? mêndja se kà Shqipnì, se kà Shqipnì pernjimênd!
K?tû m? duket se ndokush do me m? pvet?: Mir? po, t? tana fjal?t e mira e t? bukra; por fûndi, a po bâhet a s'po bâhet Shkodra kryeqytet?
Zot?nì, k?saj? pvetje s'mûnd t'i pergjegjem. Do t'i pergjegjem vetem tuj protestue n'emen t? gjith juvet, t? fyemvet, qi nji fletore e ndyet, e poshter, guxoj me i bâ shkodranvet e deputetvet t? Shkodres.
--Mbas k?tyne fjalvet, konferencjeri xjerr? prej xhepit fletoren «Shpresa Komb?tare», n? t? cilen k?ndon: «Shkodra po mbaron per faqe t? zez? t? gjith shkodranvet. Ata qi kan marr? besimin t'on?, ata qi na perfaq?sojn?, ata e vetem ata e kan n? dor? me bâ Shkodren me lè per s? dytit e sè me e gjykue per vdekje.»
Protestojm?, o Zot?nì!
Zoti mos e thasht?! Por n? kjoft? se Shkodra mbaron, nuk mbaron pse e gjykuene per vdekje deputett t'on?, deputett e popullit, t? zgjedhun me djersen e popullit, por pse e gjikuene per vdekje deputett e BEGUT t? zgjedhun prej BEGUT e prej pares.
Zoti mos e thasht?! Por n? kjoft? se Shkodra mbaron, nuk mbaron per faqe t? zez? t? gjith shkodranvet, por vetem per faqen e zez? t'atyne faqezezvet e trathtarvet shkodran?, t? cil?t êmnin e tyne e kan lidh? per mot t? motit me êmnin Koplik!
Zotnì! Tuj ju pà k?tû n? ket ças, âsht tuj m? ngà mêndja tu nji shen? e zakont? n? kohen e rromakvet, kur t? gjykuem?t per dek? para se t? shkoshin me marr? ndëshkimin, do t? kaloshin para perandorit e nji lajmtàr n'êmen t? tyne, i thot?: «Ave, Ceasar, morituri te salutant!» Rrnosh o Mbret, t? gjykuem?t per dek? t? falen.
N? ket ças m? duket se kam para vedi me pranì fizike t? tan? Shkodren e rrethet e saja: m? duket se shoh k?tû malcor?t t'on?, burrat e Kosov?s a t'Hotit e t? Grud?s: m? duket me pà t? njalluna hijet e martirvet t? lirìs komb?tare, m? duket me pà t? njallun para mejet fatosin e Traboinit, Ded Gjo Lulin, e m? duket se prej k?tyne gjindvet sot çohet nji zâ i nâlt? e i madh, qi mrrîn? deri n? Tiran? e jehon n? Kuvêndin Kushtetues: «Ave, morituri te salutant!»
Ndînje, o zot?nì, zânin t'on?, k?qyrni t? drejtat t'ona! Per hater t? Zotit, per hater t? Shqipnìs, per hatrin e kombit shqiptàr, mos e d?noni Shkodren, persè Shkodra do t? rrnoj?! persè Shkodra, edhè trup i dekun ne u baft? prej jush, kà per t? kên? «das lebende Leichnam»--kufom? e gjall?--Dinje se Perendija Shkodren e kà bâ per Shqipnì, sikur kà bâ Shqipnìn per shqiptàr!